Lajmet

Abdixhiku: LDK rol konstruktiv si parti opozitare

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot një takim me shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, Lars – Gunnar Wigemark.  

Abdixhiku me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin Wigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.  

“Ambasadori Wigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucionve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit”.  

“Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian”, thuhet në një njoftim të LDK-së./Ubtnews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Publikuar

nga

Pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti”.

“Sot, Kosova, qytetarët tanë, është dashur të festojnë pranimin në Këshillin e Evropës. Sot, do të duhej të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – për të cilin është punuar gjatë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se “pas përjashtimit të Rusisë në vitin 2022, PDK ka insistuar që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, duke dhënë mbështetjen e saj të parezervë”.

“Fatkeqësisht, për arsye të ditura tashmë, edhe kjo mundësi u humb – e nuk e dijmë se kur do të na paraqitet prapë”.

Zyrtarja e lartë e PDK-së ka thënë se “Edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti. Shkurtpamësi me pasoja të mëdha e të gjata. Keq – shumë keq!”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe eskavator

Publikuar

nga

Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në disa fshatra të Rahovecit është bërë e ditur se po degradohet ambienti si rezultat i nxjerrjes ilegale të zhavorrit gjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se prokurori koordinator për hetimin e Krimeve Kundër Mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Po ashtu, është urdhëruar sekuestrimi i një kamioni transportues dhe një ekskavatori si mjete të përdorura në kryerjen e veprës penale.

Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive me drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dështimi për KiE, Grenell: Kurti po e pengon Kosovën, miqtë e mi kosovarë meritojnë më mirë

Publikuar

nga

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të Evropës si rezultat i mospërmbushjes së kushtit për themelimin e Asociacionit.

Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë.

“Kurti po e pengon Kosovën. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin”, ka shkruar Grenell.

Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes.

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj

Publikuar

nga

Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave do të hyjë në fuqi më 26 maj, ka njoftuar sot Dogana e Kosovës.

Aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të miratohen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Deri në miratimin e këtyre akteve nënligjore, do të vazhdojnë të zbatohen aktet nënligjore ekzistuese, për aq kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.

Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri, do të shfuqizohet kodi nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, Ligji nr. 04/L-099 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë dhe çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.

Ky ndryshim i rëndësishëm synon të modernizojë dhe përmirësojë sistemin doganor dhe të akcizave në Kosovë, duke ofruar një kornizë më të qartë dhe më të efektshme.

Kodi i ri është hartuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar tregtinë, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e doganimit për bizneset dhe individët.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara