Aktualitet

Afganistan: Perëndimi mbylli sytë para realitetit deri në fund

Makineri lufte të SHBA për talibanët.

Published

on

Kishte kohë që ishte bërë e qartë dështimi i ndërkombëtarëve në Afganistan, por perëndimi nuk donte të pranonte faktet, shkruan Emran Feroz në esenë e tij.

“Me gjasë ka për të qenë si herën e fundit. Ata do ta marrin Kabulin brenda natës”, më tha Ahmad Javedi, 30 vjeçari nga Kabuli të shtunën e kaluar. (14.08.) Kur talibanët hynë në kryeqytetin Kabul para 25 vitesh, Javedi ishte fëmijë, por atë ditë e kujton mirë. Papritur luftëtarët talibanë erdhën, në një kohë që përfaqësuesit e qeverisë së muxhahedinëve, që ishin luftuar me njëri-tjetrin me vite, morën arratinë. 20 vite pas fillimit të pushtimit të NATO-s në vend, ky skenar mund të përsëritet. “Ditët e fundit kanë treguar, se ata shpejt do jenë këtu.”

Pak më vonë parashikimi i tij u bë realitet. Pasi talibanët pushtuan në ditët e mëparshme kryeqytetet kryesore të provincave, të dielën ata marshuan në Kabul. Në shumë raste ushtria dhe policia i kishin braktisur postet, që para ardhjes së kryengritësve në qytet. Në të njëjtën kohë presidenti afgan, Ashraf Ghani mori arratinë bashkë me ekipin e tij. Ai u soll kështu si një guvernator neokolonialist, e si të tillë e shikonin jo vetëm talibanët, por edhe shumë afganë që nuk përfitoninn nga aparati i tij shtetëror i korruptuar.

Afghanistan I Flughafen in Kabul

Sipas disa raportimeve, njerëzit e Ghanit i mbushën xhepat me para para se të largoheshin. Ishte Ghani, i cili ishte shprehur, se nuk kishte simpati për ata afganë që merrnin arratinë, se në fund të fundit ata mund të punonin vetëm si pjatalarës në perëndim. Pas arratisë së Ghanit, talibanët morën pallatin presidencial dhe pozuan madje edhe para tavolinës së tij të punës. Një nga komandantët prezentë vetëm pak më vonë në një konferencë shtypi të improvizuar për televizionin Al-Xhazira, tha, se ai kishte qenë për 8 vjet në Guantanamo dhe ishte torturuar nga amerikanët. Rastësi? Ndoshta jo. Në vend të kësaj u bë e qartë, se “lufta kundër terrorit” e amerikanëve radikalizoi shumë vetë në Afganistan, dhe shumë prej tyre nuk e kanë harruar atë deri më sot.

Vetëm amerikanë të bardhë në bord?

Ngjarjet pasuan njëra-tjetrën. Turma njerëzish vërshuan në Aeroportin e Kabulit, ku trupat amerikane po evakuonin qytetarët e tyre. Kaosi vazhdoi. Disa vetë që u ngjitën tek një avion amerikan humbën jetën në përpjekjen e tyre për t’u arratisur. Në këtë kohë ushtarët amerikanë qëlluan edhe në mesin e turmës së afganëve të dëshpëruar. “Një i afërm i imi u vra. Ai ishte mjek”, rrëfeu Sangar Paykhar, një gazetar afgano-holandez dhe podcaster. Autorja dhe aktivistja amerikane, Nadia Hashemi madje akuzoi, se afganëve amerikanë pjesërisht nuk iu lejua të hynin në avionë. Arsyeja: Ata nuk ishin amerikanë të bardhë.

Gratë afgane i tremben kthimit të talibanëve

Skenat e fundit nga Kabuli kanë bërë më se të qartë, se misioni perëndimor në Afganistan dështoi. Gjatë fjalimit të tij, presidenti amerikan, Joe Biden nuk i përmendi me asnjë fjalë afganët që u vranë në dy dekadat e fundit në luftën amerikane kundër terrorit. Në vend të kësaj fjalët e tij përmbanin mohimin e realitetit dhe injorancën. Fituesit e vërtetë të luftës nuk janë në Shtëpinë e Bardhë, por në Kabul.

Makineri lufte të SHBA për talibanët

Kaq të fuqishëm si tani talibanët nuk kanë qenë kurrë. Vetëm në ditët e fundit ata morën për vete aparatura lufte të teknologjisë së lartë nga prodhimi amerikan. Përveç provincës Panjsher, në veri të Kabulit, e njohur për rezistencën kundër talibanëve, ekstremistët kontrollojnë gati të gjithë Afganistanin. Kësaj i shtohet fuqizimi politik në skenën ndërkombëtare, për të cilën ata punuan vitet e fundit.

Demonstrues në Londër protestojnë kundër marrjes së pushtetit nga talibanët

Një sërë analizash e prognozash të bëra për marrjen e pushtetit nga talibanët duhet të korrigjoheshin këto ditë. Shërbimi sekret amerikan, CIA të shtunën e kaluar madje ishte i mendimit, se do duhen 30 deri në 90 ditë që Kabuli të pushtohet. Në fund gjithçka ndodhi brenda 24 orësh. Madje analistë të njohur në Uashington mbetën pa fjalë. Bill Roggio, nga Instituti konservator i djathtë, “Foundation for the Defense of Democracies” e cilësoi marshimin e suksesshëm të talibanëve si një nga “dështimet më të mëdha të shërbimeve sekrete të dekadave të fundit”. Strategjia e luftës së talibanëve, sipas Roggios, është “për dreq brilante”. Ekstremistët u fokusuan në veri të vendit para se të merrnin qytete të tjera.

Si ndodhi dështimi?

Ka disa arsye për këtë. Shumë shkaqe për dështimin e perëndimit u mënjanuan dhe injoruan me vite, jo vetëm sepse perëndimi donte të ruante fytyrën, por edhe sepse pas kaq vitesh nuk e njihte mirë Afganistanin. Praktikisht të gjitha distriktet e atyre kryeqyteteve të provincave që ranë para Kabulit kishte vite që kontrolloheshin nga talibanët. Talibanët ishin vendosur aty, vepronin e qeverisnin në hije. Në rajonet malore ekstremistët kishin kohë që kishin zënë vend, edhe për shkak të korrupsionit masiv në kryeqytet, si edhe të operacioneve të shumta ushtarake të NATO-s e aleatëve afganë.

Në përpjekje për të hyrë në aeroportin e Kabulit

Viktimat e perëndimit

Sulmet me drone dhe bastisjet brutale netëve shkaktuan rregullisht viktima civile në fshatrat afganë. Shumë familjarë të viktimave u bashkuan me talibanët në një mënyrë apo tjetër. Ky ishte de facto edhe rasti para portave të Kabulit. Shumë kohë para zhvillimeve të fundit, mjaftonte një udhëtim 20-30 me automjet që të hyje në zona talibanësh.

Por me realitete të tilla nuk donin të merreshin përgjegjësit e qeveritë e perëndimit. Në vend të kësaj ata iu dhanë vetëadhurimit. Flitej për “vlera bindëse tonat” dhe fokusimi ishte tek ato që ishin arritur në Afganistan këto 20 vite. Flitej për demokraci, megjithëse në 20 vitet e fundit nuk u bë asnjë transferim demokratik pushteti në Afganistan.

Elita të korruptuara

Kjo nuk lidhej me ata afganë që rrezikuan jetën kur shkonin të votonin, por me elitat e korruptuara, që u sollën në Kabul nga SHBA. Njerëz si Hamid Karzai apo Ashraf Ghani e shfrytëzuan sistemin e ri për qëllimet e tyre dhe manipuluan rregullisht zgjedhjet për të qëndruar në pushtet. Po kështu vepruan edhe aktorë të brendshëm afganë, mes tyre një numër lordësh të luftës dhe baronë të drogës, që u bënë aleatët më të ngushtë të perëndimit në Hindukush. Ata u pasuruan personalisht falë fondeve të huaja, e çuan jashtë miliarda dollarë. Ata u bënë përfituesit e mëdhenj të luftës, me krijimin e sipërmarrjeve private të sigurisë, për të penguar gjoja sulmet që do të kryheshin ndaj NATO-s. Në emër të rrezikut terrorist u nënshkruan marrëveshje fitimprurëse.

Më së voni që nga viti 2019 është e njohur, që Uashingtoni e të tjerë kishin dijeni për këto devijime. Atë vit u botuan “Afghanistan Papers” nga “Washington Post”, ku më shumë se 400 zyrtarë të lartë amerikanë pranonin pak a shumë dështimin në Afganistan. Detajet përkatëse për këtë u mbajtën sekret.

Emran Feroz

Por edhe për këtë nuk do të flasë askush sot. Në vend të kësaj theksohet, se talibanët i zunë në befasi Afganistanin dhe perëndimin. Me gjasë u përpoqëm për të mirën në bazë të asaj që dinim, por kjo nuk ndihmoi. Pas një ndërhyrjeje të dështuar 20 vjeçare, që u kushtoi jetën qindra mijëra afganëve dhe miliona të tjerë i ktheu në refugjatë, perëndimi nuk ka humbur vetëm interesimin për Afganistanin: Ai as nuk ndjehet bashkëpërgjegjës për mjerimin e atjeshëm. “Ata janë kështu. Ky nuk është faji ynë”, dëgjohet tenori relativizues kulturor. Këto ditë ai jehon fort.

Emran Feroz është austriak me rrënjë afgane dhe shkruan prej vitesh për situatën në Hindukush në mediat gjermane si “Die Zeit”, “taz”, “tageszeitung”, “WOZ”, por edhe për media amerikane si “New York Times” dhe CNN. Analiza e tij “Lufta më e gjatë -20 vite luftë kundër terrorit” do të publikohet në gusht.

Continue Reading

Lajmet

REL: Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Published

on

By

Ngjarjet e 5 dhe 6 marsit krijuan një situatë të paqartë dhe të tensionuar në politikën e Kosovës, duke ngritur një sërë pyetjesh: A është Kuvendi i shpërndarë? A po funksionon Qeveria në detyrë? Dhe kush i merr vendimet tani?

Pasi Kuvendi nuk arriti ta zgjidhte presidentin e ri në seancën e 5 marsit, të nesërmen presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e shpërndau legjislaturën e dhjetë.

Pas nxjerrjes së dekretit, Osmani takoi liderët e partive për konsultime mbi datën e zgjedhjeve – takim në të cilin nuk mori pjesë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo parti e dorëzoi dekretin në fjalë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kabineti i Osmanit konfirmoi se presidentja do të presë përgjigjen e saj, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme të caktohet një mase e përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa – në asnjë moment – nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, dekreti i presidentes Osmani është antikushtetues.

“Në një shtet demokratik, asnjë institucion dhe asnjë bartës i funksionit publik nuk mund të veprojë mbi Kushtetutën apo jashtë saj”, tha shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në njoftimin se i është drejtuar Kushtetueses për rastin, më 9 mars.

Kushtetuesja konfirmoi për REL-in se ka pranuar kërkesën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Çfarë ndodh me Kuvendin?

Nga 6 marsi, kur u shpërnda legjislatura e 10-të, Kuvendi nuk mbajti asnjë seancë dhe asnjë mbledhje të komisioneve parlamentare.

Kryeministri Kurti u tha gazetarëve atë ditë se shpërndarja e Kuvendit ka pamundësuar mbajtjen e një seance të planifikuar për po atë ditë, në të cilën pritej të ratifikoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se nuk mund të thërrasë seanca derisa dekreti i presidentes mbetet në fuqi.

“Nëse ka dekret për shpërndarje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund ta vazhdojë punën. Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë masë të përkohshme, natyrisht që rrethanat do të ndryshojnë”, tha Haxhiu më 9 mars.

Partitë opozitare nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it nëse do të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese, në rastin e dekretit të presidentes, ndërsa publikisht e mbështetën vendimin e saj.

A është Qeveria në dorëheqje?

Neni 30 i Ligjit për Qeverinë thotë se ekzekutivi konsiderohet në dorëheqje pas shpërndarjes së Kuvendit.

Por, i njëjti ligj parasheh që Qeveria aktuale ta vazhdojë detyrën me disa kufizime derisa të zgjidhet Qeveria e re.

Qeveria nuk iu përgjigj REL-it nëse po vepron me statusin e Qeverisë në dorëheqje, por kryeministri Kurti vazhdoi emërimet e tre zëvendësministrave edhe pas shpërndarjes së Kuvendit.


Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ligji ia ndalon Qeverisë në dorëheqje të iniciojë procedura për emërime të reja në pozita publike.

Ndaj, sipas tij, emërimet e zëvendësministrave dhe të pozitave tjera të larta qeveritare janë problematike nga pikëpamja juridike.

“Emërimet e tilla mund të konsiderohen jo vetëm jolegjitime në aspektin politik, por edhe jolegale në aspektin juridik, pasi tejkalojnë kompetencat që i lejohet të ushtrojë një qeverie në dorëheqje. Përveç procedurave që kanë nisur, ato duhet të përfundohen”, shpjegon Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Në çfarë situate janë institucionet e shtetit?

Legjislatura e 10-të arriti të miratojë buxhetin për vitin 2026 dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat po prisnin për gati një vit.

Jakaj vlerëson se ka një numër të madh institucionesh të pavarura që vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre ose me mandate të përfunduara.

Ndër to janë: Komisioni i Pavarur për Media, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, si dhe Avokati i Popullit dhe pesë zëvendësit e tij, të cilët janë duke ushtruar funksionin me mandat të përkohshëm.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje dhe procesi i konstituimit të institucioneve zgjatet, ekziston rreziku që këto institucione të mbeten të paralizuara për një periudhë të gjatë, duke krijuar pasoja serioze për funksionimin normal të shtetit”, thotë Jakaj.

Një problem tjetër është përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ligji për Zgjedhje të Përgjithshme kërkon që grupet parlamentare të propozojnë kandidatët për anëtarë të KQZ-së brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve.

Data e fundit për këtë është 11 marsi, ndërsa mandati i anëtarëve të rinj fillon më 11 prill.

Por, si mund të japin emra grupet parlamentare kur Kuvendi është shpërndarë?

Sipas Jakajt, presidentja mund t’u drejtohet drejtpërdrejt subjekteve politike që kanë fituar ulëse në zgjedhjet e fundit, bazuar në rezultatet e certifikuara nga KQZ-ja.

“Megjithatë, kjo situatë tregon një zbrazëti praktike në legjislacion, sepse ligji është shkruar duke supozuar ekzistencën e grupeve parlamentare. Në periudha tranzicioni institucional, si pas zgjedhjeve dhe para konstituimit të Kuvendit të ri, institucionet duhet të mbështeten në interpretim funksional të ligjit, për të shmangur bllokimin e proceseve të rëndësishme siç është përbërja e KQZ-së”, thotë Jakaj.

Aktualisht, vendi po pret edhe një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese – atë për kërkesën e kryetares së Kuvendit për pezullimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Jakaj thekson se Ligji për Gjykatën Kushtetuese nuk përcakton një afat strikt për vendimmarrje në raste të tilla.

“Nga praktika e deritanishme, Gjykata Kushtetuese zakonisht vepron me urgjencë, për shkak të natyrës së ndjeshme dhe pasojave institucionale që mund të ketë një situatë e tillë”, sipas tij.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese mund të vendosë fillimisht edhe masë të përkohshme, në mënyrë që të shmangen “dëmet e pariparueshme institucionale”, dhe më pas të sjellë vendim përfundimtar për kushtetutshmërinë e dekretit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve apo krijohet një situatë tjetër institucionale. /REL/

 

Continue Reading

Aktualitet

Turqia njofton se mbrojtja e NATO-s rrëzoi raketën e dytë iraniane mbi hapësirën e saj ajrore

Published

on

By

Turqia deklaroi të hënën se mbrojtja ajrore e NATO-s ka rrëzuar një raketë të dytë balistike iraniane që kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore. Ankaraja paralajmëroi se do të veprojë kundër çdo kërcënimi të tillë, të cilët po kthehen në një provë serioze për Turqinë dhe aleancën.

Ky incident në jug të vendit shënon raketën e dytë të interceptuar nga Irani brenda javës së fundit. Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është fqinje me Iranin, e kishte paralajmëruar Teheranin të shtunën që të mos sulmonte përsëri, por deri tani nuk ka sugjeruar se do të kërkojë zyrtarisht mbrojtje shtesë nga anëtarët e bllokut.

Një zëdhënës i NATO-s konfirmoi interceptimin e raketës që po drejtohej drejt Turqisë, duke riafirmuar gatishmërinë e aleancës për të mbrojtur aleatët.

Për dallim nga raketa e javës së kaluar që u rrëzua jashtë kufijve, raketa e fundit hyri në hapësirën ajrore turke dhe mbetjet e saj ranë në një rajon që ndodhet mes një baze ajrore kritike dhe një baze radari, të dyja të përdorura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Ministria Turke e Mbrojtjes theksoi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës ajrore, duke shtuar se nuk ka pasur viktima nga ky incident.

Turqia, megjithëse një lider në rritje në industrinë e mbrojtjes, ende mbështetet në sistemet e NATO-s të stacionuara në Detin Mesdhe për mbrojtjen e saj ajrore. Deri tani, Ankaraja nuk ka treguar synim për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s për konsultime, i cili mund të çonte eventualisht drejt Nenit 5 për mbrojtje kolektive.

Zyra e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ripërsëriti paralajmërimin e fortë drejtuar të gjitha palëve, veçanërisht Iranit, për të shmangur rrezikimin e stabilitetit rajonal dhe civilëve. Mbetet e paqartë se cili ishte objektivi i saktë i raketës, por mbetjet ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, zonë që ndodhet mes bazës së Incirlikut dhe radarit në Malatya.

Si pasojë e situatës, Ambasada e SHBA-së urdhëroi evakuimin e personelit jo-emergjent nga konsullata në Adana dhe u bëri thirrje amerikanëve të largohen nga juglindja e Turqisë.

Ndërkohë, Teherani nuk ka komentuar mbi incidentin, por ka deklaruar vazhdimisht se nuk është në luftë me vendet e rajonit dhe nuk po shënjestron Turqinë. Ky përshkallëzim vjen pas përpjekjeve të dështuara të Turqisë për të ndërmjetësuar bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit para fillimit të sulmeve ajrore. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohet për investime 400 milionësh

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për të diskutuar rreth planeve të investimeve strategjike.

Në fokus të takimit ishte zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili parasheh një plan investimesh prej 400 milionë eurosh deri në vitin 2027, me synim avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Gjatë bisedës u trajtuan projektet prioritare që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, përfshirë infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, sistemet e ujësjellësit, si dhe efikasitetin e energjisë dhe transportin publik.

Në komunikaten për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se palët shqyrtuan edhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të financimit gjatë periudhës 2026–2027, në mënyrë që dinamika e punëve të mbetet aktive.

 

Gjithashtu, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni financiar, duke e cilësuar partneritetin me BERZh-in si jetik për realizimin e reformave ekonomike dhe projekteve strategjike.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

 

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Shkodër, një i kërkuar me rrezikshmëri të lartë qëllon gjatë operacionit për kapjen e tij

Published

on

By

Një incident me armë zjarri është shënuar në lagjen Kiras në Shkodër, gjatë një operacioni të policisë për kapjen e një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, raporton Euronews Albania.

Në momentin kur efektivët ndodheshin në ndjekje dhe në një perimetër të afërt me objektivin e operacionit, një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Policia bënë me dije se personi i dyshuar është shtetasi me inicialet B.B., i cili rezulton në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Menjëherë pas incidentit, në zonë kanë mbërritur dhjetëra forca policore, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe kanë vendosur masa të shtuara sigurie.

Operacioni për kapjen e personit vijon, ndërsa zona mbetet e blinduar nga efektivët e policisë. /Euronews/

 

Continue Reading

Të kërkuara