Lajmet

A ka ndikuar COVID-19 në shfaqjen e diabetit tek ju? Çfarë tregojnë studimet e fundit

Sipas studimit, rreth 3-5 % e rasteve të diabetit mund t’i atribuohen COVID-19.

Published

on

Një studim i ri i me më shumë se 600,000 pjesëmarrës amerikanë, e lidhi COVID-19 me një rrezik më të lartë për shfaqjen e të diabetit në shumë se 30 ditë pas diagnozës.

Sipas kërkimit të cilit AgroWeb.org i referohet, rreth 3-5 % e rasteve të diabetit mund t’i atribuohen COVID-19.

Këto gjetje sugjerojnë që organizatat e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët mjekësorë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat e mundshme afatgjata të virusit.

Duke pasur parasysh këto gjetje, studiuesit thonë se për individët e shëruar nga COVID-19 mund të jetë me rëndësi monitorimi për vlerësuar rrezikun e zhvillimit të diabetit.

E kjo veçanërisht tek ata që ishin sëmurë rëndë gjatë fazës akute të infeksionit, pasi zbulimi dhe trajtimi i hershëm mund të jenë kritike në menaxhimin e diabetit.

Çfarë thonë studimet e mëparshme për këtë lidhje?

Disa studime të kryera në 2022, zbuluan po ashtu se njerëzit që i mbijetuan COVID-19 kishin një rrezik 40% më të lartë për zhvillimin e diabetit.

Megjithatë studime të tjera pretendojnë t’i hedhin poshtë këto gjete. Sipas tyre shumë njerëz që kaluan COVID-19 dhe patën më pas një diagnozë të diabetit, kishte të ngjarë ta kishin pasur më parë këtë gjendje dhe të mos ishin të vetëdijshëm.

Dhe për shkak se shumë studime të mëparshme që pretendonin një lidhje midis Covid-19 dhe diabetit, janë kryer në grupe të vogla ose specifike, gjetjet mund të mos përfaqësojnë popullatën e përgjithshme.

Megjithatë studimet e fundit pohojnë se COVID-19 lidhet me rrezik më të lartë të diabetit pas infeksionit. Studiuesit shqyrtuan gjithashtu pjesëmarrësit në studim për të parë statusin e vaksinimit dhe lidhja midis COVID-19 dhe diabetit u gjet vetëm midis pjesëmarrësve të pavaksinuar.

Si mundet COVID të rrisë mundësinë për diabet të tipit 2?

Përse kjo mund të ndodhë nuk është ende plotësisht e qartë. Disa studime kanë sugjeruar që SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas, duke çuar në ndryshimin e funksionit të tyre dhe prodhimin e insulinës.

Gjithashtu mendohet se inflamacioni kronik i shkallës së ulët, i zakonshëm tek njerëzit me obezitet, mosfunksionimi autonom, përgjigjia imune e hiperaktivizuar, mund të luajë gjithashtu një rol.

Megjithëse ky studim është më i madh dhe më rigoroz se disa studime të mëparshme, duhet të duhen ende më shumë kërkime për të vërtetuar këtë lidhje.

Rehabilitimi, mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik, mund të luajnë një rol të madh dhe madje mund të ndihmojë në mposhtjen e diabetit të tipit 2 në shumë individë që diagnostikohen pasi kanë pasur COVID-19. /AgroWeb.org

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën. Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku

Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu

Mesfushorët dhe sulmuesit: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara