Kulturë

Adrien Brody del në mbrojtje të “Blonde”: Filmi kishte qëllim që të tregonte një përvojë traumatike!

Drama me regji të Andrew Dominik, po vlerësohet si e rrallë dhe tronditëse.

Published

on

Aktori i njohur, Adrien Brody, u hodh në mbrojtje të prodhimit të Netflix “Blonde”, pas kritikave të shumta rreth filmit.

Publikimi i dramës me regji të Andrew Dominik, e cila vlerësohet si e rrallë dhe tronditëse, është dëshmuar të jetë e diskutueshme pasi shumë e kritikuan filmin për portretizimin e të ndjerës, aktores së madhe, Marilyn Monroe.

Brody, i cili luan në film bashkëshortin e tretë të Monroe, Arthur Miller, hoqi dorë nga kritikat dhe në vend të kësaj e quajti Dominik “shumë të guximshëm” që e trajtoi filmin ashtu siç bëri.

“Mendoj se meqenëse tregohet në këtë këndvështrim në vetën e parë, funksionon disi që filmi të jetë një përvojë traumatike”, tha Brody për The Hollywood Reporter. “Sepse ti je brenda saj – rrugëtimit të saj, dëshirave të saj dhe izolimit të saj – mes gjithë këtij mallkimi”.

“Është e guximshme dhe duhet pak kohë për t’u tretur”, vazhdoi Brody. “Dhe unë mendoj se është në kundërshtim me perceptimin e publikut për jetën e saj”.

“Dhe unë mendoj se këtu triumfon filmi, sepse – pavarësisht nëse është një përshkrim ekstrem apo jo – është duke nderuar hendekun ekstrem midis perceptimit të publikut për famën dhe lavdisë së aktores më të famshme, ikonike të Hollivudit, dhe realitetit të saj si individ – vetminë dhe zbrazëtinë dhe trazirat mendore dhe abuzimin e atij individi”.

Filmi bazohet në romanin e Joyce Carol Oates të vitit 2000 me të njëjtin emër, dhe në të luajnë Ana de Armas, Bobby Cannavale, Xavier Samuel, Toby Huss dhe Julianne Nicholson.

Dominik, 54 vjeç, tha më parë se ai e dinte se kishte gjetur Monroe-n e tij, kur de Armas hyri në dhomën e kastit.

“Ishte si dashuri me shikim të parë”, tha Dominik në premierën e Venecias. “Kur personi i duhur kalon nga dera, ju e dini këtë”./UBTNews/

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara