Lajmet

​Aeroporti i Amsterdamit anuloi rreth 100 fluturime për shkak të stuhisë

Schiphol ka anuluar 130 fluturime hyrëse dhe dalëse dhe këshilloi pasagjerët të kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre në internet.

Published

on

Aeroporti Schipol në Amsterdam ka anuluar dhjetëra fluturime të planifikuara për të hënën si masë paraprake për shkak të erërave të forta që priten kur stuhia Isha të arrijë në Holandë, njoftoi sot aeroporti.

Schiphol ka anuluar 130 fluturime hyrëse dhe dalëse dhe këshilloi pasagjerët të kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre në internet.

Linja ajrore holandeze KLM, përdoruesi kryesor i aeroportit, njoftoi për mediat vendore, se kishte anuluar 65 fluturime evropiane të hënën.

Lajmet

Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë.

Çfarë do që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike

Published

on

By

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit se nuk mund t’ia japë postin e kryeparlamentarit një partie që ka vetëm tre deputetë.

Limaj ka autoritet dhe njihet si autoritet përafrues në skenën politike. Por pesha e një lideri nuk varet nga numrat në politikë”, tha Izmaku.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja

Published

on

By

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Janë deklarata dëshirore të zotit Kurti pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e Vetëvendosjes: imponimi, diktati ashtu siç funksionojnë brenda partisë së tyre. Mendojnë që duhet edhe subjektet politike t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme. Nuk jemi për dëshira personale këtu. Jemi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për formimin e institucioneve. Nuk ka pritshmëri. Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja”, tha Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Bahtiri: Gabim i madh i partive politike që nuk po konstituohet Kuvendi

Published

on

By

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive fajësoi partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës.

Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit. Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar “, tha Bahtiri.

 

Continue Reading

Të kërkuara