Aktualitet

AAK vendos në Kuvend pankartat ” Voto për trustin”

Ata këto mbishkrime i vendosen te foltorja e Kuvendit dhe ulëset e ministrave dhe kryeministrit.

Published

on

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një aksion simbolik nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat vendosën pankartat me mbishkrimet “Voto për trustin”. Ata këto mbishkrime i vendosen te foltorja e Kuvendit dhe ulëset e ministrave dhe kryeministrit.

E deri ndodhi ky aksion në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu u shpreh se qytetarëve po u faturohet energjia elektrike me çmime të shtrenjta përkundër vendimeve të gjykatës të cilat ZRRE nuk po i respekton.

“Ky bord i papërgjegjshëm dhe joprofesional i përzgjedhur nga qeveria e Albin Kurtit dhe i zgjedhur në këtë Kuvend nga kjo shumicë parlamentare në vend që urgjent të zbatoj vendimet e dy gjykatave, ata kanë vendosur që të abuzojnë me detyrën zyrtare me të vetmin qëllim që t’u krijojnë përfitime të paligjshme në kurriz të qytetarëve për dy kompanitë private që janë KEDS dhe KESCO…..Vendimin e kontestuar të ZRRE-së, e ka shtyrë gjykata, prandaj nuk ka vendim të tillë të ZRRE-së, kjo e fundit duhet t’i kthej tarifat e lira të energjisë elektrike e ky do të duhej të ishte zbatimi më i drejtë dhe më i duhur i vendimit të gjykatës”, u shpreh ajo.

Deputetja e PDK-së i bëri thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të kërkojë falje dhe të jap sqarime rreth tarifave të shtrenjta të cilat i ka pezulluar edhe Gjykata e Apelit.

“Nga kjo foltore i bëjë thirrje publikisht presidentes, Osmani që të dal para qytetarëve të saj e para t’iu kërkoj falje atyre se pse ka kërkuar që t’u ngritët çmimi i energjisë elektrike dhe e dyta të deklarohet pas opinionit të institucionit të Avokatit të Popullit se tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE dhe të kontestuara në gjykatë janë tërësisht diskriminuese dhe shkelin liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Prandaj e treta kërkoj që të deklarohet presidentja lidhur me mos zbatimin e dy vendimeve të gjykatave nga ana e ZRRE pasi njëra nga kompetencat kryesore është sigurimi i funksionimit demokratik të institucioneve… sot presidentja duhet të dal dhe të kërkoj falje para qytetarëve. Zonja presidente ju me Kushtetutë përfaqësoni unitetin e popullit prandaj dilni para popullit dhe jepni sqarime para tij se për njerëzit e pushtetit juaj ligji nuk vlen, se si ata janë mbi ligjin dhe se si ata nuk i zbatojnë vendimet e gjykatave të Kosovës se si ju i keni mbyllur sytë dhe veshët para kësaj padrejtësie që po u ndodh qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.

Sport

Kritika të ashpra për Edon Zhegrovën pas ndeshjes me Bolognan

Published

on

By

Paraqitja e Edon Zhegrovës në sfidën kundër Bolognas ka ngjallur pakënaqësi te stafi teknik i Juventusit.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka kritikuar ashpër anësorin e Kosovës për mungesë të disiplinës taktike, lëvizje të paqëndrueshme në fushë dhe vendimmarrje të gabuara në momente kyçe të lojës.

Ky reagim vjen në një kohë kur hapësira për Zhegrovën ka qenë mjaft e kufizuar. Para aktivizimit në ndeshjen ndaj Bolognas, ai ishte paraqitur me fanellën bardhezi vetëm tre minuta në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe inkuadrimin e tij në sfidën ndaj Sassuolos.

Kritikat e fundit mund të vështirësojnë më tej pozitën e tij në formacion, duke vënë në pah vështirësitë e përshtatjes me kërkesat taktike të skuadrës torineze.

Continue Reading

Lajmet

Reformat në drejtësi dhe zgjedhja e Kryeprokurorit: Haxhiu pret në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe njëherësh Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi.

Pjesë e këtij diskutimi ishin sfidat dhe arritjet me të cilat po përballet sistemi prokurorial në Kosovë. Në takim u diskutua edhe për reformat e nevojshme në drejtësi dhe për procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, shkruan Haxhiu.

Ndërsa, një temë tjetër që u ngrit në këtë takim ishin edhe nevojat buxhetore e infrastrukturore, si dhe nevojat për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional, sipas Haxhiut.

Tutje, u.d. presidentja Haxhiu, drejtuesit të Këshillit Prokurorial ia ka riafirmuar përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Continue Reading

Sport

Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në aksion gjatë muajit qershor për t’u përballur me Luksemburgun në një ndeshje miqësore. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja zyrtare mes dy federatave.

Sfida do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kjo ndeshje do t’u shërbejë kuqezinjve si një mundësi për të testuar formën e skuadrës përpara sfidave të ardhshme zyrtare.

Përveç ballafaqimit me Luksemburgun, FSHF-ja njofton se është në bisedime e sipër për të konfirmuar edhe një kundërshtar të dytë për një tjetër miqësore brenda këtij muaji. Detajet për ndeshjen e dytë pritet të publikohen në ditët në vijim.

Continue Reading

Lajmet

Përurohet renovimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK

Published

on

By

Sot është përuruar transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas përfundimit të punimeve për modernizimin e hapësirave të saj.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit dhe Ambasadori i Luksemburgut, shtet ky që mbështeti financiarisht projektin.

Projekti ka përfshirë renovimin e një hapësire prej rreth 400 metrash katrorë, e cila është përshtatur për nevojat e shërbimeve kardiologjike.

Pjesë e këtij investimi është edhe funksionalizimi i Cath-Lab-it (Laboratorit të Kateterizimit) dhe vendosja e një angiografi të ri, pajisje këto që shërbejnë për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Sipas njoftimit, ky transformim ka përfshirë edhe njësinë gjysmë-intenzive, punimet e së cilës kishin nisur në prill të këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se ky renovim synon rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve dhe përmirësimin e kushteve të punës për stafin mjekësor.

Lidhur me rëndësinë e këtyre punimeve, Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky ndryshim është komfort standardeve moderne.

“Një hapësirë prej rreth 400 metrash katrorë është transformuar sipas standardeve moderne spitalore, duke krijuar kushte më të mira për mjekët, specialistët, infermierët dhe mbi të gjitha, kushte më dinjitoze për shërim të plotë e më të shpejtë për pacientët tanë”, deklaroi Kryeminstri Kurti.

 

Continue Reading

Të kërkuara