Aktualitet

Adriana Matoshi premton mbrojtje institucionale për Miss Universe Kosova

Published

on

Tuti Sjediu, 19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit e cila së fundmi ka fituar titullin “Miss Universe Albania & Kosova”, pas shpalosjes se ajo në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona, ka reaguar aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi duke theksuar se drejtësia do të vihet në vend, ndërsa ajo ka premtuar mbrojtje institucionale.

Matoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një foto me Sejdiun dhe një mbishkrim ku përshkruhet historia e saj e dhimbshme.

”Një vajzë si Tuti i duhet Kosovës. E guximshme, e fortë, e dashur dhe shumë motivuese”, thotë ajo.

KultPlus ju sjell postimin e saj të plotë:

Një çikë e fortë, e cila në momentin që e fitoi titullin e më të bukurës në “Miss Univers Kosova” vendosi me e shpalosë historinë e saj te trishtë personale dhe familjare.

Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, por sjellja e drejtësisë në vend!

Qysh si e mitur ajo ishte objekt i dhunës seksuale, por tani është në duar të sigurta. Duke iu falenderuar Ministrisë së Drejtësisë dhe njerëzëve të mirë që punojnë aty, drejtësia për Tutin do të arrihet.

Një vajzë si Tuti i duhet Kosovës. E guximshme, e fortë, e dashur dhe shumë motivuese. Vajzat e Kosovës do të kenë mbrojtje institucionale. Ato janë baza e një familje të shëndosh, rrjedhimisht edhe e një kombi të shëndosh. Ato do të jenë të sigurta. Ju premtoj! 

KultPlus

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara