Lajmet

Coldplay dhe BTS lansojnë videoklipin e këngës ‘My Universe’

“My Universe” është marrë nga albumi i ardhshëm “Music of the Spheres”.

Published

on

Coldplay ka lansuar videoklipin për këngën “My Universe” në YouTube, e cila është bashkëpunim me grupin BTS, njofton UBT News.

Videoja drejtohet nga Dave Meyers, i cili gjithashtu ka drejtuar videoklipin e tij “Higher Power”.

“My Universe” është marrë nga albumi i ardhshëm i Coldplay i cili titullohet “Music of the Spheres”, që planifikohet të dalë më 15 tetor.

Prodhuar nga Max Martin, “Music of the Spheres” është albumi i nëntë i Coldplay dhe deri më tani është zbuluar se përmban 12 këngë./UBTNews

Lajmet

Kaloi ilegalisht kufirin, një person ndalohet në Han të Elezit

Published

on

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një rast i kalimit të paautorizuar të vijës kufitare është regjistruar më 3 maj, rreth orës 15:15, në Han të Elezit.

Policia bën të ditur se një i dyshuar mashkull, shtetas kosovar dhe njëkohësisht shtetas i Maqedonisë së Veriut, është shoqëruar në stacion policor pasi kishte kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të Maqedonisë së Veriut, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

Samiti i Jerevanit: Kurti dhe Rama bashkohen me liderët evropianë për sigurinë dhe sfidat gjeopolitike

Published

on

By

Në Jerevan të Armenisë ka nisur sot edicioni i tetë i Komunitetit Politik Evropian, ku janë bërë bashkë rreth 50 udhëheqës shtetesh për të adresuar problemet më urgjente të kontinentit. Në këtë forum të rëndësishëm, Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa Shqipëria nga kryeministri Edi Rama.

Ndonëse agjenda zyrtare përfshin sigurinë ekonomike, mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe qëndrueshmërinë e demokracisë, pritet që bisedimet joformale të dominohen nga gjeopolitika dhe kriza energjetike. Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, vuri theksin te siguria e energjisë, ndërsa kryeministri polak Donald Tusk rikujtoi se aleanca me SHBA-në mbetet shtylla e pazëvendësueshme e Evropës.

Për shkak të pozicionit të Armenisë pranë Iranit, konflikti në Lindjen e Mesme do të jetë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, liderët do të analizojnë ndikimin e politikave të presidentit amerikan Donald Trump në të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.

Ky samit shënon një precedent historik me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, i cili është lideri i parë jashtë Evropës që i bashkohet këtij formati. Punimet po udhëhiqen nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan, të cilët bënë thirrje për unitet global në funksion të paqes dhe stabilitetit.

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat thyejnë një shtëpi në Jarinje, vjedhin para të gatshme

Published

on

By

Në raportin njëditor është raportuar se persona të dyshuar dhe deri më tani të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie në fshatin Jarinje.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të vjedhin një sasi të parave të gatshme përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Të kërkuara