Sport

Ademi takon Infantinon: Jam këtu për ta prezantuar zërin e klubeve tona

Ai tha se me Infantinon kanë biseduar për avancimin e infrastrukturës sportive.

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantinon në Paris.

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm me të parin e FIFA-së, Ademi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është i përkushtuar që zëri i klubeve kosovare të dëgjohet në mënyrën e duhur në arenën ndërkombëtare.

I pari i FFK-së gjithashtu ka thënë se me Infantinon kanë biseduar për avancimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës sportive në Kosovë.

Postimi i plotë i Ademit:

Si gjithmonë edhe kësaj radhe u prita me përzemërsi nga presidenti i FIFA-s në Paris.

Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Gianni Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në.

Çdo takim me të parin e FIFA-s është mundësi e mirë për të diskutuar për futbollin e Kosovës. Futbolli është pasioni që na bashkon dhe për të cilin jemi krenarë.

Në këtë takim shprehëm dëshirën për të rritur tutje futbollin në Kosovë me projekte të përbashkëta, teksa presidenti Infantino më uroi fat e rrugëtim të suksesshëm me Kombëtaren në ciklin kualifikues Euro 2024.

Për mua është nder dhe kënaqësi që kam arritur të krijoj raporte te këtilla me liderët e futbollit evropian dhe botëror si Aleksander Çeferin dhe Gianni Infantino, por edhe me sektorët e tjerë të futbollit.

Detyra ime si udhëheqës i FFK-së është të prezantoj, të ndërtoj raporte dhe të punoj me zell e saktësi me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke garantuar se zëri i klubeve, futbollistëve dhe akterëve të tjerë të futbollit të dëgjohet në mënyrë të pastër, reale dhe të drejtë kudo.

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përditësim

Kombëtarja e Austrisë realizon golin e tretë në këtë përballje, duke thelluar edhe më tej epërsinë ndaj Kosovës.

Austria ka realizuar golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës, duke thelluar epërsinë në këtë ndeshje.

 

Austria ka shënuar golin e parë në përballjen ndaj Kosovës, duke kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Ligës B.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sot me Austrinë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen ndaj Austrisë, me fillim nga ora 18:00. Dardanët synojnë të shënojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, në të cilën pritet një garë e fortë mes dy përfaqësueseve.

D.L

Continue Reading

Sport

Krasniqi: E merituam fitoren, ndaj Austrisë mund të fitojmë

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe duke folur për sfidën e radhës ndaj Austrisë.

Krasniqi tha se Kosova e kishte të vështirë të gjente golin në pjesën e parë, pasi Irlanda ishte e tërhequr në mbrojtje. Megjithatë, ai theksoi se skuadra krijoi raste dhe e meritoi fitoren.

“Ishte e vështirë që në pjesën e parë të shënonim gol, sepse kundërshtari qëndronte vetëm në mbrojtje dhe ne luanim kryesisht me topa të gjatë. Por, bëmë një paraqitje të mirë dhe shumë pozitive, krijuam raste dhe ishte vetëm çështje minutash se kur do të vinte goli. Në fund, ai erdhi dhe ne e merituam fitoren”, ka deklaruar Krasniqi.

Sulmuesi kosovar foli edhe për rëndësinë e lojtarëve që inkuadrohen nga banka, duke theksuar se secili duhet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

“Të gjithë lojtarët që janë në bankë duhet të jenë gati. Edhe unë isha i gatshëm gjatë gjithë kohës, sepse mendoj se lojtarët që vijnë nga banka mund ta ndryshojnë lojën. Kështu ndodhi edhe dje dhe jam i lumtur që isha pjesë e golit. Më e rëndësishmja ishte fitorja”, u shpreh ai.

Krasniqi u ndal edhe te ndeshja e radhës ndaj Austrisë, të cilën e sheh si një prej skuadrave më të forta të grupit. Megjithatë, ai beson se Kosova mund të synojë fitoren edhe në Vjenë.

“Normalisht, Austria mund të themi se është favorite e grupit, por nëse luajmë si grup dhe siç luajtëm dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, përfundoi Krasniqi.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara