Lajmet

AAK-ja shpall zgjedhjet e brendshme, Tahiri thotë se s’ka asnjë kandidat për kryetar

Tahiri tha se për këtë proces janë përgatitur qe gati pesë muaj.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpallur zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur strukturat e reja të partisë.

Sekretari i kësaj partie, Besnik Tahiri, tha në një prononcim për Ekonomia Online se për këtë proces janë përgatitur qe gati pesë muaj. Por sipas tij, zgjedhjet në parti janë edhe reflektim i atyre lokale të mbajtura 17 tetor. Ai ka sqaruar se deri më tani askush nuk ka shprehur gatishmërinë të kandidojë për kreun e partisë.

“Për momentin nuk ka asnjë kandidaturë për kryetar partie. E kemi një kryetar partie. Kemi hap procesin zgjedhor në të gjitha nivelet e partisë duke filluar prej nivelit më të lartë e deri tek niveli i nëndegës. Do të jetë proces diku rreth pesë mujor i organizuar. Ky vendim ka qenë po ashtu edhe si reflektim i zgjedhjeve të fundit edhe zgjedhjeve të më hershme do të thotë”, deklaroi ai.

Duke komentuar pozicionin e partisë në nivel vendi ai thotë se edhe pse kanë marrë 12%, kjo nuk është e mjaftueshme dhe se do të bëjnë reformë të thellë.

Tahiri thotë se duhet reflektim serioz ngase në disa komuna kanë pasur rezultatet shumë të dobëta.

“Në këto zgjedhje ne kemi dalë shumë stabil, kemi dalë parti në nivel vendi mbi 12%, me qeverisje jemi partia e tretë në vend me komuna, para Vetëvendosjes. Mirëpo kjo nuk është boll, ne do të bëjmë një reformë të thellë, një riorganizim do të hapim partinë për të gjithë ata që mendojnë në kauzën tonë, në kauzë të djathtë kombëtare të palëkundur edhe kur ka presione të mëdha, gjithmonë në një drejtim të qartë të djathtë kombëtar në funksion të mbrojtjes së interesit qytetar dhe kombëtar. Në disa komuna ne kemi pasur rezultat të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu edhe Istogun. Në disa komuna kemi pasur ngritje të votës si në Prishtinë e Podujevë dhe në Kamenicë e në disa komuna të tjera. Në disa komuna jemi shumë dobët, duhet me bë një reflektim serioz se çka do të bëjmë. Ky reflektim vjen do të thotë edhe prej pozitës zgjedhore edhe prej analizave që bëhen të brendshme. Kemi pas reflektime më të thjeshta. Domethënë ne kemi pas një takim javën e kaluar ku kemi diskutuar hapur, Kryetari, nënkryetar, sekretar. Edhe vendimi për zgjedhje vjen si rezultat i një reflektimi serioz”, deklaroi Tahiri.

Shpalljen e zgjedhjeve për parinë e paritë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj më 23 nëntor.

Lajmet

Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri të Kosovës

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, të cilët dyshohen për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit D.M., D.D., M.R., N.J., N.O. dhe S.V. dyshohen se, nga 10 deri më 29 dhjetor 2022, në komunat veriore të Kosovës kanë vepruar në bashkëkryerje për të penguar institucionet e Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe vendosjen e rendit kushtetues.

Aktakuza thotë se ata kanë organizuar dhe vendosur barrikada në rrugët kryesore duke përdorur mjete të rënda, përfshirë kamionë me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Sipas Prokurorisë, anëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm të sulmonin zyrtarët policorë në rast të ndërhyrjes për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes.

Ndërkohë, hetimet ndaj 11 personave të tjerë janë pezulluar përkohësisht, pasi ata ende nuk janë të arritshëm për organet e ndjekjes.

Barrikadat në veri ishin ngritur pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili më vonë u dënua me dy vjet burgim për organizimin e sulmit ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sonte në koncertin përmbyllës të Chopin Piano Fest

Published

on

Prishtina do të mirëpresë sonte një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, me koncertin përmbyllës të edicionit 2026 të festivalit Chopin Piano Fest.

Në skenën e Klan Arenës do të ngjitet pianisti i njohur turk Fazıl Say, i cili do të performojë së bashku me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e maestro Aurélien Azan Zielinski.

Koncerti, që nis në orën 19:30, pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, duke kurorëzuar programin e festivalit me interpretimin e njërit prej pianistëve më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.

Për publikun kosovar, kjo paraqitje përfaqëson një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër virtuozitetin e Fazıl Say, i njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në muzikën klasike bashkëkohore.

Koncerti përmbyll një tjetër edicion të suksesshëm të Chopin Piano Fest, festival që prej vitesh sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës klasike nga mbarë bota./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inflacioni në Kosovë arrin 6,8 për qind në maj 2026 

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026, duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100 dhe metodologji të përditësuar.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e inflacionit vjetor në muajin maj 2026 ka arritur në 6,8 për qind, ndërsa krahasuar me muajin prill 2026 është shënuar rënie prej 0,4 për qind në nivel mujor. ASK ka bërë të ditur se indeksi i përgjithshëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në maj 2026 ishte 6,8 për qind më i lartë krahasuar me majin e vitit 2025.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga transporti me 14,1 për qind, strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 13,2 për qind, si dhe pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5,6 për qind.

Rritje janë regjistruar edhe në restorante dhe shërbime akomodimi me 5,3 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike me 5,1 për qind, shëndetësi me 4,1 për qind, mobilje dhe pajisje shtëpiake me 3,6 për qind, si dhe në kategori të tjera si rekreacioni, veshja dhe komunikimi. Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore me 0,6 për qind.

Sa i përket ndryshimeve mujore, ASK ka bërë të ditur se në maj 2026 krahasuar me prillin 2026 është shënuar rënie prej 0,4 për qind.

Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve në transport me 2,0 për qind, strehim dhe energji me 0,7 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike me 0,2 për qind, si dhe në disa kategori të tjera me luhatje më të vogla.

Në anën tjetër, rritje mujore e çmimeve është regjistruar në pijet alkoolike dhe duhan me 0,7 për qind, shëndetësi me 0,7 për qind, mobilje dhe pajisje shtëpiake me 0,6 për qind, si dhe në kategori si informacioni, veshja dhe shërbimet e restoranteve. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Kosovë për sulm ndaj zyrtarit policor

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv me 0.72 promilë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mesnatës më 09.06.2026, ndërsa më 10.06.2026 policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në stacion policor derisa t’i kalojë gjendja e dehjes.

I dyshuari, mashkull kosovar, po trajtohet sipas procedurave ligjore, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara