

Teknologji
Airbnb zgjidh mosmarrëveshjen me qeverinë italiane
Prokurorët italianë thanë muajin e kaluar se kompania i detyrohej deri në 779 milionë euro në taksa.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiAirbnb u pajtua t’i paguajë 576 milionë euro për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi taksat e papaguara në Itali.
Prokurorët italianë thanë muajin e kaluar se kompania i detyrohej deri në 779 milionë euro (840 milionë dollarë) në taksa të qirasë afatshkurtër që nuk kishte arritur t’i paguante në emër të hosteve që kanë përdorur platformën mes viteve 2017 dhe 2021. Autoritetet tatimore italiane kanë kërcënuar se do t’i marrin fondet.
Kompania tha përmes një deklarate se nuk do të përpiqet t’i rikthejë këto para nga hostet. Sipas kompanisë, ata do të përdorin mjete të reja për hostet që taksat t’iu ndalen automatikisht nga Airbnb dhe t’iu paguhen autoriteteve italiane drejtpërdrejt në emrin e tyre.
Tutje kompania njoftoi se “shumica dërmuese e hosteve në Airbnb në Itali janë familje të zakonshme që përdorin platformën për të ardhura shtesë” dhe që shpresojnë se “marrëveshja me Agjencinë Italiane të të Ardhurave” dhe ndryshimet e fundit legjislative në Itali
Me tej kompania tha se “shumica dërrmuese e hostëve në Airbnb në Itali janë familje të zakonshme që përdorin platformën për të ardhura shtesë”./UBTNews/
Teknologji
Qytet japonez propozon kufizimin e kohës para ekranit në dy orë jashtë punës dhe shkollës
Published
22 minutes agoon
August 28, 2025By
UBTNews
Qyteti Toyoake në prefekturën Aichi të Japonisë po shqyrton një propozim për kufizimin e kohës së kaluar para ekranit, duke synuar që banorët të përdorin jo më shumë se dy orë në ditë pajisje si telefonët inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët, jashtë detyrimeve të punës apo shkollës.
Nisma është propozuar nga kryebashkiaku Masafumi Koki, i cili theksoi se qëllimi është të parandalohet ndikimi negativ që përdorimi i tepërt i teknologjisë mund të ketë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Kufizimi i përdorimit të përditshëm të telefonave inteligjentë në dy orë është vetëm një udhëzues,” tha Koki, duke sqaruar se masa nuk do të shoqërohet me ndëshkime monetare apo penale.
Sipas tij, propozimi synon më shumë të jetë një apel për ndërgjegjësim, sesa një rregull i detyrueshëm, dhe vjen në një kohë kur shumë komunitete po shqyrtojnë ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme, veçanërisht te të rinjtë.
Asambleja e qytetit pritet të votojë së shpejti mbi këtë projekt, i cili nëse miratohet, do të përfaqësojë një nga përpjekjet e para të tilla në nivel lokal në Japoni.
Aktualitet
UBT – Pionier i Mekatronikës në rajon: Masteri që siguron aftësi dhe punësim
Published
22 minutes agoon
August 28, 2025By
Driton Iseni
UBT është pionier në fushën e mekatronikës në rajon, duke sjellë një program master që përveç diplomës që njihet ndërkombëtarisht, të ofron edhe mbështetje dhe punësim të garantuar.
Ky program ndërthur në mënyrë unike mekanikën, elektronikën, automatizimin dhe programimin, duke i dhënë studentëve aftësitë për të projektuar, ndërtuar dhe optimizuar sistemet më të avancuara teknologjike.
Në laboratorët modernë të UBT-së, studentët punojnë drejtpërdrejt me:
- Robotë industrialë që përdoren nga kompanitë më të mëdha në botë
- Sisteme të automatizuara që rrisin efikasitetin në prodhim
- Teknologji të prodhimit inteligjent që përputhen me standardet e Industrisë 4.0
Ky master përgatit inxhinierë që janë në gjendje të:
- Projektojnë dhe mirëmbajnë makineri të avancuara
- Zhvillojnë robotë autonomë për industri të ndryshme
- Integrojnë sisteme të kontrollit që optimizojnë prodhimin dhe shërbimet
- Aplikojnë inteligjencën artificiale në automatizim
Me kërkesën globale për profesionistë të kësaj fushe që rritet çdo vit, studentët e diplomuar në Mekatronikë nga UBT janë të gatshëm të punojnë kudo – nga kompanitë vendore inovative te korporatat ndërkombëtare.
Teknologji
AirPods Pro 3 mund të prezantohen këtë vjeshtë me sensor për rrahjet e zemrës
Published
30 minutes agoon
August 28, 2025By
UBTNews
Apple mund të sjellë gjeneratën e tretë të kufjeve të saj popullore pa tela – AirPods Pro 3 – gjatë kësaj vjeshte, dhe një nga risitë më të përfolura është shtimi i një sensori për matjen e rrahjeve të zemrës.
Sipas analistit të njohur të Bloomberg, Mark Gurman, versioni i ri pritet të ketë gjithashtu një çip të ri H3, që premton përmirësime në cilësinë e tingullit dhe funksione më të avancuara për anulimin e zhurmës. Dizajni mund të përfshijë një kuti më të hollë dhe një buton kapacitiv për një proces më të thjeshtuar të çiftimit.
Referenca për “AirPods Pro 3” janë zbuluar tashmë në versionin beta të iOS 26, çka sugjeron se prezantimi mund të ndodhë së bashku me iPhone 17 në ngjarjen tradicionale të shtatorit.
Përveç matjes së rrahjeve të zemrës, përflitet edhe për shtimin e një sensori për matjen e temperaturës së trupit, si dhe mbështetje për përkthim të drejtpërdrejtë në biseda, veçori që do ta zgjeronin ndjeshëm gamën e përdorimeve të kufjeve.
Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se sfidat në prodhim mund të ndikojnë në afatin e lançimit, duke e shtyrë daljen e modelit të ri për në vitin 2026. Deri më tani, Apple nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për AirPods Pro 3.
Teknologji
Koreja e Jugut miraton ndalimin e telefonave gjatë orëve të mësimit në shkolla
Published
36 minutes agoon
August 28, 2025By
UBTNews
Koreja e Jugut ka miratuar një projektligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente gjatë orëve të mësimit në shkolla. Masa, që pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm shkollor në mars 2026, synon të adresojë shqetësimet në rritje lidhur me ndikimin e teknologjisë në të rinjtë.
Projektligji u miratua të mërkurën pasdite me 115 vota pro nga 163 deputetë të pranishëm në seancë, duke reflektuar një mbështetje të gjerë politike për kufizimin e përdorimit të pajisjeve inteligjente gjatë procesit mësimor. Iniciativa është pjesë e një përpjekjeje dypartiake për të luftuar varësinë ndaj telefonave inteligjentë, në një kohë kur kërkimet shkencore po theksojnë efektet e mundshme negative që këto pajisje mund të kenë në zhvillimin dhe përqendrimin e fëmijëve.
Ndërsa shumica e shkollave në vend kanë zbatuar tashmë ndalime të pjesshme të telefonave, projektligji i ri e bën këtë ndalim të detyrueshëm në nivel kombëtar. Ligjvënësit, prindërit dhe mësuesit shprehen të shqetësuar se përdorimi i pakontrolluar i telefonave po ndikon në rezultatet akademike të nxënësve dhe po kufizon kohën e tyre për studim dhe ndërveprim social.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. Disa nxënës kanë shprehur dyshime mbi zbatueshmërinë e ligjit dhe ndikimin e tij real në sjelljen e tyre. Ata ngrenë pyetje rreth mënyrës se si ndalimi do të kontrollohet në praktikë dhe nëse kjo masë adreson vërtet problemin në thelb.
Sipas një ankete të kryer nga autoritetet koreane në vitin 2024, rreth një e katërta e popullsisë totale është e varur në mënyrë të tepruar nga telefonat inteligjentë. Shifrat janë edhe më të larta për të rinjtë: 43% e personave të moshës 10 deri në 19 vjeç raportojnë përdorim problematik të telefonit, ndërsa më shumë se një e treta e tyre shprehen se kanë vështirësi të kontrollojnë kohën që kalojnë në mediat sociale.
Prindërit gjithashtu shfaqin shqetësime të ndryshme. Përveç ndikimit në të nxënë, ata vënë në dukje se fëmijët shpesh nuk arrijnë të angazhohen plotësisht në ndërtimin e marrëdhënieve sociale ose në aktivitete të tjera jashtë klasës.
“Kur shkojnë në shkollë, ata supozohet të studiojnë, por edhe të ndërtojnë miqësi dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Megjithatë, ata nuk janë në gjendje të përqendrohen në këto gjëra”, thotë Choi Eun-young, një nënë nga Seuli. Ajo shton se edhe gjatë bisedave me bashkëmoshatarët, fëmijët shpesh kthehen menjëherë te telefonat e tyre.
Ngacmimi në rrjet është një tjetër shqetësim për prindërit. Kim Sun, nëna e dy vajzave në shkollë fillore, shprehet e alarmuar për përmbajtjen fyese që qarkullon mes nxënësve në platformat sociale.
Projektligji është propozuar nga deputeti Cho Jung-hun nga Partia e Pushtetit Popullor në opozitë, i cili thekson se vendimi është mbështetur nga studime që tregojnë për ndikime serioze të varësisë nga telefonat në zhvillimin e trurit dhe mirëqenien emocionale të nxënësve.
Koreja e Jugut i bashkohet një liste në rritje të vendeve që po marrin masa për të kufizuar përdorimin e telefonave në shkolla, mes tyre Franca, Finlanda, Italia, Holanda dhe Kina. Megjithatë, ndryshe nga shumica, Koreja e Jugut e sanksionon këtë ndalim me ligj, duke vendosur një precedent të ri në nivel ndërkombëtar.

Studentët e Muzikës në UBT dhe profesori Blerim Emerllahu marrin pjesë në edicionin e 9-të të Festivalit të Klarinetës në Poloni

Londinezët ofrojnë 50 milionë euro për mesfushorin, ndërsa katalanasit kërkojnë 60

Turqia merr sërish komandën e KFOR-it

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Qytet japonez propozon kufizimin e kohës para ekranit në dy orë jashtë punës dhe shkollës

UBT – Pionier i Mekatronikës në rajon: Masteri që siguron aftësi dhe punësim

AirPods Pro 3 mund të prezantohen këtë vjeshtë me sensor për rrahjet e zemrës

Sulmuan katër persona me thikë në Lipjan, arrestohen të dyshuarit

Koreja e Jugut miraton ndalimin e telefonave gjatë orëve të mësimit në shkolla
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA