Shëndeti

A keni tiroide?

Published

on

Simptomat që duhet t’ju shqetësojnë.

Hipotiroidizmi është gjendja në të cilën tiroidja është jo-aktive dhe nuk prodhon sasi të mjaftueshme të hormoneve të çmuara të tiroides. Është një gjendje që ndodh mjaft shpesh tek gratë, me të paktën 10% të grave që kanë simptoma të hipotiroidizmit deri në moshën 50 vjeç. Rreziku i hipotiroidizmit rritet me moshën dhe me moshën 60 vjeç, 17% e grave dhe 8% e burrat kanë shenja të hipotiroidizmit siç vërehen nga ekspertët në Klinikën ‘Mayo’.

Në fazat e hershme simptomat nuk janë aq të forta. Ju nuk mund ta kuptoni që keni ndonjë nga simptomat e hipotiroidizmit, pasi për shembull lodhja dhe shtimi i peshës mund t’i atribuohen ndonjë arsyeje. Por simptomat që mund t’ju paraprijnë janë si më poshtë:

Lodhja

Ndjeshmëria ndaj të ftohtit

Kapsllëku

Lëkurë të thatë

Shtim në peshë

Fytyrë e fryrë

Ngjirja e zërit

Dhimbje, ngurtësi dhe dobësi të muskujve

Kolesteroli i ngritur

Cikli menstrual i paqëndrueshëm

Flokët e hollë

Shkalla e ulët e zemrës

Depresioni

Vështirësia e përqendrimit

Për të qenë të sigurt se gjithçka po shkon mirë me tiroiden tonë duhet të bëjmë analizat speciale të gjakut dhe ultrazërit e gjëndrës, të cilat do të rekomandohen nga mjeku, të paktën një herë në jetën tonë.

Çrregullimet e tiroides prekin gratë më shumë sesa burrat dhe shpesh ndodhin në moshë të re. Problemet autoimune të tiroides (në sëmundjet autoimune sistemi imunitar nuk është në gjendje të njohë “të tijën” dhe “të huaj” si rezultat i sulmit ndaj vetvetes) gjenden kryesisht tek gratë, në kushte stresuese, por ekziston edhe trashëgimia. Sëmundja më e zakonshme e tiroides autoimune është tiroiditi Hashimoto që shkakton hipotiroidizëm.

Kur tiroidja jonë ka një problem, ne zakonisht duhet ta kontrollojmë atë dhe/ose të marrim ilaçe për pjesën tjetër të jetës sonë. Për shembull, trajtimi i hipotiroidizmit është i thjeshtë, por gjatë gjithë jetës dhe përfshin marrjen ditore të tiroksinës (hormonit që mungon në trup) në formën e një pilule.

Continue Reading

Shëndeti

Ju kanë filluar alergjitë e pranverës? Ja disa mënyra për t’i shpëtuar makthit

Published

on

Sikleti i alergjive që vijnë me stinën e pranverës është aq i madh, sa ata që e kalojnë mbi kurriz, s’do ia uronin as armiqve më të këqij. Teshtimat, irritimi i syve, fyti i acaruar dhe veshët që shpojnë janë disa nga simptomat më të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje për ata që e vuajnë.

Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, ka edhe disa ushqime që falë vlerave ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.

Mjalti – I përkryer për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre, ështëushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.

Xhenxhefili – I pasur me kuercetinë, përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator, si pasojë në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.

Salmoni – Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.

Ananasi – Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës, ky frut është zgjedhja e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, është me vitaminë C.

Qepa – Një ushqim fantastik kundër alergjive, që përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj., është qepa, e cila përmban bollël kuercetine, një element që lufton gjendjen e alergjive.

Shafrani i Indisë – Kjo erëz e pasur me përbërësin bimor që ndryshe njihet si kurkuma, është zgjedhje për të zvogëluar aspektin inflamator në organizëm e rritur forcimin e sistemit imunitar. Shafranimund të përzihet me ujë të ngrohtë, mjaltë, xhenxhefil, limon dhe bëhet pija e duhur për të lehtësuar alergjinë.

Agrumet – Agrumet si portokalli, qitroja, rrushi apo limoni janë disa nga burimet më të njohura të vitaminës C.

Të gjitha këto agrume janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe si pasojë ndikojnë direkt në kontrollimin e simptomave të alergjive.

Ha oriz, quinoa dhe misër.

Uthulla e mollës – Pirja e përditshme e një luge uthull molle ndihmon shumë me alergjitë.

Rri në shtëpi – E dimë që është e para zgjidhje që të shkon në mendje, por është vërtet shpëtim. Nëse mundesh të shmangësh një pjesë të lëvizjeve, bëje.

Mbaj dritaret e mbyllura ose të mbuluara me rrjet mushkonjash, shmang futjen e polenit në shtëpi. Përdor maskë kur del nga shtëpia dhe zvogëlo mundësinë e kontaktit të urryer me polenin.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk stërviteni për shtatë ditë?

Published

on

Nëse po planifikoni një udhëtim së shpejti ose mendoni se keni nevojë për një pushim nga stërvitja, është e rëndësishme të dini disa gjëra.

Sipas Basic Fit, shumë njerëz mund të jenë të shqetësuar dhe të pyesin veten çfarë do t’u ndodhë atyre nëse nuk stërviten rregullisht, veçanërisht nëse do ta humbasin masën muskulore që kanë fituar dhe do ta rifitojnë peshën që kanë humbur.

“Para së gjithash, jini të sigurt, një pushim i shkurtër nga palestra nuk do ta fshijë gjithë punën e madhe që keni bërë. Në fakt, është e shëndetshme. A e dinit se atletët profesionistë përpiqen të planifikojnë shtatë ditë pa ushtrime çdo dy muaj? Kjo u lejon muskujve të rikuperohen nga puna e vështirë dhe të shmangin lëndimet”, thonë ekspertët e Basic Fit.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore të bësh pushime për t’u shkëputur nga gjithçka, përfshirë edhe palestrën. Nuk ke nevojë të lodhesh shumë, se mendja e trupi kanë nevojë për pushim. Në këtë mënyrë, do të ndiheni mirë dhe gati për stërvitje të reja kur të ktheheni në palestër ose aktivitete të tjera fizike.

Ndoshta ende po pyesni veten sa kohë i duhet trupit për t’u rikthyer në formë. Ashtu si me çdo gjë tjetër në fitnes, varet nga personi. Në përgjithësi, humbet qëndrueshmërinë para muskujve. Kapaciteti aerobik bie me pesë deri në 10 përqind pas tre javësh pa ushtrime, dhe pas dy muajsh mosaktiviteti, me siguri do të gjeni veten jashtë forme.

Continue Reading

Shëndeti

Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Published

on

Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë, megjithatë shkakton efekte të padëshirueshme.

Ajo që i jep kafesë shijen e saj tipike, pra acidet, mund të shkaktojnë shqetësime edhe pas konsumit të një filxhani.

Keni refluks acidi

Stomaku është mjedis acid dhe për shkak se kafeja përmban acide, kjo rrit aciditetin duke shkaktuar shqetësime, përshpejtojnë tretjen e ushqimit, kjo është arsyeja pse njerëzit ndjejnë nevojën për të përdorur tualetin pasi pinë. Acidi shkakton simptoma gastrointestinale si urth, refluks acidi dhe fryrje, ata që kanë refluks acidi, pirja e kafesë shkakton të përziera. Dhe ata që përjetojnë refluks kronik të acidit mund të jenë më të prirur për të ndier përziera pas kafesë.

Pini kafe me stomak bosh

Shumë njerëz sapo zgjohen i drejtohen filxhanit të kafesë, duke qenë acide, kur pihet bosh irriton mukozën e stomakut e shkakton të përziera. Kafeina stimulon sekretimin e acidit gastrik, lëng tretës që ndihmon në shpërbërjen e ushqimit. Kjo shkakton shqetësime kur prodhohet në sasi të tepërt dhe t’ju shkaktojë të përziera.

Jeni duke marrë medikamente të caktuara

Të përzierat janë efekt anësor i zakonshëm i ilaçeve të caktuara, por ato mund të ndërveprojnë me kafeinën në kafe duke shkaktuar të përziera.

Këtu përfshihen barna antibakteriale, ilaçe kundër depresionit dhe astmës, kontrolloni tiketat e tyre për të shmangur ndonjë ndërveprim të padëshirueshëm.

Si të parandaloni të përzierat nga kafeja?

Nëse përjetoni rregullisht të përziera, mund të konsideroni të reduktoni sasinë që konsumoni, nëse keni ndërmend të reduktoni pirjen bëjeni me ngadalë.

Kalo te kafeja me aciditet të ulët – Opsionet e kafesë me acid të ulët përfshijnë kafe pa kafeinë, ekspres, kafeja e ftohtë, që janë të buta me stomakun.

Shtoni qumësht – Shtimi i qumështit në kafe mund të ulë aciditetin dhe ta bëjë të tolerueshme për stomakun.

Pini kafe pas vaktit – Për të reduktuar të përzierat pas pirjes së kafesë, provoni të konsumoni ushqim para se të pini kafe.

Hani ushqime të pasura me kalcium, ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të kafesë, kujdesuni të pini ujë në sasi të mjaftueshme. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Doktorët bëjnë apel: Mos rrini në dush më shumë se 20 minuta!

Published

on

Shumë dushe në verë mund të na freskojnë dhe në dimër mund të na qetësojnë, megjithatë, përveç arsyeve mjedisore dhe humbjes së panevojshme të ujit, qëndrimi i gjatë nën ujë ndikon edhe në trupin tonë.

Sipas doktor Anjali Mahto, dermatologe në British Skin Foundation, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, pasi lëkura mund të thahet tepër.

Vajrat natyralë të prodhuar nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën të hidratuar, kështu që bërja e një dushi shkakton heqjen e kësaj “mburoje” të dobishme.

Kohëzgjatje deri 20 minuta është ideale dhe nuk ka nevojë ose duhet të zgjasë më shumë, për hidratimin dhe mbrojtjen e trupit, nuk luan rol vetëm kohëzgjatja e dushit tonë, por edhe shpeshtësia e tij. Sigurisht që në verë nevoja për të bërë dush 2 ose më shumë herë në ditë mund të jetë e madhe, por duhet shmangur.

Përveç mbetjeve të djersës dhe mikroorganizmave tjerë patogjenë, dushi i shpeshtë largon edhe bakteret e dobishme nga lëkura që e mbrojnë atë. Përveç kësaj, ekziston mundësia që për shkak të thatësisë të krijohen plagë të vogla në lëkurë, të cilat lehtësojnë transmetimin e infeksioneve.

Continue Reading

Të kërkuara