Lajmet

A mund të ishte parandaluar marrja e pushtetit nga Adolf Hitleri?

Shumë pak njerëz e kanë parashikuar se Hitleri do të bëhej kancelar më 30 shkurt të vitit 1933.

Published

on

Në fillim të viteve 1930, dukej sikur Adolf Hitleri dhe partia e tij naziste nuk do të kishin gjasa të merrnin ndonjëherë pushtetin.

Në fund të vjeshtës së vitit 1932, nazistët po humbnin mbështetjen në periudhën kur ekonomia po këndellej pas depresionit.

Në zgjedhjet federale të nëntorit të vitit 1932, zgjedhjet e fundit të lira dhe të drejta që u mbajtën para se nazistët të merrnin pushtetin, Partia Kombëtare Socialiste Gjermane e Punëtorëve e Hitlerit fitoi shumicën e votave, por nuk arriti të merrte shumicën që do të duhej që Hitleri të krijonte një koalicion mes bllokimit politik të vazhdueshëm.

Shumë pak njerëz e kanë parashikuar se Hitleri do të bëhej kancelar më 30 shkurt të vitit 1933, sipas Dan Diner, një historian gjermano-izraelit, autor dhe profesor i historisë moderne në Universitetin Hebre të Jerusalemit.

Pasojat e diktaturës së Hitlerit dihen tashmë. Deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 1945, luftërat shkatërruese të Hitlerit çuan në vdekjen e 60 milionë njerëzve në mbarë botën. Gjashtë milionë hebrenj u vranë si pasojë e Holokaustit, bashkë me disa milionë sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara dhe homoseksualë.

A është dashur që Hitleri të bëhej kancelar?

Diner tha se gjatë vjeshtës së vitit 1932, nazistët ishin “në rënie, ekonomia ishte në ngritje”.

“Dhe është pikërisht periudha kur Hitleri u emërua kancelar i Rajhut. Kjo me të vërtetë nuk duhej të kishte ndodhur”, deklaroi ai.

Por kjo ndodhi, dhe pjesa tjetër është histori. Siç vuri në dukje Diner, 30 janari i vitit 1933 u bë një nga datat më “të rëndësishme” në historinë gjermane të shekullit të 20-të.

Në terminologjinë gjermane, 30 janari është shënuar me termin “Machtergreifung”, ose “kapje e pushtetit”. Por pushteti nuk u kap nga Hitleri; pushteti iu dorëzua atij kur presidenti i Rajhut, Paul von Hindenburg emëroi udhëheqësin nazist kancelar të Rajhut.

Udhëheqësi i moshuar i kishte rezistuar Hitlerit për një kohë të gjatë, duke ia refuzuar atij postin e kancelarit, pavarësisht rezultateve të mira në kutinë e votimit në vitin 1932.

Emërimi i Hitlerit në postin e kancelarit ishte rezultat i politikës dhe intrigave në prapaskenë. Një numër i madh njerëzish luajtën role të këqija. Midis tyre ishte politikani nacionalist-konservator gjerman, Franz von Papen, i cili dha dorëheqje si kancelar i Rajhut në nëntor të vitit 1932 dhe kishte një shans të mirë për të rimarrë pushtetin. Papen e bindi Hindenburgun që të emëronte Hitlerin si kancelar në mënyrë që ai të bëhej zëvendëskancelar. Elitat nacionaliste-konservatore besonin se Hitleri mund të kontrollohej dhe të përdorej si një “mjet”, por ky plan dështoi.

Historiani britanik, Ian Kershaw tha se Hitleri nuk ishte rezultat i pashmangshëm i një “Sonderweg” ose “rruge speciale” gjermane në kërcimin e tij kaotik nga artistokracia në demokraci.

Në mes të Depresionit të Madh, politikanët nacionalistë-konservatorë u bënë arkitektët e padëshiruar të ngritjes së Hitlerit, pasi minuan demokracinë dhe kërcënimin e socializmit për të ruajtur interesat e tyre ekonomike. Reaksionarët gjermanë i nënvlerësuan synimet e Hitlerit, tha mes tjerash Kershaw.

Momentet kryesore në historinë gjermane mund të kishin qenë të ndryshme

“Rrugë që nuk janë marrë. Ose: Mund të kishte dalë ndryshe”, një ekspozitë në Muzeun Historik Gjerman të Berlinit, rivlerëson 30 janarin e vitit 1933, mes datave të tjera që ndryshuan rrjedhën e historisë gjermane – dhe madje botërore.

Ekspozita, e bazuar në një ide të Dan Diner, është një udhëtim prapa që rrëfen se si një ndryshim i lehtë në ngjarjet që çuan në 14 momente historike vendimtare nga viti 1989 në 1848 mund të ketë transformuar të kaluarën – dhe të ardhmen.

“Nuk ka të bëjë me lidhjen e një versioni të ndryshëm të historisë apo edhe një të ashtuquajture histori kundërfaktuale”, tha Diner. “Në vend të kësaj, me anë të një perspektive mbi një kurs alternativ të historisë, ne jemi në gjendje të hedhim një vështrim më të mprehtë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë”.

Duke marrë në konsideratë mundësi të ndryshme historike duke përdorur imazhe arkivore në “dhomën e realitetit” dhe skenarë të inskenuar artistikisht në “dhomën e mundësive”, ekspozita u mundëson vizitorëve të “kuptojnë më mirë ngjarjen reale që ka ndodhur”, tha ai.

Revolucioni Paqësor që çoi në rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor të vitit 1989, për shembull, është përshtatur si një “goditje fati”, pasi vetëm disa muaj më parë regjimi i Gjermanisë Lindore kishte miratuar shtypjen brutale të Kinës ndaj protestave në sheshin Tiananmen.

Ekspozita gjithashtu rrëfen se si mund të kishte pasur sukses tentimvrasja ndaj Hitlerit në vitin 1944. Megjithatë, dëme të panumërta janë bërë që nga ajo ditë fatale e 30 janarit të vitit 1933 kur diktatori mori pushtetin.

Rënia e demokracisë në Gjermani

Ekspozita tregon se si një përpjekje për të ruajtur pushtetin gjithashtu i hapi rrugën Hitlerit dhe asaj që Dan Diner e quan “një forcë shpërthyese bërthamore”.

Mes kaosit të Republikës së Vajmarit, presidenti i Rajhut, Hindenburg sundoi me dekret emergjence dhe nganjëherë shpërndante parlamentin. Ai mund të emëronte dhe shkarkonte kancelarët siç e shihte të arsyeshme, siç bëri me Hitlerin.

Nëse Hindenburg nuk do të kishte ndjekur këtë kurs, Hitleri mund të mos kishte qenë në gjendje të bënte dekretin e tij presidencial pas zjarrit të Reichstagut në vitin 1933, përmes të cilit ai pezulloi të drejtat demokratike të parashikuara në Kushtetutën e Vajmarit dhe mori pushtetin e plotë.

“Problemi i madh ishte se institucionet që siguruan demokracitë u shembën”, tha Diner.

Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga kjo sot? Përgjigja e Dinerit është e thjeshtë, por kuptimplote: “Mësoni prej saj të respektoni institucionet”.

Dhe për të qenë të vetëdijshëm. Pasi paraushtarakët nazistë udhëhoqën një procesion me pishtarë nëpër Berlin për në Portën e Brandenburgut në mbrëmjen e 30 janarit të vitit 1933, shumica e njerëzve nuk e morën parasysh katastrofën që po fillonte.

Edhe në shtyp, shumë pak i panë shenjat e rrezikut. Por asnjë paralajmërim nuk është marrë parasysh, që do të thotë se rrugët tjera nuk janë ndjekur. E megjithatë gjithçka mund të kishte qenë ndryshe./UBTNews/

Përktheu dhe përshtati UBTNews

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara