Lajmet

A mund të ndikojë mënyra e të ushqyerit në shfaqje të depresionit?

Sipas ekspertëve, ushqyerja konsiderohet një faktor rreziku për shfaqjen e depresionit.

Published

on

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, paralajmërojnë se një ndryshim sado i vogël në mënyrën e ushqyerjes mund të nxisë simptomat e depresionit tek të rinjtë.

Sipas ekspertëve, ushqyerja konsiderohet një faktor rreziku për shfaqjen e depresionit.

Ata shpjegojnë se adoleshentët dhe të rinjtë janë në një periudhë të jetës ku rreziku i depresionit është ndjeshëm i lartë.

Kjo periudhë është shumë kritike sepse gjatë saj, të rinjtë mund të përcaktojnë një qasje të caktuar ndaj ushqimit të cilën do ta praktikojnë edhe më vonë.

Nëse të rinjtë mësohen vetëm me ushqime të shpejta, atëherë një mënyrë e tillë ushqyerje do të vazhdojë edhe më vonë duke nxitur sëmundje përfshirë edhe ato mendore.

Për kryerjen e studimit, ekspertët australianë rekrutuan 76 të rinj nga mosha 17 deri në 35 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit përjetonin simptoma të lehta ose të rënda depresioni.

Ata ushqeheshin kryesisht me sasi të larta sheqeri, yndyrnash të ngopura dhe ushqime të përpunuara.

Ekspertët i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe.

Grupit të parë iu mësua rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme dhe iu bënë dhurata për blerje.

Grupi i dytë vazhdonte të praktikonte të njëjtin regjim ushqyerje si më parë.

Në përfundim të tre javëve, u zbulua se grupi i parë që kishte mësuar të ushqehej shëndetshëm kishte ndryshim thelbësor në treguesit e depresionit, stresit dhe ankthit.

3 muaj pas studimit, ekspertët zbuluan se vetëm 7 persona kishin arritur të ndryshonin regjimin e ushqyerjes dhe falë këtij ndryshimi ndiheshin ndjeshëm më mirë.

Ndryshime të vogla, përmirësime të mëdha

Në përfundim të studimit, ekspertët arritën në konkluzionin se konsumi në rritje i frutave, perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit, përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor të të rinjve dhe jo vetëm.

Ajo që pranohet gjerësisht është se shëndeti i trurit nis nga stomaku dhe se ushqimet e shpejta e të përpunuara kanë tendencën të përkeqësojnë ndjeshëm jo vetëm gjendjen shpirtërore por edhe funksionet e trurit. /AgroWeb.org

Lajmet

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet urgjentisht një kuvend dhe qeveri funksionale

Published

on

By

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Ndërkohë, sot ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike, mirëpo pas takimit ai deklaroi se nuk është arritur konsensus për vazhdimin e punimeve.

Si rezultat, Dehari njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara