Sport

Agim Ademi zbulon: Arsène Wenger pritet ta vizitojë Kosovën

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se së shpejti Kosova do të vizitohet nga Arsène Wenger, njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi njoftoi se gjatë Samiti i FIFA-s në Miami ka zhvilluar një takim me Wengerin, ku kanë diskutuar për zhvillimin e talenteve dhe të futbollit në Kosovë.

Sipas Ademit, në kuadër të samitit është diskutuar edhe për organizimin e festivaleve për të rinjtë, si për djem ashtu edhe për vajza, në përputhje me strategjinë e FIFA për zgjerimin e bazës së futbollit.

Wenger, i cili aktualisht është i angazhuar në FIFA për zhvillimin global të futbollit, ka vlerësuar potencialin e madh që ka Kosova, duke theksuar se rezultatet e Kombëtares së Kosovës janë dëshmi e talentit dhe e rrugës së duhur të zhvillimit që po ndjek futbolli kosovar.

Ademi bëri të ditur se FIFA tashmë ka hapur Akademinë e Talenteve në Kosovë, projekt që synon zhvillimin e futbollistëve të rinj, ndërsa vizita e ardhshme e Wengerit do të shërbejë për të parë nga afër punën dhe progresin e kësaj akademie.

“Shumë shpejt, Arsène Wenger do ta vizitojë Kosovën për të përcjellë nga afër punën dhe zhvillimin e Akademisë së Talenteve”, ka shkruar Ademi.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara