Lajmet

Ahmeti vizitoi QMF në Kalabri, premtoi ndihmë për pacientët

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u zotua se komuna që ai drejton do t’ju ofrojë ndihmë të prekurve me COVID-19.

Ahmeti sot ka vizituar pacientët në QMF Emshir – Kalabri, ku po trajtohen pacientët që nuk janë në gjendje të rëndë sa për tu shtrirë në QKUK, por që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

I pari i Prishtinës theksoi tri ankesat kryesore të pacientëve ishin: pritja për të marrë shërbimin 2-3 orë, ankesë e përgjithshme që qytetarët në Kosovë paguajnë shumë për laboratoret private për teste, si dhe nganjëherë nuk është e gjithë terapia.

“E para është ankesë për komunën, tjerat nuk janë ankesa të tashme dhe nuk janë specifike për komunën. Covidi i ka nxjerr tepër në pah mangësitë e sistemit tonë politik e shoqëror.

1. Pritja në kohë pandemie e krize është normale edhe pse duhet të përmirësohet. Me rëndësi është shërbimi mos me u ndërpre. Kemi shumë mjekë e infermierë të infektuar dhe nuk kemi mundësi të shtojmë numra me procesin formal sepse nuk lejohet nga qeveria. Duhet të mbyllim QMf në lagje tjera për të shtuar në Kalabri. Megjithatë, në mungesë të vendimeve të shpejta për krejt komunat kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë dhe zyren e personelit për anagzhim afatshkurtër të stafit shëndetësor shtesë. Kjo do ta ul kohën e pritjes dhe do të shtoj kapacitete.

2. Kam udhëzuar drejtorinë e shëndetësisë që krejt buxhetin që e kanë për mallra e shërbime ta drejtojnë në blerjen e barnave që qytetarët po paguajnë këto ditë për covid. Infuzione, antibiotikë, kortikosteroidë në mënyrë që të zbusim sado pak koston për qytetarët e Prishtinës. Nuk mund të presim nga niveli qendror sepse kanë shumë më shumë përgjegjësi momentalisht. Po ashtu po shohim mundësinë që përkohësisht të bëjmë disa teste laboratorike që nuk i kemi në kompetencë vetëm e vetëm që të mundësojmë shërbim falas.

3. Kemi përgatitur edhe planin emergjent për ndihmë bazike shëndetësore në një ambient mobil me 200 shtretër. Njëherë për njëherë buk ka nevojë sepse po i shtojmë të gjitha dhomat në Kalabri. Kemi nevojë për staf dhe mjete. E përkundër ndalesave byrokratike nuk guxojmë të ndalemi.”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews

Lajmet

Ushtarët amerikanë dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim pesë ditor për Shpëtimin e Jetës në Luftë

Published

on

By

Ushtarë të batalionit mjekësor dhe manovrues të Forcave të Armatosura të SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të NATO-s KFOR, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një kurs pesë ditor trajnimi për Shpëtimin e Jetës në Luftë në Kampin Belvedere në Kosovë.

Sipas njoftimit në Facebook, iniciativa të tilla trajnimi rrisin gatishmërinë taktike mjekësore dhe forcojnë marrëdhëniet profesionale midis forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë — një faktor kyç për ndërtimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj — bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre si përgjegjës për sigurinë”, shkruhet në postim.

Continue Reading

Lajmet

Aksidenti në Bresje, një person në gjendje kritike

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një automjeti dhe një biçiklete në Bresje të Fushë-Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit dhe integritetit territorial, kërcënim serioz

Published

on

Në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri thirrje që në këtë projekt të unifikuar duhet të bashkëpunojmë sa më ngushtë jo vetëm me ministrin por edhe vetë me njëri-tjetrin. Kurti tha se urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen vazhdimisht gjatë gjithë vitit.

“Kjo shpërndarje e gjerë e përfaqësive përbën njëkohësisht edhe avantazh edhe sfidë. Avantazhi është se i mundëson shtetit tonë që të ketë 53 zëra të fuqishëm nëpër botë për të shtyrë përpara interesat më të rëndësishme të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sfida kryesore është se si të gjejmë një mënyrë që këta zëra tuaj të mos funksionojnë të pa ndërlidhur me njëri-tjetrin, por në harmoni të plotë si një kor i vetëm me ministrin këtu në Prishtinë në rolin e dirigjentit. Në këtë projekt të unifikuar duhet të bashkëpunoni sa më ngushtë jo vetëm me ministrin por edhe me njëri-tjetrin. Urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen vazhdimisht gjatë gjithë vitit”, tha Kurti.

Ndër të tjera Kurti theksoi se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës mbeten një kërcënim serioz.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare. Lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë në mënyrë sistematike në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë veprimtari, juaja si përfaqësues të Kosovës është jetike për mbrojtje”, u shpreh ai.

E pranishme ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se takimi me përfaqësuesit diplomatikë ka për qëllim përmbledhjen e punës së bërë, vlerësimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave për vitin e ardhshëm.

“Ky është takimi ku përmbledhim punën e bërë, vlerësojmë rezultatet dhe përcaktojmë hapat për vitin që vjen. MPJD ka kaluar një reformë thelbësore duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar. Sot çdo euro e buxhetit përdoret me plane të qarta të arsyetuara dhe me kontroll të plotë. Kemi arritur të ulim shpenzimet e panevojshme. Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive”, tha Gërvalla.

Edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë.

 

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1827 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 64 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 47 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.

 

Continue Reading

Të kërkuara