Lajmet

AAK kërkon të përshpejtohet Ligji i Pagave

AAK e përkrah Ligjin për Paga.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që sa më parë të vijë për votim Ligji i Pagave, për të cilën thonë se do ta votojnë.

Deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga mazhoranca që ta votojnë edhe Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

“Ne si AAK gjithmonë e kemi shtyrë këtë çështjen Ligjit të Pagave përpara dhe do të shohim se si do të rrjedhë puna e kësaj. Në momentin që do të vijë në kuvend ne patjetër që do ta votojmë mirëpo jo me këto ndryshime. Duhet të punohet ende për Ligjin e Pagave. Edhe ne si AAK e kemi përkrahur dhe shpresojmë që të enjten do të jetë diskutimi për Trustin dhe besoj që do të kalojë sepse populli po do të votojë trustin dhe ato janë paratë e tyre. Atëherë iu mbetet përgjegjësi qeverisë”, ka thënë ajo.

Lajmet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 15:00 për diskutime në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në fokus të mbledhjes do të jenë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i përbërjes së Komisioneve Komunale Zgjedhore për procesin zgjedhor që po afrohet, njoftoi KQZ-ja.

Continue Reading

Lajmet

LDK organizon mbledhje përkujtimore për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Published

on

By

Në nderim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, sot do të mbahet një mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bukoshi ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë një nga figurat kryesore të udhëheqjes së Kosovës në periudhën e vështirë të viteve 1991-1999, si kryeministër i Qeverisë në mërgim.

Pas luftës, Bukoshi vazhdoi angazhimin politik si deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vijon sot

Published

on

By

Pas shumë tentimeve pa sukses, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt pritet të takohen sot sërish në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar seancën konstituive dhe për të tentuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është përpjekja e 30-të për ta formuar legjislaturën e re.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, të hënën Kuvendi vijoi me pikën e mbetur në rend dite – formimin e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Dehari i bëri thirrje edhe një herë subjekteve që ende nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në komision (PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma), por nuk pati ndonjë përgjigje nga këto grupe parlamentare.

Përbërja e deritanishme e komisionit u hodh në votim dhe u miratua me 53 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca do të vazhdojë sot, më 11 qershor, duke filluar nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sot sërish para Gjykatës

Published

on

By

Të akuzuarit në rastin “Banjska” do të paraqiten sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e mbajtur më 9 prill, tre të akuzuarit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Të tre ndodhen aktualisht në masë paraburgimi.

Në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë policorë: Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe Çlirim Shaqiri, i cili gjithashtu kishte pësuar lëndime në të njëjtin incident.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik – kompania “RAD D.O.O”. Në krye të listës së të akuzuarve figuron Milan Radoiçiq.

Continue Reading

Të kërkuara