Sport

Abramowich i ofron Chelsean miliarderit zviceran

Abramowich gjendet në presion konstant pas sulmeve të vazhdueshme të agresorit rus ndaj shtetit të Ukrainës.

Published

on

Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss ka thënë se i është bërë një ofertë për ta blerë klubin e Chelseat nga Roman Abramowich.

Abramowich gjendet në presion konstant pas sulmeve të vazhdueshme të agresorit rus ndaj shtetit të Ukrainës, ku ministri i punëve të brendshëm Chris Bryant ka thënë që pronari i Chelseat është tejet i frikësuar që mund të sanksionohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Abramowich veçse ka lëshuar një komunikatë duke treguar që fondacioni bamirës i klubit të Chelseat do të marr në dorë kreun e kampionit evropian, por miliarderi Wyss tregon që ai është pjesë e një grupi që po tenton që ta blejë klubin nga biznesmeni rus.

“Abramowich është njëri nga shokët më të mirë dhe më të ngushtë të Putinit. Sikur të gjithë oligarkët tjerë, ai po ashtu është në panik. Abramowich është duke u munduar që të shesë të gjitha villat e tij në Angli. Ai po ashtu dëshiron të largohet sa më shpejtë nga Chelsea. Unë dhe tre persona të tjerë kemi pranuar një ofertë të martën që të blejmë Chelsean nga Abramowich”, tha Wyss për Blick.

“Më duhet të presë katër deri në pesë ditë tani, Abramowich po kërkon një shumë të madhe. Ju e dini, Chelsea i ka borxh atij afro 2 miliardë euro, por Chelsea si klub nuk ka para, dhe kjo nënkupton që ata që e blejnë Chelsean duhet t’i kompensojnë borxhin Abramowichit”, shtoi miliarderi zviceran.

Wyss është një biznesmen i lindur në Zvicër i cili momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka bërë pasurinë e tij si themelues dhe ish-presidenti i “Synthes USA”, kamponi kjo që prodhon pajisje mjekësore.

86-vjeçari raportohet se ka një shifër prej pesë miliardë dollarësh mbi emrin e tij, dhe së fundmi është zgjedhur edhe si njëri ndër njerëzit më filantropik në botë nga “Forbes”.

Sport

Presidenti i Fenerbahçes dënohet me burg për nxitje të basteve të paligjshme

Published

on

By

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar presidentin e Fenerbahçe S.K., Sadettin Saran, me dy vjet e gjashtë muaj burgim për nxitje të basteve të paligjshme, vetëm pak ditë para mbajtjes së kuvendit zgjedhor të klubit.

Sipas vendimit të gjykatës, Saran dhe vëllai i tij, Kenan Saran, u shpallën fajtorë për “nxitjen e individëve që të angazhohen në baste të paligjshme përmes reklamave ose mjeteve të tjera”. Saran i ka mohuar akuzat gjatë procesit gjyqësor.

Ai ishte ndaluar përkohësisht nga autoritetet turke në fillim të këtij viti në kuadër të një hetimi të gjerë, por më vonë ishte liruar. Pas zhvillimeve të fundit, Saran njoftoi tërheqjen nga gara për drejtimin e klubit.

Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet turke po zhvillojnë hetime të shumta lidhur me dyshimet për kurdisje ndeshjesh dhe aktivitete të paligjshme të basteve në futbollin profesionist. Si pjesë e këtyre hetimeve, dhjetëra gjyqtarë janë pezulluar, ndërsa zyrtarë, komentatorë dhe futbollistë janë ndaluar ose arrestuar.

Ndërkohë, ish-presidenti i klubit, Aziz Yıldırım, ka shpallur kandidaturën për t’u rikthyer në krye të Fenerbahçes. Ai do të garojë kundër biznesmenit Hakan Safi në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 dhe 7 qershor.

Saran nuk do të jetë pjesë e garës për drejtimin e klubit.

Continue Reading

Sport

Ndryshim në portën e Kosovës, ftohet Altin Gjokaj në Kombëtaren A

Published

on

By

Për shkak të shqetësimeve të ndiera gjatë stërvitjes së fundit, është vendosur që portieri Arijanet Murić të mos ngarkohet më tej, me qëllim shmangien e rrezikut për ndonjë lëndim të mundshëm.

Për shkak se portieri rezervë Faton Maloku nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të ftojë portierin e Kombëtares U21, Altin Gjokaj.

Gjokaj do t’i bashkohet menjëherë Kombëtares A dhe do të jetë pjesë e grumbullimit deri në përfundim të tij.

Ai konsiderohet një nga portierët më premtues të gjeneratës së re, ndërsa kjo ftesë vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për të fituar përvojë në nivelin më të lartë të përfaqësueses.

Continue Reading

Sport

FFK ngushëllon familjen Aliu për ndarjen nga jeta të Leonit Aliut

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Aliu pas ndarjes tragjike dhe të parakohshme nga jeta të Leonit Aliut.

Në mesazhin e ngushëllimit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në emër të institucionit dhe komunitetit të futbollit në vend, ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke e cilësuar atë si një talent premtues me potencial të madh në futboll.

Sipas reagimit, Leoniti do të kujtohet si një djalë i urtë, i respektuar dhe i përkushtuar ndaj sportit, ndërsa humbja e tij konsiderohet e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për komunitetin sportiv në Kosovë.

FFK ka theksuar se në këto momente të vështira qëndron pranë familjes Aliu, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

Continue Reading

Sport

FIFA ndalon shishet e ujit në stadiumet e Kupës së Botës 2026

Published

on

By

FIFA ka bërë një ndryshim të fundit në rregullat e stadiumeve për Kupën e Botës 2026, duke ndaluar tifozët të futin shishe uji në të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në Amerikën e Veriut.

Sipas raportimeve të “New York Times”, më herët rregullorja e FIFA-s lejonte futjen e shisheve plastike bosh dhe të ripërdorshme deri në një litër, për përdorim personal brenda stadiumeve. Megjithatë, kodi i sjelljes i përditësuar më 2 qershor e ka hequr këtë leje, duke ndaluar plotësisht hyrjen e tyre.

Në rregulloren e re theksohet se, për arsye sigurie, çdo lloj shisheje e fortë mund të ndalohet, pasi mund të përdoret si objekt i rrezikshëm në rast hedhjeje në tribuna.

Vendimi pritet të ngjallë debat, pasi tifozët nuk do të kenë më mundësi të mbushin shishet e tyre në burimet e ujit brenda stadiumeve. Në turne të mëparshëm, përfshirë Kupën e Botës për Klube, janë ngritur shqetësime edhe për çmimet e larta të ujit brenda impianteve sportive.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura çmimet zyrtare për Kupën e Botës 2026, por FIFA vazhdon partneritetin e saj me “Coca-Cola”, ndërsa pritet që uji i ambalazhuar të jetë i disponueshëm në stadiume.

Argjentina është kampione në fuqi e botës, pas triumfit në Katar 2022.

Continue Reading

Të kërkuara