Lajmet

Agim ​Ademi flet për shortin e Kosovës

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë deklaratën e parë pas shortit të hedhur sot në Cyrih, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Dardanët në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë.

Lidhur me këtë, Ademi theksoi se në këtë fazë çdo ndeshje është si finale, duke pasur parasysh nivelin dhe forcën e ekipeve pjesëmarrëse, por ka shprehur optimizëm për sukses.

Të gjitha ndeshjet në këtë fazë janë si finale, sepse të gjitha ekipet janë të forta. Nuk e shoh si favorit, por e shoh në faktin se nëse japim 100 përqindshin ne e kalojmë këtë hap për të shkuar deri te finalja, e cila do të luhet në Prishtinë me Turqinë apo Rumaninë. E përsëris, po të japim 100 përqindshin me këta futbollistë që i kemi dhe nëse ata të janë mirë e pa ndonjë lëndim, sigurisht se do ta arrijmë më të mirën”, tha Ademi.

Tutje i pari i futbollit të Kosovës shprehu besimin se Dardanët do ta kalojnë hapin e parë për të siguruar biletën e finales së madhe të “Play-Off”-it, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër fituesit të çiftit Turqi–Rumani.

Besoj se hapin e parë do ta kalojmë”, ka nënvizuar Ademi.

Kosova ndeshjen kundër Sllovakisë do ta zhvillojë më 26 mars 2026 në Bratislavë, kurse finalen eventuale më 31 mars 2026 në Prishtinë./KP

Continue Reading

Lajmet

Orav përgëzon Hamzën, pas zgjedhjes në krye të PDK-së: Pres me padurim të punoj me të

Published

on

By

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.

Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.

Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.

Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit./KP

Continue Reading

Lajmet

​AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 2 mijë e 934 kilogramë tranguj të konservuar, pas njoftimit lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë dhe të eksportuar në Slloveni.

Në njoftim thuhet se AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF.

Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti numër 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.

AUV njofton qytetarët e tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll./KP

Continue Reading

Lajmet

​Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Y.Rr. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas aktakuzës, më 12 tetor 2025, në Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./KP

Continue Reading

Lajmet

​4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme

Published

on

By

28 dhjetori është dita e katërt zgjedhore brenda 2025, të cilën do ta organizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky institucion do të ketë në dispozicion 37 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe 9 nëntor, qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të katërt brenda një viti.

Ky është një rekord i ri jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe shtetin e Kosovës, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për KosovaPress, pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës.

Ai ka thënë se organizimi i një procesi të ri zgjedhor përbën sfidë, por KQZ mbetet e përkushtuar të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Gjithashtu, data e re e zgjedhjeve nënkupton mbajtjen e ditës së katërt zgjedhore brenda të njëjtit vit. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se ndër nga vendimet e para që KQZ do të ndërmarrë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme është ndryshimi i afateve kohore dhe përshtatja e tyre me ditët e përgjithshme në dispozicion.

Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ ka në dispozicion 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor është ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. KQZ do të caktojë në mbledhjen e radhës afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike si dhe afatet për akreditimin e vëzhguesve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, ky institucion nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, por kërkesën buxhetore do ta përcjellin për miratim në Qeverinë e Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën kur zgjedhjet./KP

Continue Reading

Të kërkuara