Lajmet

Abdixhiku: Askush s’ka të drejtë të ndryshojë rendin e ditës

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas ndërprerjes së seancës nga ana e kryesuesit Avni Dehari, tha se qëndruan në sallë për të folur, duke shtuar se ky është një fillim i i diskutimeve parlamentare pas “uzurpimit antikushtetues”, për të cilin akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot, qëndruam në sallë. Deputetja Bajrami mbajti dhe fjalë. Kjo fjalë s’mund t’i ndalej siç ju ndal deputetit Zogaj. Le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues që po i bën Kuvendit partia e parë. Ata le të ikin, ne le të flasim”, ka thënë ai.

Abdixhiku tha se sot ishte hera e 41-të me radhë që partia e parë nuk arrin të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese që ka për ta krijuar shumicën parlamentare.

Sot, sërish, partia e parë vendosi me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës. Atë rend dite që e kishim dakorduar paraprakisht të gjithë ne bashkë; në takimin e parë institucional. E kishim dakorduar ne, të gjitha partitë politike, në takimin me z.Konjufca – kryetarin paraprak të legjislaturës paraprake. Rendi i ditës u ndryshua; kokë në veti pas shtatë seancave. Askush nuk e ka këtë të drejtë; aq më pak një ‘më i moshuar’ mes 120 deputetëve të zgjedhur në vend”, tha ai.

Kreu i LDK-së tha se kjo pengesë parlamentare tashmë është dhe jokushtetuese dhe përsëriti se është përmbysje e rendit kushtetues “me vetëdije e qëllim”.

Pra është dhe vepër penale për të cilën do të ketë përgjegjësi një ditë. Dhe derisa partia e parë ka kapur një ulëse, ajo s’mund të kapë Kuvendin. Le të vijnë e ikin. Ne le të flasim. Para shumicës qytetare në vend. T’i shtrojmë të gjitha çështjet që pas perdeve të krizave po marrin peng të ardhmen e vendit”, ka thënë ai.

lajme

Ekipi përfaqësues i Kosovës merr dy çmime në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge në Panama

Published

on

Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet

Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier, thotë se Serbia s’do të ndjekë rrugën negative

Published

on

By

Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se “pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike e bëjnë shumë të qartë argumentin për zgjerim”, por shton se BE-ja “nuk do të ndjekë rrugë të shkurtuara dhe nuk do të ofrojë përjashtime,” derisa procesin e anëtarësimit e cilëson si “një proces të drejtë, të rreptë dhe të bazuar në meritë”.

Ajo thotë se “anëtarësimi i i vendeve të reja me Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një qëllim realist”.

Ajo e përmbledh vlerësimin e BE-së si pozitiv për Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, të përzier për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Turqinë dhe negativ për Gjeorgjinë.

Ajo gjithashtu përsërit kritikat e forta ndaj Gjeorgjisë, duke thënë se ajo “nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian në këtë fazë, përveç nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë dramatike”.

Kallas u pyet gjithashtu për Serbinë dhe nëse ajo është në rrezik të bëhet “një kandidate vetëm në emër” duke pasur parasysh situatën në vend.

Ajo pranon se raporti është “kritik”, por thotë se BE-ja mbeti “në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë, me presidentin dhe ata premtojnë se do t’i përmbushin [detyrimet e tyre]”.

Ajo këmbëngul se “nuk e sheh” Serbinë duke ndjekur të njëjtën rrugë negative si Gjeorgjia./EO

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon një rast të kontrabandës me produkte estetike

Published

on

By

Njësitë operative të Doganës së Kosovës, gjatë një aksioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë që përdorej për shpërndarjen e paligjshme të mallrave të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të automjetit, oficerët doganorë kanë gjetur rreth 100 paketime të produkteve Botox dhe Filler, pa origjinë dhe pa dokumentacion përcjellës, me vlerë të përgjithshme prej 9,479.49 euro.

Hetimet e para tregojnë se këto produkte janë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe pa respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për produktet e këtij lloji”, thuhet në njoftim.

Më tej Dogana e Kosovës njofton se për shkak të natyrës së ndjeshme të këtyre produkteve, përdorimi i tyre paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi ato nuk janë testuar, nuk kanë certifikim ligjor dhe janë ruajtur në kushte të papërshtatshme.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat hetimore në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe apelon te qytetarët që të shmangin blerjen e produkteve të tilla të pasigurta dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me kontrabandën dhe tregtinë ilegale”, thuhet në njoftim./KP

Continue Reading

Lajmet

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Published

on

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës, ku në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara