Magazinë

Adele i mërzit fansat me lajmin e fundit

Published

on

Adele ka dhënë një lajm jo edhe aq të mirë për fansat e saj ndërsa ishte në skenën e koncertit në Gjermani këtë fundjavë.

Këngëtarja 36-vjeçare zbuloi se ajo po planifikon të nisë një pauzë të pacaktuar nga karriera e saj muzikore dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Të shtunën, gjatë një fjalimi nga skena në Mynih, Adele shpjegoi se do të bënte një pushim të gjatë nga industria sapo të përfundonte shfaqjet në rezidencën e saj në Las Vegas.

Kam 10 shfaqje për të bërë, por pas kësaj nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë”, tha ajo.

Të shtunën ishte finalja e 10 koncerteve që ajo performoi në Gjermani. Rezidenca e saj në Vegas rifillon më 25 tetor dhe do të përfundojë disa javë më vonë, më 23 nëntor.

Magazinë

Marv i famshëm i ‘Home Alone’ nuk do të marrë pjesë në 35-vjetor

Published

on

Aktori Daniel Stern, i njohur për rolin e Marv në dyshen ikonike “Wet Bandits”, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në asnjë aktivitet që shënon 35-vjetorin e filmit “Home Alone”, pavarësisht popullaritetit të jashtëzakonshëm të filmit.

Stern shpjegoi se jeton një jetë më të qetë, të përqendruar te arti dhe ferma e tij, duke u kthyer, siç thotë, në një “djalë të vërtetë të shtëpisë”.

“Nuk do të largohem nga ferma ime,” tha aktori me humor.

Ai shtoi: “Nuk është mungesë respekti ndaj filmit. Thjesht… një telefonatë, një Zoom, jam këtu. Por jam bërë paksa shtëpiak.”

Në “Home Alone”, Stern portretizon Marv-in, hajdutin e pafat që me partnerin e tij Harry të luajtur nga Joe Pesci përpiqet të grabisë shtëpitë e zonës së Chicagos.  Përpjekja e tyre për të hyrë me forcë në shtëpinë e Kevin McCallister përfundon në një seri situatash komike që e bënë filmin një klasik të festave.

Aktori 68-vjeçar la jetën e Hollywood-it shumë vite më parë dhe u zhvendos në një fermë në Kaliforni.

Edhe pse i distancuar nga industria, Stern e di se “Home Alone” vazhdon të mbetet i dashur nga audiencat, më shumë se tre dekada pas premierës së tij më 1990. Ai thotë se ndihet i lumtur që mund ta vëzhgojë suksesin e tij nga një kënd më i qetë i jetës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

‘Emily in Paris’ rikthehet, publikohet traileri i sezonit të ri

Published

on

Seriali “Emily in Paris” ka publikuar trailerin e sezonit të pestë, duke dhënë disa pamje të shkurtra nga zhvillimet që priten të ndodhin.

Sezoni i ri do të nisë zyrtarisht më 18 dhjetor në Netflix dhe premton ngjarje të reja interesante, përfshirë edhe situata që askush nuk i kishte imagjinuar. Ndër risi është edhe një personazh i ri, i cili pritet të sjellë dinamika të freskëta në histori.

Në trailer shfaqet Emily, që përpiqet të përshtatet me jetën e saj në Romë, aty ku ndodhet Marcello, i luajtur nga Eugenio Franceschini.

Ndërkohë, teksa Emily has vështirësi me ambientimin, shfaqet Gabriel dhe mes tyre zhvillohet një bisedë e sinqertë.

Ajo që bie më shumë në sy është një skenë drejt fundit të trailerit, ku Emily duket se rikthehet sërish në Paris.

Se çfarë do të ndodhë më tej, mbetet për t’u zbuluar me publikimin e sezonit të ri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Reperi i njohur ndahet nga jeta në moshën 26-vjeçare, rrethanat ende të paqarta

Published

on

Reperi amerikan Poorstacy, emri i vërtetë i të cilit është Carlito Milfort Jr., ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një incidenti të ndodhur të shtunën në Boca Raton, Florida.

Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Policisë së Boca Raton, ndërsa mediat amerikane, përfshirë TMZ, raportuan të parat ngjarjen tragjike. Deri më tani, shkaku i vdekjes mbetet i pasqaruar, pasi autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë u thirr në një hotel ku Poorstacy qëndronte prej rreth dhjetë ditësh bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Punonjës të hotelit thanë për TMZ se bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore dhe se reperi ishte i vetmi person i shtruar atë ditë.

Poorstacy u bë i njohur për stilin e tij të veçantë që bashkonte elemente të emo rap-it, hip hop-it, punk rock-ut dhe heavy metal-it, duke krijuar një identitet muzikor unik.

Ai ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur, përfshirë bateristin e grupit Blink-182, Travis Barker. Dyshja sollën projekte të spikatura si këngët “Choose Life” dhe “Nothing Left”.

Pas lajmit të ndarjes nga jeta, Travis Barker i bëri homazh të ndjerë në Instagram. Ai publikoi një video emocionuese nga performanca e tyre së bashku, si dhe një klip nga kënga “Choose Life”, duke shkruar: “U prehsh në paqe. Nuk do të të harrojmë kurrë.”

Continue Reading

Magazinë

Sarah Paulson merr nderimin e madh në Hollywood

Published

on

Aktorja Sarah Paulson, e njohur për rolin e saj në serialin “American Horror Story”, u nderua së fundmi me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.

Fjalimi më emocional gjatë ceremonisë u mbajt nga partnerja e saj prej shumë vitesh, aktorja Holland Taylor.

Holland, e njohur për rolin e saj në serialin “Two and a Half Men”, nuk e fshehu admirimin e saj të thellë për Sarah.

Ajo e përshkroi partneren, me të cilën është në një lidhje që nga viti 2015, në një mënyrë të veçantë dhe unike.

“Sarah, aktorja, është një krijesë e egër në mbretërinë e kafshëve. Me gjak të ngrohtë, instiktive dhe misterioze,” tha Taylor gjatë fjalimit.

Aktorja e vjetër 82-vjeçare shtoi se Sarah ka një perceptim të mprehtë për tiparet e personazheve dhe botën e tyre, duke kapur çdo aspekt – nga cenueshmëria e tyre tek heroizmi, shëmtia, të vërtetat e dhimbshme, e deri te patosi komik.

“Ajo gjithmonë përqendrohet në luftën qendrore të historisë, diçka që shumica prej nesh nuk e kuptojnë,” tha Holland.

Edhe pse bëri shaka se Sarah është “aq e rrezikshme sa një gjarpër”, ajo e përshkroi partneren 50-vjeçare si “aventurën që gjithmonë ke dashur të jetë jeta jote”.

Nga ana e saj, Sarah shprehu mirënjohjen: “Do të jem gjithmonë mirënjohëse që ajo gjeti kohë për të qenë këtu, më e rëndësishmja, që është një prani kaq e fuqishme në jetën time, më tregon të vërtetën dhe më do edhe kur nuk është gjithmonë e lehtë.” /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara