Lajmet

Abazoviq përuron shkollën e vetme shqipe në Rozhajë

Abazoviq tha se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë.

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori pjesë në përurimin e shkollës së rikonstruktuar në Rozhajë e cila është e vetmja ku mësohet në gjuhen shqipe.

Abazoviq tha se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë ku vijojnë mësimet 23 nxënës. Punimet ai tha se kapën vlerën e 250 mijë eurove.

“Së bashku me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinoviç dhe ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, u shpreh Abazoviq.

Në lidhje me këtë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjete sociale ndau foto nga vizita që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Lajmet

Ambasada amerikane fton shtetasit e saj në Kosovë për një takim me Prattipatin

Published

on

By

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar të gjithë shtetasit amerikanë që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik (Town Hall) të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.

Takimi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00 në ambientet e Ambasadës,.

Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 5 dhjetor 2025.

Mesazh për qytetarët amerikanë që banojnë në Kosovë, të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në orën 15:00, qytetarët amerikanë ftohen të marrin pjesë në një takim publik në Ambasadën e SHBA-së, të organizuar nga e Ngarkuara me Punë Anu Prattipati”, shkruhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama: Mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi më 27 nëntor bartjen e buxhetit 2024 në 2025-tën, megjithatë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se këto mjete nuk janë bartur në buxhetin e Komunës.

Më 27 nëntor, Asambleja Komunale e Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. ❗Sot, 2 dhjetor, mjetet ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës!!!”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë që edhe sot përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë do të protestojnë për të kërkuar pagën e tyre.

KOMUNA E PRISHTINËS: MJETET FINANCIARE ENDE NUK JANË BARTUR NGA MINISTRIA E FINANCAVE

Komuna e Prishtinës thotë se ende nuk janë bartur mjetet financiare nga Ministria e Financave, ndonëse Asambleja Komunale e Prishtinës e kishte miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025.

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës./EO

Continue Reading

Lajmet

Dy persona goditen nga rryma në Gjilan, po ndërronin njehsorët

Published

on

By

Dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se te dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani në mesin e më të mirëve të vitit në Serie-A

Published

on

Gran Galà del Calcio 2025 që u mbajt në Milano dhe solli listën e fituesve të sezonit 2024-25 në Serie A. Çmimi kryesor, ai i Lojtarit të Vitit, shkoi për mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, i cili u vlerësua për sezonin e jashtëzakonshëm dhe rolin e tij në sukseset e klubit.

Formacioni ideal i vitit u dominua nga Interi dhe Napoli, që luftuan deri në fund për titull. Në listë u përfshinë emra si Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez. Në këtë Top XI janë edhe dy lojtarë që tashmë kanë lënë Serie A: Tijjani Reijnders, që kaloi te Manchester City, dhe Mateo Retegui, i transferuar te Al-Qadsiah.

Antonio Conte u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa Napoli mori çmimin e Klubit të Vitit, duke konfirmuar dominimin gjatë sezonit. Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, fitoi çmimin Italian Golden Boy si talenti më i mirë i ri, ndërsa Nicolò Bertola nga Udinese u vlerësua për paraqitjet e tij në Serie B.

Çmimi “Goli i Vitit” shkoi për Alessandro Deiolën e Cagliarit për një supergol në fitoren 3-0 ndaj Venezias, një realizim që ishte nominuar edhe për çmimin FIFA Puskas.

Formacioni ideal i Serie A për vitin 2025 u përmbyll me: Svilar; Dumfries, Rrahmani, Bastoni, Dimarco; McTominay, Barella, Reijnders; Lautaro Martinez, Kean, Retegui./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara