Lajmet

AIP kërkon nga kompanitë publike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave

Kështu thuhet në njoftimin e AIP-it.

Published

on

Në kuadër të sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka kërkuar nga Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale që ofrimin e shërbimeve për qytetarët (shpërndarjen e faturave) ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar.

Në njoftim thuhet se Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale janë të obliguara të sigurojnë masat e duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.

“Kërkesa e Agjencisë drejtuar Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Lokale është bërë pas takimeve informuese të realizuara me Kryeshefat Ekzekutiv dhe Kryesuesit e Bordeve të institucioneve. Për të plotësuar kërkesën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, konform Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga Kompanitë Publike që të ndërmarrin veprime deri 30 Qershor 2024”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se kërkesa e Agjencisë për Informim dhe Privatësi është dërguar në Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale: Ndërmarrja Publike Qendrore ‘’KEDS’’, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Prishtina’’ Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Termokos”, Sh.A, në Prishtinë, Ndërmarrja Publike ‘’Hidromorava’ ’Gjilan, Kompania Rajonale ‘’Hidrodrini ’’Pejë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Bifurkacioni’’Ferizaj, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A- Prishtinë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ekoregjioni’’ sh.a në Prizren, Kompania Rajonale për Mbeturina N.P.L ‘’Higjiena’’, në Deçan, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ‘’Mitrovica’’ në Mitrovicë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Çabrati’’ në Gjakovë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ecohigjiena’’ në Gjilan, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Pastërtia’’ në Ferizaj Kompania Rajonale për Mbeturina “Ambienti SHA në Pejë dhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit’’KRU Hidroregjioni Jugor’’sh.a, në Prizren.

Lajmet

Kaloi ilegalisht kufirin, një person ndalohet në Han të Elezit

Published

on

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një rast i kalimit të paautorizuar të vijës kufitare është regjistruar më 3 maj, rreth orës 15:15, në Han të Elezit.

Policia bën të ditur se një i dyshuar mashkull, shtetas kosovar dhe njëkohësisht shtetas i Maqedonisë së Veriut, është shoqëruar në stacion policor pasi kishte kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

Samiti i Jerevanit: Kurti dhe Rama bashkohen me liderët evropianë për sigurinë dhe sfidat gjeopolitike

Published

on

By

Në Jerevan të Armenisë ka nisur sot edicioni i tetë i Komunitetit Politik Evropian, ku janë bërë bashkë rreth 50 udhëheqës shtetesh për të adresuar problemet më urgjente të kontinentit. Në këtë forum të rëndësishëm, Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa Shqipëria nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse agjenda zyrtare përfshin sigurinë ekonomike, mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe qëndrueshmërinë e demokracisë, pritet që bisedimet joformale të dominohen nga gjeopolitika dhe kriza energjetike. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, vuri theksin te siguria e energjisë, ndërsa kryeministri polak Donald Tusk rikujtoi se aleanca me SHBA-në mbetet shtylla e pazëvendësueshme e Evropës.

Për shkak të pozicionit të Armenisë pranë Iranit, konflikti në Lindjen e Mesme do të jetë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, liderët do të analizojnë ndikimin e politikave të presidentit amerikan Donald Trump në të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.

Ky samit shënon një precedent historik me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, i cili është lideri i parë jashtë Evropës që i bashkohet këtij formati. Punimet po udhëhiqen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan, të cilët bënë thirrje për unitet global në funksion të paqes dhe stabilitetit.

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat thyejnë një shtëpi në Jarinje, vjedhin para të gatshme

Published

on

By

Në raportin njëditor është raportuar se persona të dyshuar dhe deri më tani të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në fshatin Jarinje.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një sasi të parave të gatshme përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Të kërkuara