Lajmet

A ka kuptim të gjobiten prindërit e bullizuesve?

Nga Chiara Tadini.

Published

on

Bashkia e Centos në provincën e Ferrarës, ka vendosur të ndëshkojë familjet e të rinjve që janë përgjegjës për aktet e bullizmit.

Në kuadër të rregullores së policisë urbane të kësaj bashkisë ka hyrë në zbatim Neni 7 bis, sipas të cilit mund të vendosen gjoba nga 100-300 euro ndaj atyre që kanë autoritet prindëror ndaj fëmijëve që duhet të kujdesen, në mjedisin shkollor dhe jashtë tij, qëndrime që mund të “përbëjnë dëmtim të sigurisë urbane dhe dëmtim të bashkëjetesës civile”.

Votimi mbi këtë masë do të ndodhë të enjten në Këshillin Bashkiak. Kryetari i bashkisë së Cento, Edoardo Accorsi, shpjegoi se ajo është gjithashtu “një nxitje për ndërgjegjësimin e familjeve, të cilat në disa raste tentojnë që ta shpërfillin fenomenin e bullizmit”.

Në Shtetet e Bashkuara prej disa vitesh, tre qytete në shtetin e Wisconsin – Shawano, Wisconsin Rapids dhe Plovin – kanë filluar të zbatojnë një masë të ngjashme, me gjoba mbi 300 dollarë për prindërit e bullistëve të rinj në moshë (dhe mbi 600 dollarë në rast përsëritje), por vetëm nëse mami dhe babi nuk ndërhyjnë pas episodit “që të mos përsëriten episode të ngjashme” brenda 90 ditëve. Është e vështirë të kuptohet se si mund të ndodhë realisht kjo ndërhyrje, por po aq e vështirë është të kontrollosh nëse kjo ndërhyrje ka ndodhur apo jo.

Codacons, një OJF e njohur në Itali tha se ishte entuziaste për masën e propozuar nga kryebashkiaku i Cento, duke shpresuar se ajo mund të shtrihej në të gjithë Italinë. “Shpesh ngacmimi nga të miturit lidhet me mungesën e vëmendjes dhe indiferencës nga ana e prindërve, të cilët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për dhunën e ushtruar nga fëmijët e tyre” – shpjegoi presidenti Carlo Rienzi.

Sipas tij mos-edukimi i fëmijëve në mënyrë korrekte dhe mos mbikëqyrja e sjelljes së tyre nxit fenomenin e bullizmit dhe përfaqëson një konkurrencë reale në veprat penale të kryera nga të miturit. “Prandaj ne besojmë se është e drejtë të sanksionohen me ligj ata që kanë autoritetin prindëror”- thekson ai.

Më mirë të paguash sesa të (ri)edukosh?

Por a jemi vërtet të sigurt se mënyra më e mirë për të edukuar bullistët është t’i detyrojmë prindërit e tyre të paguajnë? Të dhënat e ISTAT tregojnë se përqindja më e madhe e viktimave të bullizmit regjistrohet tek ata që jetojnë në zona shumë të pafavorizuara.

Këtë e konfirmon edhe një raport i fundit nga fondacioni Openpolis: 10.5 për qind e fëmijëve që jetojnë në zona shumë të pa favorizuara të vendit kanë vuajtur nga bullizmi një ose më shumë herë gjatë një jave. Midis atyre që jetojnë në zona më pak të varfra, kjo normë bie në 8 për qind.

Raporti thekson lidhjen midis bullizmit dhe varfërisë arsimore, e cila ka të bëjë veçanërisht me fëmijët që jetojnë në zona të vështira dhe në familje që përjetojnë vështirësi të mëdha ekonomike. Dëshmitë që dalin në profilet e evidentuara në Raportin Kombëtar mbi kriminalizimin e të miturve, shpjegon se si margjinaliteti dhe situatat e vështirësive janë një nga elementët që lidhen më shpesh me sjelljen antisociale dhe krimin e të miturve. Por ai tregon gjithashtu se si sjellja devijante mund të shfaqet në të gjitha grupet shoqërore, madje edhe tek të rinjtë që vijnë nga familjet e mesme por edhe të pasura.

Ose e kundërta: A do të mjaftojë një gjobë prej 100 eurosh për të bindur dy prindër të pasur të “edukojnë” më mirë fëmijën e tyre?

Psikologu: Kështu rrezikohet që edukimi të vendoset në plan të dytë

“Është gjithmonë e vështirë të japësh një recetë të përgjithshme për këtë. T’i drejtohesh një ndëshkimi rrezikon të vendosësh në plan e dytë të gjitha ato pjesë të edukimit, parandalimit dhe bashkëpërgjegjësisë mes prindërve dhe shkollës që është absolutisht thelbësore”- thotë Gabriele Raimondi, psikoterapist i specializuar në psikologjinë shkollore dhe president i Urdhrit të Psikologëve të Emilia–Romanjas.

Shpesh, kur flitet për çështje të tilla si bullizmi apo shqetësimi në shkollë, ankthi theksohet si emocioni kryesor i fëmijëve kur ata janë në shkollë. Në shkolla nuk punohet për ndërtimin e një mjedisi jetese më pozitiv. Problem është edhe mungesa e investimeve strukturore, si dhe mungesa e vëmendjes ndaj mirëqenies psikologjike.

Psikologët në shkolla ​​kanë shumë pak orë pune, dhe kjo i pengon ata të kryejnë atë veprim parandaluese ​​që do të ishte thelbësore për reduktimin e kushteve shqetësuese dhe vështirësive brenda të cilave janë të pranishme situatat e bullizmit. Çfarë po bën shkolla për të siguruar që të mos krijohen kushtet e bullizmit dhe diskriminimit?”.

Më mirë ri-edukim

Unë mbetem e bindur se është gjithmonë më mirë të edukosh – ose të riedukosh – sesa të ndëshkosh. Dhe nëse (sepse ndodh që bullistët të vijnë nga familje që janë përpjekur ta edukojnë fëmijën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme) mungon edukimi, në vend se prindërit të detyrohen të paguajnë një gjobë, mendoj se do të ishte më e dobishme që e gjithë familja – prindërit dhe fëmija – të ndjekin së bashku një kurs rehabilitimi, që u tregon qartë se cilat janë pasojat e bullizmit, përfshirë numrin gjithmonë shumë të lartë të viktimave në moshë të re që kryejnë vetëvrasje pasi kanë rënë pre e tij. Pra më shumë riedukim sesa gjoba.

“Today.it” – Bota.al

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara