Lajmet

Afaristët qiramarrës ankohen tek kryetari Rama për ngritjen e çmimeve

Qiramarrësit paralajmërojnë protestë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Published

on

Afaristët qiramarrës nga Ndërmarrja Publike Banesore të lokaleve në rrugën Agim Ramadani, kanë bërë një ankesë në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama lidhur me çështjen e ngritjes së çmimit për m2.

Në letrën drejtuar kryetarit Rama, afaristët janë shprehur të indinjuar që NPB në bashkëpunim me kryetarin Rama, kanë gjetur mënyrën jo të duhur për të bërë ngritjen e qirasë për m2 në kohën më të pafavorshme për ta si qiramarrës, afaristë e familjar.

“Si i gjithë vendi, edhe ne po kalojmë kohën më të keq që nga paslufta për shkak të pasojave mbi dyvjeçare të pandemisë COVID-19. Përderisa kësaj i shtojmë edhe ikjen masive të popullatës në vendet perëndimore ne si afaristë që kemi për target kryesisht moshën rinore dhe të mesme vuajmë pasojat e këtyre dy trendeve të fundit dhe përballemi me rënie drastike të punës e që për pasojë mezi arrijmë t’ia dalim nga muaji në muaj. Ju, Rama, si kryetar i Prishtinës bashkë me NPB-në keni gjetur kohën më të papërshtatshme për të hapur çështjen e ngritjes së qirasë në një formë të prerë siç na u komunikua edhe nga takimi me zyrtarët e NPB-së”, thuhet në ankesën e afaristëve drejtuar kryetarit Rama.

Më tej në këtë ankesë thuhet se: “Ju vejmë në dijeni se në rast se edhe ju jeni mbrapa këtij vendimi (NE SI QIRAMARRËS) ju kundërshtojmë fort dhe pabindshëm në realizimin e kësaj ngritje të qirasë në këtë mënyrë. Duke llogaritur që ne si qiramarrës disavjeçar do duhej të krijonim një marrëdhënie bashkëpunimi si institucione e qytetar fillimisht e pastaj ne si klient NPB bashkë me Komunën e Prishtinës në mënyrë arbitrare sjellin vetëm njoftimin për rritje të qirasë gjë që nuk ndodhë as në një marrëdhënie të biznesit privat me klient. Nuk keni dhënë fare hapësirë negociuese në këtë rast dhe nuk keni qenë të gatshën as Ju e as NPB që të na konsulltojë paraprakisht që të arrijmë një modus të kësaj çështje të ngritur”.

Qiramarrësit paralajmërojnë protestë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. 

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre zyrtarë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e FBI-së, vlerësohet partneriteti me SHBA-në

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se tre zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

“Krenarë të festojmë diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë nga Akademia Kombëtare e FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në zbatimin e ligjit, me një nga rrjetet më të mëdha të alumni-t të Akademisë Kombëtare të FBI-së në botë. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.

Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës. /KosovaPress/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Javën e ardhshme pritet drafti i parë i strategjisë për Apelin dhe Ligjit për Specialen

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të pranohen drafti i parë i strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë dhe drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Kuvend për Ligjin për Specialen, Kurti ka thënë se ai është hartuar pas pakënaqësisë me aktgjykimin e 16 shtatorit, por ka theksuar se që nga fillimi kishte shprehur rezerva për këtë nismë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se në grupin punues për strategjinë janë të përfshirë përfaqësues të ndryshëm, ndërsa drafti i ri i ligjit pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh.

Kurti ka përsëritur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Dhomat e Specializuara që nga viti 2015, duke e cilësuar këtë gjykatë si të pazakontë.

Ai ka përmendur edhe raportin e vitit 2008 për pretendimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se hulumtimet e zhvilluara nuk kishin gjetur dëshmi për këto pretendime.

Sipas Kurtit, çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbetet ndër pikat që duhet të trajtohen në procesin e Apelit. Ai ka shprehur bindjen se vendimi i 16 shtatorit duhet të korrigjohet në Apel, proces për të cilin ka thënë se pritet të zhvillohet gjatë vitit 2027./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara