Lajmet

AAK-ja kërkon që dinari të mos jetë “mollë sherri” drejt BE-së, VV-ja përmend lehtësirat për qytetarët serbë

Tahiri thotë se çështja e dinarit nuk është dashur të diskutohet fare në Bruksel, pasi Kosova që nga viti 2002 operon me valutën euro.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po krijon tema që janë në dëm të qytetarëve, siç është çështja e dinarit, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se në Bruksel guvernatori ka sqaruar për lehtësirat për qytetarët në atë pjesë të veriut.

Nga VV-ja kanë përmendur lehtësirat që po u mundëson Banka Qendrore sa i përket këmbimit valutor, ndërkaq nga AAK-ja kërkojnë më shumë kujdes, në mënyrë që kjo temë të mos bëhet “mollë sherri” në rrugëtimin drejt integrimit Evropian.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, thotë se çështja e dinarit nuk është dashur të diskutohet fare në Bruksel, pasi Kosova që nga viti 2002 operon me valutën euro. Ai thotë se Qeveria po krijon tema që e pengojnë përparimin e Kosovës.

“Çështja e dinarit është vendim i brendshëm i Kosovës. Valuta euro është valutë tash e 22 vite dhe nuk duhet të diskutohet as në Bruksel e askund tjetër. Problemi qëndron se kjo qeveri do të thotë i nxjerr disa tema pa kurrfarë nevoja që pastaj kthehen në tema që e pengojnë ecjen e Kosovës përpara dhe në veçanti e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e vet në formësimin dhe forcimin e subjektivitetit të vet ndërkombëtar. Kjo ka ndodhur, pra nuk duhet diskutohet dinari askund mirëpo duhet të trajtohet me partnerët tanë Kosovë për me u gjet një zgjidhje. Valuta është e vetme dinari mirëpo është tepër më rendësi që kjo të mos na bëhet mollë sherri në rrugëtimin tonë drejt integrimit tonë Evropian”, u shpreh Tahiri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë se Banka Qendrore ka ofruar shumë lehtësira për qytetarët në atë pjesë sa i përket shërbimeve bankare.

“Unë mendoj që është qartësuar me vizitën që zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës që e kanë bërë në Bruksel. Guvernatori i Bankës Qendrore e dha njoftimin lidhje me të gjitha sqarimet që ka pasur nevojë të diskutohen me të gjitha palët e interesuara në Bruksel në lidhje me lehtësirat që Banka Qendrore e Kosovës ka ofruar për të gjithë qytetarët në pjesën veriore të Kosovës me qëllim që ata të mos kenë as një vështirësi sa i takon qasjes në shërbimet bankare”, thotë Hyseni.

“Unë konsideroj që BQK e ka vullnetin dhe gatishmërinë e plotë që çdo sqarim i mëtutjeshëm i nevojshëm të bëhet për qytetarët në pjesën veriore të Kosovës me qëllim që ata të ndihen qytetarë maksimalisht të privilegjuar sa i takon qasjes në të gjitha shërbimet bankare, përfshirë edhe llogarit me kushte minimale apo pa pas nevojë të paguhet për to por edhe me lehtësira të tjera të cilat janë të proceduara saktësisht nga masat që Banka Qendrore e Kosovës ka marrë me qëllim që të lehtësoj të gjitha transaksionet e mundshme bankare për qytetarët në pjesën veriore të vendit”, u shpreh ai.

Vendi

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Vendi

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Botë

Rubio: Një “aktor i huaj” i përfshirë në komplotin e dyshuar për bombë pranë bazës ushtarake në Britani

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.

Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.

Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.

Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Continue Reading

Lajmet

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara