Sport

Ademi: As nuk dua ta mendoj humbjen nga Qipro

Ndeshja Kosovë-Qipro zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Published

on

Ballafaqimi me Qipron ditën e nesërme do të jetë vendimtar për Kosovën në grupin 2 të Ligës C pasi humbja nga Irlanda Verore dhe fitorja e Qipros ndaj Greqisë e ka komplikuar tej mase situatën në këtë grup.

Një humbje eventuale nga Qipro në “Fadil Vokrri” dhe fitorja eventuale e Irlandës Veriore ndaj Greqisë, do të bënte që Kosova të mbetej e fundit në renditjen e këtij grupi dhe kjo situatë do ta konfirmon zbritjen e Kosovës një rang më poshtë, përkatësisht në Ligën D.

Në lidhje me këtë situatë, ka folur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka thënë se të gjitha rrethanat janë që Kosova të mos bie një kategori më poshtë, por që futbolli di të ofrojë befasi të mëdha.

Ademi ka thënë se si president as nuk dëshiron ta mendojë dështimin e Kosovës në ndeshjen e nesërme, derisa ka kërkuar nga tifozët dhe skuadra që të japin maksimumin gjatë 90 minutave.

Kemi një skuadër që e ka rritur nivelin e kualitetet e saj. Të gjitha rrethanat nesër i kemi në favorin tonë dhe unë as nuk dua ta mendoj e as nuk pres që të kemi rezultat negativ. Skuadra është e organizuar mirë dhe së bashku me tifozët mendoj dhe pres që të dalim me rezultat në favorin tonë. Që nga fillimi jemi nisur dhe kemi pasur objektiv që të kualifikohemi një rang më lartë dhe tani qëndrimi në këtë rang është diçka që duhet ta rrimë me çdo kusht”, ka thënë Ademi.

Ndeshja Kosovë-Qipro zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sport

Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short

Published

on

Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.

Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.

Rrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.

Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.

ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, 

25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Sport

​Rikthehet Championsi, derbi i madh zhvillohet në “Stamford Bridge”

Published

on

By

Sonte zhvillohen disa sfida tejet interesante në kuadër të fazës së ligës së Ligës Kampionëve, duke sjellë përballje mes klubeve më të mëdha të Europës. Dita e Champions League hapet në orën 18:45 me dy takime: një përballje klasike mes dy skuadrave me histori, Ajax kundër Benfica, si dhe sfida mes Galatasaray dhe Royale Union SG.

Më pas, në orën 21:00, vëmendja do të zhvendoset te supersfidat e mbrëmjes. Padyshim, kryendeshja është ajo mes Chelsea dhe Barcelona, një përballje mes dy gjigantëve që premton emocione të forta.

Në të njëjtën kohë, Manchester City pret në shtëpi Bayer Leverkusen, ndërsa Juventus udhëton në veri për të luajtur kundër Bodo/Glimt. Takime të tjera me peshë përfshijnë duelin mes Dortmund dhe Villarreal, si dhe përballjen mes Marseille dhe Neëcastle.

Së fundi, Napoli kërkon fitoren kundër Qarabag, ndërsa Slavia Prague do të masë forcat me Ath Bilbao./KP

Continue Reading

Sport

Shpëtim Babaj jep dorëheqje nga KF Prishtina e Re

Published

on

Shpëtim Babaj nuk do të vazhdojë të jetë trajner i KF Prishtina e Re. Lajmin e bëri të ditur vet Babaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Aktualisht, Prishtina e Re gjendet në vendin e fundit të renditjes dhe është skuadra më e rrezikuar për t’u larguar nga Superliga këtë sezon.

Reagimi i plotë i Babajt: Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re. Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar. Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës. Në çdo moment kam vepruar me integritet dhe me synim të vetëm për të kontribuar në zhvillimin e ekipit .

Falenderoj drejtuesit për besimin qe kishin e vazhdonin ta kishin te une, dhe të gjithë futbollistat që kanë kontribuar pozitivisht gjatë kësaj periudhe. KF Prishtina e Re ka potencial te madhe për të arritur objektivat, nëse sigurohet qartësi, stabilitet e bashkimi në të gjitha strukturat. Dorëheqja ime është një akt profesional dhe i menduar me përgjegjësi të plotë, me bindjen se ky ndryshim do t’i shërbejë energjisë së re e progresit të klubit. Falenderim i veqant shkon për kryetarin Rrustem Pacollin e gjithe kryesin e klubit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara