Lajmet

A po përparojnë trupat ukrainase në anën tjetër të Dnipros?

Published

on

Forcat ukrainase kanë bërë një “përparim” përtej lumit Dnipro, ka pohuar një bloger ushtarak rus.

Blogeri i njohur rus “Rybar” pohoi të martën mbrëma se formacionet ukrainase që vepronin pranë urës së shkatërruar Antonivsky kishin avancuar dhe kishin pushtuar fshatin Poyma.

Nuk është hera e parë që Ukraina thuhet se ka kaluar lumin, por raporti i Rybar për një “përparim” është interesant.

Nëse forcat e Kievit janë në gjendje të krijojnë një urë të vërtetë në anën e kundërt të Dnipro-s, mund t’u mundësojë atyre të kalojnë jo vetëm trupa, por edhe tanke dhe artileri përtej lumit.

Kjo do të zgjeronte më tej forcat ruse, të cilave tashmë u duhet të frenojnë presionin ukrainas përgjatë vijës së gjatë të frontit.

Rybar vazhdoi, “Pas mbërritjes së përforcimeve, Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhduan dhe ishin në gjendje të arrinin në periferi veriore të Peschanivkas. Luftimet në zonë vazhdojnë”./UBTNews/

Vendi

Shtyhet seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen

Published

on

By

Vazhdimi i seancës së Kuvendit me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola, deklaroi se shtyrja e seancës erdhi pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve politikë të këtyre grupeve.

Para orës 10:00, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa të dy u panë duke diskutuar edhe para nisjes së planifikuar të seancës. Pas takimit, Çitaku tha se nuk ka dallime për përmbajtjen e Ligjit, por vetëm për çështje procedurale.

Në rendin e ditës të kësaj seance, krahas rishqyrtimit të Ligjit që synon t’ia kufizojë mandatin Speciales, ishin paraparë edhe votimi i propozimrezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, si dhe votimi i propozimrezolutës nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Vonohet seanca për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten dhe ishte thirrur të vazhdonte në orën 10:00, nuk ka nisur ende edhe pse ka kaluar më shumë se një orë.

Në rendin e ditës të kësaj seance është përfshirë edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, është raportuar se ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se nuk ka dallime për përmbajtjen e ligjit, por vetëm sa i përket procedurave.

Për sot është paraparë të mbahet edhe një seancë e re plenare me 12 pika të rendit të ditës, fillimi i së cilës ishte planifikuar në orën 11:00. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

UBT pjesë e punëtorisë ndërkombëtare në Rodos në kuadër të projektit CORE ED Academy

Published

on

By

UBT është përfaqësuar në punëtorinë dyditore të mbajtur në Rodos të Greqisë, në kuadër të projektit “CORE ED Academy”, me temë “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Aktiviteti është zhvilluar në hapësirat e University of the Aegean, ku partnerët e projektit janë mbledhur për të bashkëpunuar dhe diskutuar rreth zhvillimit dhe avancimit të fushës së drejtësisë për të mitur.

Gjatë punëtorisë, fokusi kryesor ishte te rishikimi dhe validimi i profileve profesionale të përditësuara, duke vendosur qasjen pedagogjike në plan të parë për përgatitjen dhe trajnimin e profesionistëve që punojnë me të miturit.

Nga stafi i UBT-së, në këtë punëtori e pranishme ishte Dekania e Fakultetit të Psikologjisë, Prof. Dr. Denis Çelçima dhe Prof. Dr Bleta Brovina.

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë së Veriut për mashtrim me prona, dëmi arrin në 320 mijë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, përmes përdorimit të autorizimeve të falsifikuara për shitjen e pronave në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, e pandehura dyshohet se kishte përdorur një autorizim të falsifikuar, kinse të lëshuar nga xhaxhai i saj, për të shitur pronat e tij në Kosovë.

Në bazë të aktakuzës, më 13 nëntor 2024, ajo dyshohet se kishte paraqitur dokumentacionin e falsifikuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me qëllim që të ndikonte në vendimmarrjen për njohjen e së drejtës së pronësisë mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviç, në Komunën e Shtimes. Prokuroria pretendon se përmes këtyre dokumenteve, gjykata kishte njohur të drejtën e pronësisë për një person tjetër.

Po ashtu, e pandehura akuzohet se gjatë vitit 2016 kishte mashtruar një blerës, duke ia fshehur faktin se nuk kishte autorizim të vlefshëm për shitjen e pronës. Pagesat bankare ishin bërë në emër të saj, ndërsa dëmi i shkaktuar, sipas Prokurorisë, arrin në 200 mijë euro.

Një rast tjetër i ngjashëm dyshohet se kishte ndodhur në vitin 2018, kur e pandehura kishte lidhur një parakontratë për shitblerjen e një prone në vlerë prej 170 mijë eurosh. Sipas aktakuzës, përmes përdorimit të autorizimit të falsifikuar, ajo kishte arritur që blerësit t’i njihej e drejta e pronësisë, duke i shkaktuar dëm pasuror prej 120 mijë eurosh.

Prokuroria e ngarkon të pandehurën me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara