

Botë
Aeroporti Heathrow në Londër mbyllet deri në mesnatë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike
Published
7 months agoon
By
UBTnewsNë Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha fluturimet për nga aeroporti Heathrow janë anuluar deri në mesnatën e sotme pas një zjarri në nënstacionin elektrik pranë North Hyde.
Aeroporti është mbyllur pasi një zjarr shpërtheu në një qendër nënstacioni elektrik që furnizon aeroportin, duke shkaktuar një “ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike”, njoftoi aeroporti në një deklaratë.
Në deklaratë iu rekomandua të gjithë pasagjerëve që të mos udhëtojnë në aeroport. “Për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, Heathrow do të jetë i mbyllur deri në orën 23:59 më 21 mars“, theksoi deklarata.
Mbyllja e aeroportit Heathrow vjen pasi një zjarr në një nënstacion elektrik në perëndim të Londrës la shumë shtëpi pa energji elektrike.
Botë
Britani e Madhe: Arrestohen tre të dyshuar për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës
Published
2 minutes agoon
October 23, 2025By
UBTnews
Mbretëri e Bashkuar, arrestohen tre persona dyshimin për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës
Tre burra, të moshës 44, 45 dhe 48 vjeç, u arrestuan të enjten në mëngjes në pjesën perëndimore dhe qendrore të Londrës, nën dyshimin se kishin ndihmuar një shërbim të inteligjencës ruse, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare, tha policia, sipas The Guardian, transmeton KosovaPress.
Ata u mbajtën sipas nenit 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare, bëri të ditur Policia Metropolitane, ndërsa vazhduan kontrollet në adresat ku u ndaluan, si dhe në një vend tjetër në perëndim të Londrës.
Shtetësia e burrave nuk u bë publike, por drejtuesi i komandës kundër-terrorizmit të Met-it tha se të akuzuarit dyshohen se kanë vepruar si përfaqësues të njërit prej shërbimeve të inteligjencës së Rusisë.
Komandanti Dominic Murphy, kreu i policisë kundër-terrorizmit në Londër, tha:
“Po shohim një numër gjithnjë e më të madh personash që ne i përshkruajmë si ‘prokurë’ të rekrutuar nga shërbimet e huaja të inteligjencës, dhe këto arrestime lidhen drejtpërdrejt me përpjekjet tona të vazhdueshme për të penguar këtë lloj aktiviteti. Kushdo që mund të kontaktohet dhe të tundohet të kryejë veprimtari kriminale në emër të një shteti të huaj këtu në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të mendojë dy herë. Kjo lloj veprimtarie do të hetohet dhe kushdo që gjendet i përfshirë mund të presë të ndiqet penalisht, dhe ka pasoja shumë serioze për ata që shpallen fajtorë”./KP
Botë
Rusët vrasin dy gazetarë ukrainas me dron të fuqishëm antitank
Published
1 hour agoon
October 23, 2025By
UBTnews
Dy gazetarë ukrainas u vranë në një sulm me dron rus në qytetin lindor Kramatorskut sot, në një veprim që avokati i popullit për të drejtat e njeriut në Ukrainë e quajti krim lufte.
Guvernatori i rajonit Donetsk, Vadim Filashkin, tha se Olena Hubanova dhe Yevhen Karmazin nga kanali televiziv shtetëror Freedom u vranë. Kanali në gjuhën ruse konfirmoi vdekjen e tyre dhe tha se ata ishin në një makinë në një pikë karburanti në kohën e sulmit.
Filashkin tha se ata u goditën nga një Lancet, një dron i shtrenjtë dhe i fuqishëm që përdoret kundër tankeve dhe automjeteve të blinduara, raporton KosovaPress.
“Kjo tragjedi është një tjetër provë e krimeve sistematike të luftës të Rusisë kundër civilëve”, shkroi avokati i popullit Dmytro Lubinets, në Telegram.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha kishte nisur një hetim për krime lufte. Zyra publikoi foto të një makine të kuqe të shkatërruar dhe dy jelekëve antiplumb me fjalën “shtypi” në bagazh.
Të paktën 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022./KP
Botë
Lajm historik për futbollin e Kosovës
Published
3 hours agoon
October 23, 2025By
Driton Iseni
Me sloganin “Making Kosovo Heroes”, një nga akademitë më të njohura të futbollit në botë, S.L. Benfica, hap shkollën e saj të futbollit në Prishtinë.
Me shumë emocion ju njoftojmë për një arritje dhe një lajm të mrekullueshëm për botën e sportit në Kosovë!
Në mars të vitit 2026 do të inaugurohet Shkolla e Futbollit S.L. Benfica, një nga akademitë më prestigjioze të futbollit në botë, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për futbollin në vendin tonë. Kjo do të jetë shkolla e parë nga disa që do të hapen në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë të këtij projekti.
Shkolla e Futbollit Benfica do të zhvillohet në partneritet me UBT-në, respektivisht në Prishtinë, një nga kryeqytetet më dinamike dhe më të gjalla në rajon.
Kjo akademi jo vetëm që do të sjellë njohuri dhe ekselencë në fushën e futbollit, por do të krijojë gjithashtu mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës, duke u ofruar atyre një platformë për të zhvilluar talentin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.
Marrëveshja u formalizua në frymën e entuziazmit dhe miqësisë ndërmjet dy institucioneve, përmes një ceremonie të organizuar në Klubin Benfica në Lisbonë. Ajo u nënshkrua nga Drejtori i Zgjerimit Ndërkombëtar të Benfica-s, z. Bernardo Faria de Carvalho, dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Kjo akademi do t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të mësuar nga trajnerë të njohur dhe të përkushtuar, me qëllim arritjen e standardeve që kërkon niveli i futbollit evropian për grupmoshat 4-16 vjeçare.
Për të siguruar mbikëqyrjen e projektit, klubi do të dërgojë një ekip koordinatorësh dhe trajnerësh që do të qëndrojnë në Prishtinë, për të monitoruar nga afër dhe për të zbatuar programin në përputhje me standardet më të larta.
Ky është një lajm i madh për të gjithë ne — për të gjithë ata që e duan sportin, dhe veçanërisht për fëmijët e talentuar. Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e futbollit vendor dhe do të forcojë imazhin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Shkolla e Futbollit Benfica në Kosovë synon të bëhet një qendër ekselence për zhvillimin e atletëve të rinj, duke ofruar kushte sportive të cilësisë së lartë që do t’u mundësojnë atyre të përparojnë sipas strategjisë dhe metodologjisë së zhvillimit të Benfica-s.
Me një fokus të veçantë në zhvillimin e futbollit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në prag të Kupës së Botës 2030, S.L. Benfica po forcon strategjinë e saj për të rritur praninë në Kosovë dhe për të mbajtur lidhje me një brez të ri talentesh.
Ky zgjerim gjithashtu synon forcimin e marrëdhënieve të klubit me tifozët rajonalë dhe thellimin e ndikimit të futbollit në vend në prag të këtij eventi madhor.
Benfica Campus në Kosovë, përveç angazhimit të saj të drejtpërdrejtë në Prishtinë për zbulimin e talenteve të rinj, do të ofrojë një gamë programesh të dizajnuara për të integruar dhe zhvilluar të gjitha aftësitë dhe njohuritë që kërkon futbolli modern, duke i kombinuar ato me:
- Kampet e trajnimit të ekipeve – Prishtinë
- Kampet në Benfica – Lisbonë
- Kampet e trajnimit elitar – Prishtinë & Lisbonë
- Turne ndërkombëtare të futbollit për të rinjtë – Evropë dhe SHBA
- Edukim dhe certifikim të trajnerëve
Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të bashkohen me ne në këtë rrugëtim të bukur, sepse futbolli në Kosovë po hyn në një dimension të ri! Ky është vetëm fillimi, dhe jemi të bindur se shumë talente do të lindin nga Shkolla e Futbollit Benfica në Prishtinë, e cila padyshim do të jetë një histori suksesi që do ta bëjë Kosovën krenare.
Botë
Rusia premton “përgjigje të dhimbshme” nëse BE-ja konfiskon asetet
Published
5 hours agoon
October 23, 2025By
UBTnews
Çdo veprim nga BE-ja për të konfiskuar asetet ruse në llogaritë e Euroclear do të rezultojë në një “përgjigje të dhimbshme” nga Rusia, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, sipas The Guardian.
“BE-ja nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të sekuestruar asetet ruse, kështu që konfiskimi i tyre do të ishte ‘vjedhje’”, tha Zakharova.
Një propozim i Komisionit Evropian për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për të ofruar një “kredi riparimi” prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën do të diskutohet të enjten.
Sipas planit, BE-ja do të përdorte bilancet e parave nga titujt e ngrirë të bankës qendrore ruse për t’i dhënë mbështetje Kievit, që do të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave të tij financiare për vitet 2026 dhe 2027.
Por çfarë mendojnë vendet brenda bllokut 27-anëtarësh?
Kryeministri belg, Bart De Wever, ka thënë se do të ishte kundër masës deri sa të siguronte garanci mbi përdorimin e aseteve të immobilizuara ruse.
De Wever, vendi i të cilit është shtëpia e mbajtësit kryesor të aseteve Euroclear, tha se ende nuk sheh bazën ligjore për një vendim të tillë, duke shtuar se asetet e immobilizuara nuk ishin prekur as gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të enjten: “I ndaj shqetësimet e kryeministrit belg, por jam i sigurt se do të bëjmë një hap përpara”.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, tha: “Kemi një zgjidhje mbi tryezë që është ligjërisht e qëndrueshme dhe merr parasysh shqetësimet e Belgjikës”.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha: “Nuk do të shpall fitore derisa të kemi përfunduar, por shoh një mbështetje shumë të gjerë për përdorimin e aseteve ruse të ngrira”./KP

Britani e Madhe: Arrestohen tre të dyshuar për ndihmë ndaj shërbimit rus të inteligjencës

Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime

Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!

Thierry Henry kritikon Juventusin

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë

Nga mango te avokado, frutat me më shumë dhe më pak sheqer

UBT hap “Nukleus Lab” – Qendrën për Inovacion Gjuhësor dhe Zhvillim Akademik

Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Rusët vrasin dy gazetarë ukrainas me dron të fuqishëm antitank
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës