Teknologji

Agjencia Hapësinore Evropiane përditëson Windows 98 në një satelit të lëshuar 19 vite më parë

Prej 19 vitesh ky satelit analizon planetin dhe kur u ndërtua për herë të parë kishte Windows 98.

Published

on

Inxhinierët e Agjencisë Hapësinore Evropiane po përgatiten për një përditësime të Windows 98 për satelitin që sillet në orbitën e planit Mars.

Prej 19 vitesh ky satelit analizon planetin dhe kur u ndërtua për herë të parë kishte Windows 98. Për fatin e mirë të njerëzimit dhe planit të kuq ESA nuk do të kalojë sistemet në Windows ME.

Instrumenti Mars Advanced Radar for Subsurface and Ionospheric Sounding (MARSIS) është ai që do të përditësohet dhe teknologjia e tij ka qenë e rëndësishme për zbulimin e ujit të ngrirë nën sipërfaqen e planetit.

Përditësimi i ri do të bëjë që ky sistem të shohë më në detaje çfarë gjendet nën sipërfaqen e Marsit dhe hënës së tij Phobos. Agjencia lançoi Mars Express në 2003 si misioni i saj i parë drejt Planetit të Kuq dhe ka shpenzuar dy dekade duke eksploruar sipërfaqen e tij.

MARSIS përdor frekuenca të ulëta të cilat rikthehen nga sipërfaqja e planetit për të kërkuar për ujë dhe studiuar sipërfaqen e planetit./PCWorld Albanian

Teknologji

Motorola gati të prezantojë telefonin ultra të hollë Edge 70

Published

on

Motorola po hyn fuqishëm në tregun e telefonave inteligjentë ultra të hollë, pas lançimeve si Samsung Galaxy S25 Edge, Tecno Spark Slim, Tecno Pova Slim dhe, sigurisht, Apple iPhone Air.

Modeli i ri i kompanisë do të quhet X70 Air në Kinë dhe Edge 70 në tregun ndërkombëtar. Ndërsa versioni kinez pritet të lansohet gjatë këtij muaji, data e prezantimit global ka qenë deri tani e panjohur – derisa faqja zyrtare e Motorola në Poloni ka zbuluar një detaj të rëndësishëm.

Sipas saj, Edge 70 do të prezantohet më 5 nëntor, deri atëherë kompania do të publikojë çdo të mërkurë informacione të reja rreth pajisjes.

Detajet e para të konfirmuara janë premtuese. Telefoni do të vijë me një bateri 4,800 mAh, pak më të vogël se ajo e modeleve të Tecno, por dukshëm më të madhe krahasuar me Galaxy S25 Edge dhe iPhone Air. Ai do të mbështesë gjithashtu karikim të shpejtë 68W me tel.

Edge 70 është shfaqur në disa lista shitësish me pakicë në Itali, me çmime që variojnë nga 709 euro deri 801.91 euro, për versionin me 12 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ruajtjeje.

Të gjitha listat tregojnë të njëjtën ngjyrë, Bronze Green, e cila do të prezantohet zyrtarisht si Pantone Bronze Green, falë bashkëpunimit të njohur të Motorola me Pantone. Sipas informacioneve të rrjedhura, Edge 70 pritet të jetë më pak se 6 mm i hollë, të ketë një kamerë kryesore 50 MP me stabilizim optik, një kamerë ultra të gjerë me fushëpamje 120°, si dhe altoparlantë stereo me mbështetje Dolby Atmos.

Ky model pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm për Motorola në garën e telefonave të hollë dhe elegantë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google planifikon investim prej 5 miliardë eurosh në Belgjikë

Published

on

Google ka njoftuar planet për të investuar 5 miliardë euro gjatë viteve 2026–2027 për zgjerimin e qendrës së saj të të dhënave në Saint-Ghislain, Hainaut.

Ky projekt pritet të krijojë 300 vende pune me kohë të plotë dhe 15,000 pozicione indirekte çdo vit përmes partnerëve dhe furnizuesve.

Zgjerimi vjen si pasojë e kërkesës në rritje për shërbime cloud, e nxitur edhe nga përparimet në Inteligjencën Artificiale. Përveç kësaj, qendra e re do të përmirësojë performancën e produkteve kryesore të Google, si Search dhe Maps.

Google po kërkon specialistë IT, inxhinierë dhe staf sigurie për këtë projekt. Sipas Tom De Block, menaxherit të vendit të Google në Belux, “Pozicioni konkurrues i Belgjikës kërkon që kompanitë të përqafojnë IA-në; infrastruktura dhe aftësitë janë thelbësore”.

Kompania gjithashtu do të ofrojë trajnime për IA-në për të zhvilluar ekspertizën lokale.

Qendra e zgjeruar, e cila pritet të përfundojë brenda dy vitesh, do t’i sjellë përfitime organizatave të bazuara në të dhëna, si Odoo dhe UZ Leuven, dhe mund të tërheqë biznese të reja në Belgjikë.

Ajo do t’u mundësojë institucioneve publike ruajtjen e të dhënave brenda kufijve kombëtarë. Qendra e parë e Google në Belgjikë, në Saint-Ghislain, ka marrë mbi 11 miliardë euro investime që nga hapja dhe aktualisht punëson rreth 600 persona në Hainaut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

DB12 S i ri nga Aston Martin, performancë maksimale dhe dizajn unik

Published

on

Aston Martin ka prezantuar modelin e ri DB12 S, i cili i bashkohet linjës së performancës së lartë të markës britanike, përkrah DBX S dhe Vantage S, si pjesë e strategjisë së CEO-s Adrian Hallmark për të ofruar më shumë versione sportive të modeleve ekzistuese.

Modeli DB12 S sjell përmirësime të dukshme në performancë dhe dizajn, duke e bërë edhe më emocionuese përvojën e drejtimit.

Nën kapakun elegant ndodhet motori V8 4.0 litra me dy turbo, i cili tani prodhon 691 kuaj fuqi, duke e bërë makinën të arrijë nga 0 në 100 km/orë për vetëm 3.4 sekonda (3.5 sekonda për versionin Volante). Shpejtësia maksimale arrin 320 km/orë.

Përveç fuqisë së shtuar, DB12 S përfshin frena qeramike karboni standarde, me disqe 16.1 inç përpara dhe 14.2 inç mbrapa, si dhe sistemin e ri të kontrollit të frenimit në kthesa.

Përmirësimet përfshijnë amortizatorët Bilstein DTX, diferencial elektronik të pasmë të avancuar e ngurtësim të shufrave kundër rrotullimit, për një drejtim më të saktë dhe stabilitet të lartë. Në pamje të jashtme, DB12 S dallohet me ndarësin aerodinamik të përparmë me dy elementë, grilat e reja të motorit (me ngjyrë të zezë ose fibra karboni).

Dhe, një spojler të fiksuar të pasmë e katër tuba shkarkimi inox – me mundësi për sistem titaniumi që ofron zë më të fuqishëm dhe peshë më të ulët. Brendësia e makinës kombinon luksin me sportivitetin, duke përfshirë lëkurë premium dhe Alcantara, si dhe një buton metalik rrotullues të kuq në qendër të konsolës – simbol i versionit “S”.

Modeli DB12 S do të jetë i disponueshëm në variantet kupé dhe kabriolet, me porosi që nisin që tani dhe dorëzime të planifikuara për tremujorin e parë të vitit 2026. Çmimi ende nuk është zbuluar, por pritet të jetë mbi 275 mijë dollarë, duke pasur parasysh që versioni bazë DB12 fillon nga 250 mijë dollarë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta përditëson algoritmin e Facebook për të treguar më shumë Reels

Published

on

Meta njoftoi të martën një përditësim të ri të algoritmit të Facebook, i cili synon të shfaqë më shumë video Reels të personalizuara bazuar në preferencat e përdoruesve.

Ndryshimi përfshin funksione të reja që ofrojnë përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shohin, sugjerime kërkimi të mundësuara nga inteligjenca artificiale dhe “flluska” miqsh të rinj që tregojnë postimet e preferuara të miqve.

Përdoruesit mund të zgjedhin opsionin “nuk jam i interesuar” në një Reel ose të raportojnë komente të papërshtatshme, duke ndihmuar algoritmin të përshtatet me preferencat e tyre.

Funksioni “Ruaj” është përditësuar gjithashtu, duke e bërë më të lehtë mbledhjen e Reels dhe postimeve të preferuara në një vend.

Ky përditësim vjen pas ankesave të përdoruesve për përmbajtje mashtruese, bezdisëse ose video të gjeneruara nga AI me cilësi të ulët. Meta ka investuar në këtë drejtim, duke lansuar edhe burimin video “Vibes”, i cili ofron përmbajtje të gjeneruar nga AI.

Sipas kompanisë, përdoruesit do të shohin 50% më shumë Reels të ngarkuara në të njëjtën ditë, duke favorizuar përmbajtjen më të freskët.

Sugjerimet e reja të kërkimit i ndihmojnë përdoruesit të zbulojnë më shumë video të ngjashme me interesat e tyre, flluskat e miqësisë do t’u lejojnë përdoruesve të shohin cilat video kanë pëlqyer miqtë e tyre dhe të hapin mesazhe private me një trokitje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara