Agjërimi 24-orësh përfshin faza të ndryshme të përdorimit të energjisë nga trupi. Gjatë tetë orëve të para, trupi përdor glukozën dhe glikogjenin nga vakti i fundit.
Nga ora 8 deri në 16, kalon në djegien e yndyrnave, një proces që ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit.
Pas 16 orësh aktivizohet autofagjia, ku dihet se trupi përdor ketonet për energji dhe po ashtu nis rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar përqendrimin dhe vitalitetin.
Rreth 24 orësh, rritet sekrecioni i hormonit të rritjes dhe aktiviteti i enzimave që mbështesin rigjenerimin dhe ngadalësojnë plakjen.
Agjërimi 24-orësh ka përfitime të shumta të dokumentuara shkencërisht, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, shëndetin e zemrës dhe metabolizmin. Mbështet shëndetin e trurit, përmirëson kujtesën dhe mund të mbrojë nga sëmundjet neurodegjenerative.
Rritja e hormonit të rritjes dhe aktivizimi i autofagjisë ndihmojnë në ruajtjen e muskujve, djegien e yndyrës dhe rigjenerimin qelizor.
Megjithatë, ky lloj agjërimi nuk është i përshtatshëm për të gjithë sepse shkakton lodhje, marramendje, nervozizëm e ulje të përqendrimit.
Praktikat ekstreme mund të rrisin rrezikun kardiovaskular, ndërsa agjërimet më të gjata se 36 orë çojnë në hipoglicemi ose çrregullime elektrolitike. Nuk rekomandohet për personat me diabet, shtatzënat, fëmijët, adoleshentët ose ata me çrregullime të të ushqyerit.
Çelësi është të dëgjoni trupin tuaj dhe të konsultoheni me një specialist përpara se të praktikoni agjërimin 24-orësh.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/