Sport

Ademi: Lojtarët i përjashtoi trajneri, dolën në orët e vona

Published

on

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se vendimi për përjashtimin e tre futbollistëve nga kampi i kombëtares të shtunën është marrë nga selektori Franco Foda.

Ademi ka deklaruar sot se vendimi i trajnerit për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijës, është mbështetur edhe nga federata.

Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi.

Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.

Ademi ka insistuar se “kombëtarja është e të gjithëve dhe shkon përtej Federatës”.

Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, tha Ademi.

Sport

Bournemouthi dhe Fiorentina interesohen për Asllanin

Published

on

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, mund të largohet nga skuadra e Interit në fund të edicionit.

Asllani në ndeshjen e kaluar ia siguroi fitoren Interit. “Nerazzurrët” fal golit të shënuar nga Asllani fituan 1:0 ndaj Veronas.

Sajti “Sempreinter” të hënën ka raportuar se skuadra e Bournemouthit dhe ajo e Fiorentinas dëshirojnë që ta blejnë kartonin e Asllanit.

Mësohet se Interi nuk do t’i refuzojë ofertat për reprezentuesin e Shqipërisë.

Kartoni i Asllanit vlerësohet rreth 15 milionë euro.  Te Fiorentina e pëlqejnë shumë stilin e lojës të Asllanit.

Ndërkohë drejtori sportiv i Bournemouthit, Tiago Pinto, insiston për transferimin e Asllanit. Për mesfushorin me tipare defensive më herët ka pasur interesim edhe nga skuadra të tjera. Fiorentina garon në Serie A, ndërsa Boutnemouthi në Premier League të Anglisë.

23-vjeçari Asllani këtë edicion në Serie A ka luajtur 802 minuta. Ai iu bashkua Interit në vitin 2023 nga Empoli për 15 milionë euro.

Kontrata aktuale e Asllanit me “nerazzurrët” përfundon në verën e vitit 2028.

Continue Reading

Sport

Vdes ish-shoferi gjerman i Formula 1

Published

on

Ish-shoferi gjerman i Formula 1 dhe fituesi i garës “24 Orët e Le Mans”, Jochen Mass, vdiq më 4 maj 2025 në Kanë, në moshën 78 vjeçare, nga pasojat e një goditje në tru që pati në shkurt të atij viti. Lajmi për vdekje u konfirmua nga familja përmes rrjeteve sociale.

Mass e nisi karrierën e tij në Formula 1 në vitin 1973 me ekipin Surtees, ndërsa periudha më e suksesshme ishte gjatë kohës që garoi për McLaren nga viti 1974 deri në vitin 1977. Ai mori pjesë në 105 gara, u ngjit tetë herë në podium dhe fitoi vetëm një garë, atë të Çmimit të Madh të Spanjës në vitin 1975.

Kjo garë u ndërpre për shkak të një aksidenti të rëndë në të cilin humbën jetën disa spektatorë, dhe Massi mori vetëm gjysmën e pikëve.

Pas tërheqjes nga Formula 1 më 1982, vazhdoi karrierën në garat e qëndrueshmërisë. Succesin më të madh e arriti më 1989 me fitoren në garën legjendare “24 Orët e Le Mans”, duke garuar për ekipin Sauber-Mercedes me Manuel Roiter dhe Stanley Dickinson.

Përveç sukseseve si shofer, Mass kishte rol të rëndësishëm edhe si mentor për shoferët e rinj. Ai ishte më i njohur për ndihmën që i dha Michael Schumacher, duke i kaluar njohuritë dhe përvojën gjatë viteve të hershme të 90-ave në kuadër të “Junior Team”-it të Mercedesit, duke e ndihmuar të përshtatej me mjedisin profesionist të garave. Ishte një nga ata që e këshilloi Schumacherin të kalonte në Ferrari, një hap që rezultonte të ishte pikë kthese në karrierën e tij.

Mass vazhdoi të ishte aktiv në botën e sporteve automobilistike si komentator e këshilltar ekspert, përfshirë edhe në televizionin gjerman RTL. Pasioni i tij për automobilizmin dhe angazhimi shumëvjeçar në sport lanë ndikim në historinë e Formula 1.

Jochen do të mbetet në kujtesë si një shofer i talentuar, një mentor i përkushtuar dhe një figurë e rëndësishme në botën e sporteve automobilistike.

Continue Reading

Sport

Rudiger dënohet me gjashtë ndeshje moslojë

Published

on

Antonio Rudiger po e kalon një periudhë mjaft të vështirë të karrierës.

Futbollisti gjerman e mbylli sezonin shkaku i intervenimit kirurgjik, por jo vetëm kaq.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit u dënua me gjashtë ndeshje moslojë nga Komiteti i Disiplinës në futbollin spanjoll pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale të Copa del Rey kundër Barcelonës.

Rudiger protestoi ashpër ndaj gjyqtarit De Burgos derisa po qëndronte në bankinë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.

Lojtari nuk u ndal me kaq duke u munduar që nga distanca ta qëllonte referin me një qese me akull, por për fat u ndal me vështirësi nga shokët e tij të skuadrës. Përfaqësuesi gjerman mund të dënohej deri në 12 javë, por u ndëshkua me gjysmën e saj.

Rudiger mund të rikthehet në dispozicion të “Los Blancos” në Kupën e Botës për klube, e cila do të mbahet gjatë verës.

Rudiger njihet për lojën e tij jo të pastër dhe për sjelljet e tij të vrazhda dhe provokuese ndaj kundërshtarëve në fushën e blertë dhe jashtë saj.

Continue Reading

Sport

Parisi feston në Londër, vendos goli i Dembeles

Published

on

Është mbyllur ndeshja e parë e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Arsenali ishte nikoqir i PSG-së në “Emirates Stadium”, me parisienët që rikthehen në shtëpi me fitore. Të besuarit e Luis Enriques morën fitore të madhe në Londër, me shifrat prej 1-0, me gol të hershëm nga Ousmane Dembele. Francezi shënoi në minutën e katërt, pas një asistimi nga Khvicha Kvaratskhelias.

Në pjesën e parë, që i takoi PSG-së, ky i fundit kishte edhe një mundësi të mirë, përmes Desire Doues, por që David Raya e priti goditjen e tij.

Arsenali u tregua i rrezikshëm vetëm një herë në pjesën e parë, me Gabriel Martinellin, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte në krye të detyrës.

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali barazoi në 1-1, mirëpo goli i Mikel Merinos u anulua për pozitë jashtëloje.

“Topçinjtë” e patën iniciativën, duke krijuar raste por pa sukses. PSG-ja shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi, një nga Bradley Barcola e Gonçalo Ramos.

Epilogu i takimit ishte 1-0 në të mirë të Parisit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas tetë ditësh, më 7 maj në “Parc des Princes”.

 

 

 

Share Now

Continue Reading

Të kërkuara