Lajmet

Abdixhiku: Bashkësia ndërkombëtare të mbajë në agjendë presionin ndaj Serbisë për të zhdukurit

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb për fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare, BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se bëjnë thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të instensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.

Sipas tij, zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet një prioritet i pandryshuar dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë.

Bashkësia ndërkombëtare, BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima.

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.

Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.”

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara