Published
3 years agoon
By
UBT newsNgacmuesit e botës kanë arritur të thyejnë shpirtin e udhëheqëses tonë më të kujdesshme, shkroi në një editorial të saj gazeta neo–zelandeze “New Zealand Herald”. Kryeministrja Jacinda Ardern habiti botën javën e kaluar kur njoftoi dorëheqjen e saj përpara zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen këtë vit.
E zgjedhur në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare, si kryeministrja më e re në botë, Ardern e mori detyrën me një entuziazëm të madh, të sintetizuar në moton: “Le ta bëjmë këtë!”
Duke ofruar “përqafime dhe përshëndetje formale”, ajo predikoi dashamirësi në qeverisje. Por 5 vite sulmesh në internet – nga ata që aktori Sam Neill i quajti një “grumbull ngacmuesish dhe mizogjenësh” – ia dolën që ta lodhin. Dhe më shumë se 5 vite më vonë Ardern është e rraskapitur dhe e ezauruar nga nervat.
Muajin e kaluar ajo u kap me mikrofonin hapur duke e quajtur “arrogant” një ligjvënës neo-zelandez. Ardern nuk e fajësoi për largimin turmën e kritikëve të saj në internet. Ajo tha vetëm kaq: “Unë e di se çfarë kërkon kjo punë, dhe e di që nuk kam më mjaftueshëm energji për ta bërë atë në mënyrën e duhur”.
Por dorëheqja e saj e hershme “është një dëshmi rrëqethëse e fuqisë së negativitetit”. Ardernka shumë arsye për të qenë krenare me veten, shkruan Matthew Knott në gazetën australiane “The Age”. Në një epokë të konservatorëve të dorës së fortë si Donald Trump në SHBA dhe Jair Bolsonaro në Brazil, ajo “u dallua” si një “udhëheqëse e re progresive globale” duke e ngritur “në lartësi të paprecedenta statusin global të Zelandës së Re”.
Shtatzënë gjatë muajve të parë në detyrë, ajo hoqi dorë nga pushimi i lehonisë, duke i dhënë gji fëmijës teksa ishte në punë. Dhe rrezatonte qetësi edhe në mesin e krizave. Kur një person i armatosur vrau 51 besimtarë në 2 xhami në qytetin e Christchurch në vitin 2019, Ardern ngushëlloi besimtarët myslimanë, e veshur me hixhab, dhe më pas mori shumë shpejt masa për të ashpërsuar ligjet mbi mbajtjen e armëve.
Një vit më vonë u shfaq pandemia, dhe ajo mbylli menjëherë kufijtë e Zelandës së Re, duke e mbajtur virusin larg për muaj të tërë. Politika e saj e “vijës së ashpër” për zero raste me Covid-19, bëri që Zelanda e Re të kishte një nga nivelet më të ulëta në botë të vdekjeve nga Covid-19. Megjithatë ajo qasje shkaktoi një reagim të fortë nga kundërshtarët e vaksinave dhe popullariteti i saj ra ndjeshëm.
Sidoqoftë, mishërimi i udhëheqjes “së dhembshur” e bëri atë një personazh të famshëm global. Adhurimi prej heroine solli edhe rënien e Ardern mendon Ross Clark në një artikull në britaniken “The Telegraph”. Ajo u miklua nga buja e madhe rreth saj, duke mbetur e verbër ndaj gabimeve “të vetë–shkaktuara”.
Në një vend ku bujqësia është sektori kryesor, ajo zhvilloi një “luftë kundër fermerëve” me “axhendën e saj ekstreme të ndryshimeve klimatike”, dhe më pas “i mungonte ashpërsia” për të luftuar kundër reagimeve të parashikueshme.
E mësuar me lavdërimet universale, Ardern dha dorëheqjen sepse nuk mund të “përballonte dot më rrëzimin e aureolës së saj”. Megjithatë, nuk ishin “kritikat e vlefshme” ato që në fund e rrëzuan shkruan Michelle Duff në Stuff.co.nz.
Përgjegjës ishte një “ekosistem konspirativ” në internet që e cilësoi atë si një “djall”, dhe që nxiti një ortek “abuzimesh të poshtra dhe toksike”, ku përfshiheshin një mori kërcënimesh përdhunimi, torture dhe vrasje.
Sa herë që dilte në publik, makina e saj ndiqej nga protestuesit që e quanin ‘tradhtare’. Edhe pasi u forcuan masat e sigurisë “siguria e saj ishte e pamundur të garantohej. Madje ajo u detyrua të anulonte dasmën e saj. Historia e udhëheqëses së re të Zelandës së Re, në fillim shumë premtuese, pati një fund “të frikshëm”. Cila grua do të guxojë tani që të kërkojë poste të larta?”./ The Week – Bota.al/
Lajmet
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare
Published
17 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.
Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.
Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.
Lajmet
Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
Published
17 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.
Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.
“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.
Lajmet
UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik
Published
19 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.
Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.
“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.
Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.
Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.
Lajmet
5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë
Published
19 hours agoon
February 24, 2026By
UBTNews
Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.
Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.
Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.
Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.
/Kosovapress/
700 mijë euro të paqarta, Sigal Prishtina: Nuk dorëzohemi
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare
Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike
UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik
5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë
Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2027
REL: Kosova dhe Ukraina: Kur historia përsërit pamjet e saj
Ylli i Javës-Ruben Silva Richards
Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, paraburgim 30 ditësh
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
