Aktualitet

Abazoviç: Shtatorja e Skenderbeut do të vendoset në Ulqin, jemi vonuar

Published

on

Zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe tashmë presidenti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, në një intervistë të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur për prejardhjen e tij. 

Ai ka bërë me dije se familja e tij është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, Abazoviçi ka bërë me dije se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do të ngrihet shtatorja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij, kjo gjë duhej të bëhej më parë. Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së shtatores së  Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë, dhe ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut.

“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re kjo gjë do të përfundojë dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeun dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do të përfundojë. Kërkoj falje për vonesën, por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët”, ka thënë zv. kryeministri i Malit të Zi.

Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini, por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.

Çfarë e lidh Abazoviç me Krujën?

“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbetur me kontakte dhe vizitohemi shpesh”, ka shtuar më tej./KultPlus

Lajmet

REL: Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova

Published

on

By

Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë në Konferencën për Siguri të Munihut, para se të niset drejt Sllovakisë dhe Hungarisë.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Edhe Serbia do të ketë përfaqësues në Konferencë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, kryediplomatin Marko Gjuriq, dhe disa ministra të tjerë. Ndërkaq, edhe vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen në Munih me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministra.

Pjesëmarrja e Rubios në këtë konferencë ndodh në një moment të rëndësishëm, kur Uashingtoni dhe aleatët evropianë po përballen me mosbesim në rritje lidhur me sigurinë, tregtinë dhe të ardhmen e aleancës transatlantike dhe këto tensione pritet të mbizotërojnë diskutimet në Munih.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në Konferencë, por edhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin.

Pjesëmarrja e Rubios në Konferencën në Gjermani do të pasohet me një turne diplomatik në Bratisllavë dhe Budapest më 15 dhe 16 shkurt, duke vënë në pah fokusin e administratës amerikane në Evropën Qendrore në një kohë të një pasigurie strategjike.

Në Sllovaki, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë për të avancuar bashkëpunimin e sigurisë rajonale dhe për projektet e energjisë bërthamore, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Në Hungari, ndërkaq, fokusi do të jetë në raportet dypalëshe dhe në përpjekjet e paqes që synojnë zgjidhjen e konflikteve botërore.

Pika kryesore e udhëtimit të Rubios do të jetë fjalimi në Munih më 14 shkurt, i cili pritet të shikohet me vëmendje, veçmas pasi fjalimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance, vitin e kaluar në këtë konferencë pati jehonë të madhe.

Atëbotë, deklaratat e Vance – kur ai akuzoi liderët evropianë për shtypje të lirisë së shprehjes dhe dështim në menaxhimin e migracionit – lanë pas një ndjenjë shqetësimi në Bruksel dhe më gjerë.

Kjo ndjesi pasigurie pasqyrohet edhe në raportin vjetor të Konferencës së Sigurisë së Munihut, të hartuar nga organizatorët e forumit dhe të publikuar këtë javë, i cili paralajmëron se Evropa po përballet me një “epokë të prolonguar konfrontimi” të nxitur nga agresioni rus.

Tensionet transatlantike

Sipas raportit, sfida më e madhe për rendin liberal ndërkombëtar mund të vijë tashmë “nga brenda”, duke iu referuar asaj që e përshkruan si një ndryshim tektonik në mënyrën se si SHBA-ja po mendon për aleancat.

Duke e quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, “më të fuqishmin ndër ata që i bien me sëpatë rregullave dhe institucioneve ekzistuese”, autorët e raportit parashikojnë se “marrëveshjet transaksionale mund ta zëvendësojnë bashkëpunimin e ndërtuar mbi parime… dhe rajonet mund të dominohen nga fuqitë e mëdha, në vend që të qeverisen nga rregulla dhe norma ndërkombëtare”.

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, e ka kundërshtuar fuqishëm vlerësimin për një “kërcënim të brendshëm”, duke argumentuar se Uashingtoni synon të ribalancojë, e jo të shkatërrojë, rendin e pasluftës.

Duke folur për gazetarët më 9 shkurt, Whitaker kundërshtoi idenë se SHBA-ja po largohet nga aleancat e qëndrueshme.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë NATO-n më të fortë”, deklaroi ai, duke argumentuar se presioni ndaj aleatëve evropianë për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen lidhet me rritjen e kapaciteteve, jo me braktisjen e aleancës.

Sa i përket tregtisë, ai e paraqiti qëndrimin e SHBA-së si një përgjigje ndaj asaj që e quajti pabarazi të padrejta.

Sa i përket Grenlandës, për të cilën Trump ka thënë se dëshiron që SHBA-ja ta marrë nën kontroll, Whitaker tha se ky synim ka të bëjë me shqetësime të sigurisë që lidhen me Rusinë dhe Kinën. /REL/

Continue Reading

Aktualitet

Macron u bën thirrje evropianëve: Ka ardhur koha të sillemi si fuqi botërore

Published

on

By

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Evropës që të tregoj veten në skenën botërore, duke deklaruar se ka ardhur koha që kontinenti të fillojë të sillet si një “fuqi”.

Përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe tashmë edhe SHBA-ja, ai u shpreh për një grup gazetash evropiane se kontinenti po përballet me një thirrje zgjimi.

Macron shtroi pyetjen nëse Evropa është vërtet gati të shndërrohet në një fuqi në fushat e ekonomisë, financave, mbrojtjes dhe sistemeve demokratike, duke shtuar se në një epokë tjetër kjo do të cilësohej si momenti që kontinenti të “pajisej me pjekurinë e tij”.

Përpara samitit të BE-së në Bruksel, udhëheqësi francez përsëriti thirrjen për kredi të përbashkëta në nivel evropian me qëllim mbledhjen e qindra miliarda eurove të nevojshme për investime industriale.

Ai theksoi se ka ardhur koha për të krijuar një kapacitet të përbashkët borxhi për të financuar shpenzimet e së ardhmes përmes eurobondeve, duke argumentuar se nevojiten programe të mëdha evropiane për projektet më cilësore.

Megjithëse thirrje të tilla në të kaluarën janë pritur medyshas nga Gjermania dhe vende të tjera, të cilat dyshojnë se Franca kërkon të përdorë Evropën për të mbajtur barrën e saj financiare, Macron pranoi se vendi i tij nuk ka pasur gjithmonë një model të balancuar si ekonomitë e veriut.

Ai vuri në dukje se Franca nuk ka ndërmarrë reforma si ato të Portugalisë, Spanjës, Italisë apo Greqisë, të cilat sot po japin rezultate, por argumentoi se tregjet botërore po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa ndaj dollarit amerikan.

Sipas tij, BE-ja ka nevojë për 1.2 trilionë euro në vit për të investuar në sektorë jetikë si siguria, mbrojtja, energjia e pastër dhe inteligjenca artificiale.

Duke kërkuar mbrojtjen e këtyre industrive, Macron saktësoi se nuk bëhet fjalë për proteksionizëm, por për koherencë, në mënyrë që prodhuesve evropianë të mos u imponohen rregulla që nuk vlejnë për konkurrentët jashtë bllokut.

Ai e përshkroi botën e sotme si një vend në çrregullim ku ndryshimet klimatike po nxitojnë, SHBA-ja nuk është më një garantues i sigurt i sigurisë, Rusia ka ndërprerë energjinë e lirë dhe Kina është kthyer në një rival të ashpër. Në këtë situatë, Macron theksoi se evropianët janë vetëm, por kanë njëri-tjetrin si një forcë prej 450 milionë njerëzish.

Ai përfundoi duke thënë se shndërrimi në fuqi është përmbushja e aventurës evropiane, duke kujtuar se ndonëse shtetet u bashkuan për të ndaluar luftën dhe për të ndërtuar një treg, ato gjithmonë e kishin ndaluar veten të mendonin për pushtetin.

Lidhur me tensionet e fundit me Washingtonin, ai paralajmëroi evropianët që të mos mashtrohen nga tërheqjet e përkohshme të SHBA-së, duke thënë se ekziston një tendencë frikacake për t’u qetësuar pas çdo krize, ndërkohë që rreziqet mbeten reale dhe të vazhdueshme.

 

 

Continue Reading

Lajmet

FSK në ushtrimin “Dynamic Front 26” në Gjermani

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një togë të mortajave.

“Dynamic Front është një ushtrim shumëkombësh që teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s dhe partnerëve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt”, thuhet në njoftimin e FSK-së, duke bërë të ditur se ushtrimi po zhvillohet paralelisht në Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

FSK ka zbarkuar në Gjermani, në zonën stërvitore Grafenwöhr, me kapacitetet e veta logjistike, përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin.

“Togu i mortajave me mortaja 120 mm ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat italiane”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit “Dynamic Front 26”, FSK ka demonstruar aftësitë e saj në qitje ditën dhe natën, ndërsa “çdo ditë po dëshmon profesionalizëm dhe disiplinë duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë”.

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion

Published

on

By

Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.

Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.

Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.

Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild

Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.

Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.

Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.

Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara