Magazinë

A shkakton artrit kërcitja e gishtave? Ja çfarë thonë studimet, sipas BBC

Published

on

Kërcitja e gishtave është një zakon i përhapur te shumë njerëz, por për vite me radhë është shoqëruar me një paralajmërim të njohur: se kjo mund të shkaktojë artrit. Megjithatë, studimet shkencore nuk e mbështesin këtë pretendim.

Sipas një artikulli të publikuar nga BBC, kërcitja e nyjeve në shumicën e rasteve konsiderohet një proces normal fiziologjik dhe nuk ka dëshmi se shkakton osteoartrit.

BBC sjell edhe rastin e veçantë të Donald Unger, i cili për 50 vjet kërciti vetëm nyjet e dorës së majtë, ndërsa dorën e djathtë e la pa i kërcitur. Në moshën 72-vjeçare, ai bëri rrezet X të të dyja duarve dhe nuk u gjetën shenja artriti apo dallime të dukshme mes tyre.

Pse kërcasin gishtat?

Sipas BBC, nyjet janë të rrethuara nga lëngu sinovial, i cili shërben si lubrifikues. Kur nyja tërhiqet, përkulet ose zgjerohet, ndryshon përkohësisht presioni brenda saj dhe nga lëngu formohen flluska gazi.

Kërcitja që dëgjojmë lidhet me formimin dhe kolapsin e këtyre flluskave. Tingulli mund të jetë mjaft i fortë, ndërsa një studim me ultratinguj e ka përshkruar momentin e kërcitjes në nyje si të ngjashëm me një “fishekzjarr” që shpërthen.

A shkakton artrit?

Ky është ndoshta shqetësimi më i madh i njerëzve që e kanë këtë zakon. Por, sipas studimeve të cituara nga BBC, nuk është gjetur lidhje mes kërcitjes së gishtave dhe zhvillimit të osteoartritit.

Një studim i vitit 1975, ku u përfshinë banorë të një shtëpie të të moshuarve, gjeti norma të ngjashme të artritit degjenerativ te personat që kërcisnin gishtat dhe te ata që nuk e bënin këtë.

Edhe një studim më i vonshëm, i cili krahasoi 215 pacientë me osteoartrit me persona pa këtë sëmundje, arriti në përfundimin se as shpeshtësia dhe as kohëzgjatja e kërcitjes së gishtave gjatë jetës nuk ndikonin në rrezikun për osteoartrit.

Po forca e dorës?

Edhe pretendimi se kërcitja e vazhdueshme dobëson forcën e dorës nuk është vërtetuar bindshëm. Një studim i vitit 1990 raportoi forcë më të dobët të kapjes dhe më shumë ënjtje te personat që kërcisnin gishtat, por një studim i vitit 2017 nuk gjeti lidhje mes këtij zakoni dhe dobësimit të forcës së dorës.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i forcës gjatë kërcitjes mund të shkaktojë dëmtime. Janë raportuar raste të ndrydhjeve të gishtave te persona që kanë ushtruar forcë të tepruar vetëm për të prodhuar tingullin e kërcitjes.

Në përgjithësi, nëse kërcitja nuk shoqërohet me dhimbje, ënjtje apo probleme në lëvizjen e nyjeve, ajo konsiderohet kryesisht e padëmshme.

BBC thekson gjithashtu se për disa njerëz kërcitja mund të japë një ndjesi lehtësimi dhe një rritje të përkohshme të lëvizshmërisë së nyjes.

Pra, nëse e keni zakon të kërcisni gishtat, nuk ka prova të forta se kjo do t’ju shkaktojë artrit. Megjithatë, këshilla është të shmangni përdorimin e forcës së tepërt dhe të kërkoni këshillë mjekësore nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje ose ënjtje.

BBC ka publikuar këto të dhëna duke u bazuar në studime shkencore dhe mendimet e ekspertëve të fushës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara