Sport

Ademi thotë se nuk ka informacione se Foda mund të largohet

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se si institucion nuk kanë marrë asnjë njoftim nga përfaqësuesit e trajnerit Franco Foda apo ndonjë palë tjetër për largim të mundshëm.

Të mërkurën, mediat arabe kanë raportuar se Al-Wahda ka nisur bisedimet me Fodan për ta punësuar si trajner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka thënë se pret nga Foda t’i përmbushë obligimet kontraktuale që ka me Kosovën.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër. Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi.

Al-Wahda, ekip me bazë në Abu-Dhabi, është prej ekipeve më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

59-vjeçari Foda erdhi te Kosova në shkurt të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja dardane ka shënuar rezultate pozitive që nga ardhja e gjermanit.

Sport

Tensione te Barcelona, Laporta kritikon Xavin pas intervistës së fundit

Published

on

By

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të fundit të ish-trajnerit të skuadrës, Xavi Hernández, të dhëna në një intervistë për gazetën La Vanguardia.

Laporta, i cili do të garojë sërish për postin e presidentit të Barcelonës në zgjedhjet që do të mbahen më 15 mars, tha se ndihet i keqardhur për akuzat e bëra nga legjenda e klubit dhe se i dhemb fakti që, sipas tij, Xavi po përdoret nga kundërshtarët e tij politikë në klub.

“Kur je president i një klubi të madh duhet të marrësh vendime shumë të vështira, dhe një i tillë ishte edhe vendimi për ndryshimin e trajnerit”, deklaroi fillimisht Laporta. Ai theksoi se rezultatet e ekipit ndryshuan pas këtij vendimi.

“Së bashku me Xavin po vazhdonim të humbnim, ndërsa me Hansi Flick nisëm të fitojmë. Me të njëjtët futbollistë rezultatet ishin të ndryshme”, shtoi presidenti katalunas.

Laporta u shpreh gjithashtu i zhgënjyer nga kritikat e Xavit, duke thënë se i dhemb fakti që ish-trajneri i Barcelonës sulmoi një nga njerëzit e tij të afërt. Sipas tij, persona si Alejandro Echevarría dhe Rafa Yuste kanë qenë ndër ata që e kanë mbështetur më shumë Xavin gjatë kohës së tij në klub.

Në fund, Laporta hodhi akuza edhe ndaj rivalit të tij në garën për presidencën e klubit, Víctor Font, duke e akuzuar për përhapje të informacionit të rremë dhe për përdorimin e figurës së Xavit për qëllime politike në prag të zgjedhjeve.

Debati i fundit mes figurave të rëndësishme të Barcelonës pritet të ndikojë edhe në klimën para zgjedhjeve të ardhshme për drejtimin e klubit katalunas.

Continue Reading

Sport

Riad Isufi sfidon serbin Filip Stojanovic në gjysmëfinale

Published

on

By

Boksieri ynë i talentuar, Riad Isufi, ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës Botërore për të Rinj U19 “Adriatik Pearl”, që po zhvillohet në Budva, Mali i Zi, nga 2 deri më 12 mars 2026.

Nesër, më 9 mars, duke filluar nga ora 15:00, Isufi do të ngjitet në ring për të përballuar Filip Stojanovic nga Serbia në kategorinë 55 kg. Ky duel pritet të jetë një sfidë e fortë dhe me shumë intensitet, pasi të dy boksierët kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë turneut.

Përveç arritjes së medaljes së bronztë, fitorja nesër do t’i japë Isufit shansin për të luftuar në finalen madhështore, e cila do të zhvillohet më 11 mars. Tifozët shqiptarë mbeten të gjithë sytë nga ringu, duke shpresuar për një triumf historik në Kupën Botërore.

Riad Isufi tashmë ka treguar se është një emër që duhet ndjekur me kujdes në botën e boksit të të rinjve, dhe sfida e nesërme mund të jetë hapi i madh drejt medaljes së artë.

 

Continue Reading

Sport

AC Milan fiton Derbin e Madh të Milanos, mposht Interin 1-0

Published

on

By

AC Milan ka marrë fitoren minimale 1-0 ndaj Interit në Derbin e Madh të Milanos.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 35-të, kur mbrojtësi i krahut, Pervis Estupinan, shfrytëzoi një asist të Youssouf Fofana dhe dërgoi topin në rrjetën e portierit Sommer. Ky moment ndezi atmosferën në stadium dhe vendosi ritmin e pjesës së mbetur të ndeshjes.

Milanit i shërbyen mirë mesfusha dhe mbrojtja, me Luka Modric dhe Adrien Rabiot që kontrolluan lojën dhe me Fikayo Tomori që, pavarësisht një shqetësimi në minutën e 16-të, arriti të vazhdojë pa probleme.

Interi provoi të reagojë, duke krijuar disa raste të mira, sidomos me Henrikh Mkhitaryan, i cili humbi një mundësi të artë vetëm pak çaste para golit të Milanit. Megjithatë, skuadra e Simone Inzaghit nuk arriti të gjejë golin e barazimit.

Me këtë fitore, AC Milan merr avantazhin në derbi dhe rrit moralin për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa Interi do të kërkojë hakmarrje në ndeshjet e ardhshme.

 

Continue Reading

Sport

Fundjavë me ndeshje spektakolare në La Liga, Bundesliga dhe Serie A

Published

on

By

Fundjava në ligat kryesore evropiane solli përballje interesante dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat që synojnë objektiva të ndryshme këtë sezon.

Në La Liga u zhvilluan ndeshje mjaft të mira. Dueli mes CA Osasuna dhe RCD Mallorca përfundoi me barazim 2-2 pas një ndeshjeje dinamike. Një tjetër përballje me shumë emocione ishte ajo mes Atlético Madrid dhe Real Sociedad, ku madrilenët triumfuan 3-2 në një sfidë të fortë deri në fund.

Ndërkohë, FC Barcelona arriti një fitore të rëndësishme minimale 1-0 në transfertë ndaj Athletic Club. Fitore shënoi edhe Villarreal CF, që mposhti 2-1 Elche CF.

Në takimet e tjera, Getafe CF fitoi bindshëm 2-0 ndaj Real Betis, ndërsa përballja mes Sevilla FC dhe Rayo Vallecano u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e pasur me gola u zhvillua edhe mes Valencia CF dhe Deportivo Alavés, ku Valencia fitoi 3-2.

Edhe në Bundesliga nuk munguan rezultatet interesante. Werder Bremen arriti një fitore të thellë 4-1 në transfertë ndaj Union Berlin. Ndërkohë, TSG Hoffenheim triumfoi 4-2 kundër 1. FC Heidenheim.

Fitore të rëndësishme mori edhe Borussia Dortmund, që mposhti 2-1 në transfertë 1. FC Köln.

Në Serie A, përballja mes Atalanta BC dhe Udinese Calcio përfundoi 2-2 pas një ndeshjeje të balancuar. Ndërsa Juventus dominoi bindshëm me fitore 4-0 ndaj Pisa SC.

Një fundjavë plot gola, emocione dhe rivalitet në futbollin evropian.

Continue Reading

Të kërkuara