Kuriozitete

A na bëjnë më të fortë fatkeqësitë? Shkencëtarët thonë që jo gjithmonë

Qëndrueshmëria i referohet në përgjithësi aftësisë për të trajtuar format e rënda të stresit.

Publikuar

Ekziston një thënie e vjetër, sipas së cilës fatkeqësitë e bëjnë më të fortë njeriun. Por jeta reale tregon se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Gjithsesi kjo shprehje nxjerr në pah një debat në zhvillim mes shkencëtarëve në lidhje me rezistencën e njeriut përballë vuajtjeve.

Pas ngjarjeve dhe krizave traumatike si abuzimi në fëmijëri, dhuna me armë apo një pandemi, çfarë e shpjegon se pse disa njerëz bëhen më të fortë, ndërsa të tjerë e kanë shumë të vështirët’i përballojnë sfidat? A ndikon natyra, gjenet dhe tiparet e tjera? Apo kjo ushqehet ngapërvojat e jetës dhe ndërveprimet sociale?

Dekada kërkimesh, tregojnë se që të dyja luajnë një rol, por që asnjëra nuk e vulos fatin e një personi. Edhe pse shkencëtarët përdorin përkufizime të ndryshme, qëndrueshmëria i referohet në përgjithësi aftësisë për të trajtuar format e rënda të stresit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë “ai përfshin sjellje, mendime dhe veprime, të cilatmund të mësohen dhe zhvillohen nga kushdo”. Por provat shkencore tregojnë se një përpjekje e tillë është më e vështirë për disa njerëz, për shkak të gjenetikës, biologjisë dhe rrethanave të jetës.

Një hulumtimi historik i kryer në SHBA në mesin e viteve 1990, i lidhi përvojat e pafavorshme të fëmijërisë me shëndetin e dobët mendor dhe fizik në moshë madhore. Ai zbuloi se çdo fatkeqësi shtesë shtonte rreziqet për më vonë. Shkencëtarët kanë kryer shumëstudime në përpjekje për të gjetur përgjigjen se pse disa fëmijë janë më të prekshëm ndaj atyre përvojave se të tjerët.

Pediatri dhe studiuesi nga Kalifornia, dr.Tomas Bojs, vendosi të investigonte më thellë në këtë pyetje për shkak të historisë së tij familjare. Ai dhe motra e tij, e cila është 2 vjet më e vogël, ishin viktima të rrethanave familjare të trazuara. Kur u rrit, jeta e Bojs dukej e bekuar nga fati i mirë, ndërsa motra e tij u zhyt në vështirësi dhe u prek nga sëmundje mendore.

Në testet laboratorike, Bojs zbuloi se rreth 1 në 5 fëmijë kanë reagime të larta biologjike ndaj stresit. Ai vuri re shenja të hiperaktivitetit në reagimin luftarak të trurit të tyre, si dhe në hormonet e stresit. Po ashtu, provat e botës reale treguan se kur rriten në situata stresuese familjare, fëmijët kanë një shkallë më të lartë të problemeve fizike dhe mendore.

Por provat, tregojnë gjithashtu se këta fëmijë janë tepër të ndjeshëm, dhe mund të kenëshumë sukses nëse kanë prindër edukues dhe mbështetës, thotë Bojs. Ananda Amstadter, e cila studion stresin traumatik dhe gjenetikën në Universitetin Komonuelth në Virxhinia, tha se hulumtimi i saj sugjeron se qëndrueshmëria ndaj stresit ndikohet në masën 50 për qind nga gjenet dhe gjysma tjetër nga faktorët mjedisorë.

Në studime të tjera, studiuesit e Universitetit Djuk, Terri Mofit dhe Avshalom Kaspi, kanë lidhur variacionet e gjeneve që ndihmojnë në rregullimin e humorit, me rritjen e rrezikut për depresion apo sjellje antisociale tek fëmijët që kanë përjetuar abuzim ose neglizhencë të fëmijëve.

“Por gjenet nuk përcaktojnë fatin e një njeriu”- thotë dr.Denis Sharni, president i çështjeve akademike në “Mount Sinai Health System” në Nju Jork, që ka studiuar mënyrat për të kapërcyer vështirësitë. Sipas tij traumat mund të ndikojnë mbi zhvillimin e sistemeve kyçe të trurit që rregullojnë ankthin dhe frikën.

Psikoterapia mund t’i ndihmojë ndonjëherë njerëzit që kanë përjetuar trauma dhe vështirësi të mëdha. Dhe dr.Sharni thotë se një familje e dashur, një rrjet i fortë miqsh dhe përvoja pozitive në shkollë, mund të ndihmojnë në kundër–balancimin e efekteve të këqija.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara