

Kulturë
A është stresi ngjitës
Published
4 years agoon
By
Betim GashiStresi – termi ombrellë për emocione negative si shqetësimi, ankthi dhe zemërimi – është ngjitës. Ju mund të keni stres nëse të tjerët kanë.
Si përhapet
Si pjesë e kërkimit të tij mbi stresin dhe sjelljen, Tony Buchanan, bashkë-drejtor i Programit të Neuroshkencës në Universitetin Saint Louis në Missouri, ka mbledhur të dhëna nga mijëra njerëz në një detyrë të quajtur “Trier Social Stres Test”.
Gjatë secilit test, studentët e kolegjit udhëzohen të ngrihen përpara një grupi të panjohurish dhe të mbajnë një fjalim publik, më pas u kërkohet të llogarisin një aritmetikë – në kokën e tyre.
Si rezultat, pjesëmarrësit konfuzohen, thotë Buchanan. Ata bëjnë gabime matematikore. Ata harrojnë fjalët “e duhura” që duan të përdorin. Dhe megjithëse për secilin eksperiment, roli i tij është vetëm ai i një vëzhguesi, Buchanan pranon: “Unë nisa të ndjehem keq edhe vetë.”
Reagimi nuk është anomali. Si njerëz, ne gjithmonë kemi pasur një interes biologjik për të parë se si ndihen të tjerët përreth nesh.
“Ne jemi krijesa shoqërore dhe mbijetesa jonë, nga një këndvështrim evolucionar, varet shumë nga aftësia për të lexuar të tjerët, qofshin ata miq apo armiq”, ra dakord Dr. Sue Varma, asistent-profesoreshë klinike e psikiatrisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. “Synimet e të tjerëve na bëhen të njohura në mënyra të ndryshme, veçanërisht përmes mënyrës se si ata shprehin emocione dhe si e trajtojnë stresin.”
Përvojat ose streset e njerëzve të tjerë mund të na ndryshojnë në një mënyrë që ne nuk e kuptojmë plotësisht.
Jo i gjithë stresi është i keq. Kujtoni që jeni duke siguruar “mbijetesën” tuaj. Ekziston një lloj stresi i quajtur eustress që ju mban të përgjegjshëm, ju ndihmon të shmangni zvarritjen dhe ju bën më produktiv.
Si ta shmangni stresin që shkaktohet nga njerëzit e tjerë – disa mënyra
1. Bllokoni mendimet negative.
2. Shëtisni në ajër të pastër.
3. Flisni me dikë të cilit i besoi.
4. Vendosni kufij.
5. Merrni frymë thellë.
6. Mendoni pozitivisht dhe vetëm përpara.
7. Shkruajini mendimet tuaja.
8. Meditoni.
You may like
Magazinë
Shaka mes princave, Harry thumbon William
Published
2 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Princ Harry ka zgjedhur humorin për të folur mbi marrëdhëniet e ndërlikuara mes vëllezërve një temë që lidhet drejtpërdrejt me përplasjen e tij të gjatë me Princin William.
Gjatë një daljeje në Mbretërinë e Bashkuar, para ceremonisë së çmimeve WellChild Awards 2025, Harry u takua me fituesin 17-vjeçar, Declan Bitmead, i cili i tha se kishte një vëlla më të vogël.
“Ta heq trurin, apo jo?”-ia ktheu me humor Duka i Sussex-it, duke lënë të nënkuptohet se vëllezërit mund të jenë “sfidues”. Kur më vonë mësoi se dy vëllezërit shkonin në të njëjtën shkollë, Harry shtoi: “Epo, kjo ndonjëherë e bën edhe më të vështirë.
”Harry është patron i fondacionit WellChild që prej vitit 2007, por marrëdhënia e tij me vëllain, William, ka qenë prej kohësh e tensionuar. Në librin autobiografik Spare (2023), rrëfeu se William i kishte thënë të silleshin sikur nuk e njihnin njëri-tjetrin gjatë kohës kur frekuentonin të njëjtën shkollë, Eton College. “Kjo më lëndoi shumë,” kujtoi Harry, duke shtuar se e kishte marrë shumë personalisht.
Shpresat për një ribashkim mes dy vëllezërve duket se janë zhdukur sërish. Kensington Palace bëri të ditur se William, ka një kalendar të mbushur me angazhime zyrtare gjatë ditëve kur Harry ndodhet në Londër, duke mbyllur kështu çdo mundësi për një takim mes tyre.
Harry ka udhëtuar pa Meghan Markle dhe dy fëmijët, Archie dhe Lilibet. Përveç pjesëmarrjes në WellChild Awards, do të vizitojë Community Recording Studio në Nottingham, ku pritet të shpallë një donacion të rëndësishëm për organizatën Children in Need, e cila mbështet punën kundër dhunës ndaj të rinjve.
Magazinë
Emily Osment zyrtarisht beqare, martesa e saj zgjati vetëm pesë muaj
Published
3 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Emily Osment, aktorja amerikane e njohur (që shumica e publikës e mban mend nga seriali “Hannah Montana” dhe më vonë nga rolet e saj në komedi e drama të tjera televizive), sapo ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e saj të parë martesor.
Ajo ishte martuar me muzikantin Jack Anthony (i njohur edhe si Farina), por martesa zgjati pak, vetëm pesë muaj. Ndarja ndodhi edhe më shpejt: pas më pak se dy muajsh jetese së bashku. Pra, pjesa tjetër ishte procedurë ligjore.
Në shtetin e Kalifornisë, ligji kërkon një periudhë gjashtëmujore pritjeje mes momentit që një çift aplikon për divorc dhe ditës kur bëhet efektiv. Për Emily dhe Jack, kjo periudhë përfundoi më 8 shtator 2025, duke e bërë divorcin final.
Çifti nuk ka pasur fëmijë dhe ndarja është bërë pa drama të mëdha ligjore apo konflikte publike. Ky ishte divorci i parë për Osment, e cila është 33 vjeç e vazhdon të ketë një karrierë aktive si aktore dhe këngëtare.
Në rrjetet sociale, lajmi është pritur me shumë reagime, kryesisht mbështetje për aktoren. Fansat e kanë inkurajuar, duke i uruar një fillim të ri në jetë. Për momentin, ajo nuk ka folur mbi arsyet e ndarjes. Megjithatë, burimet thonë se Emily është e fokusuar tek puna e saj dhe tek stabiliteti personal, pa dashur të hyjë në polemika rreth ish-bashkëshortit.
Kjo është një histori tipike e një martese të shkurtër në botën e famës, ku palët ndahen shpejt dhe aktorja dëshiron të lërë gjithçka pas dhe të ecë përpara në karrierë e në jetën e saj.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Magazinë
Dje u lansua, sot po promovohet! Dua Lipa, ndër të parat me iPhone 17 Pro
Published
4 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri të Apple – iPhone 17 Pro në ngjyrën unike “cosmic orange”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ndër të parat që u pa me Iphone, duke lënë fansat të habitur: “Si e mori kaq shpejt?”.
Në një kohë kur prezantimi i serisë së re iPhone 17 sapo është bërë dhe para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator, videoja e artistes shqiptare me edicionin e ri ka pushtuar rrjetet sociale.
Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shprehën habinë se si këngëtarja arriti të siguronte një nga modelet më të kërkuara para publikimit zyrtar. Ajo në videon në Instagram xhiroi gjithçka me Iphone të ri, që nga koha kur zgjohet, angazhimet tjera e deri te koncertet.
Apple prezantoi katër modele të reja – iPhone 17, 17 Pro, Pro Max dhe versionin ultra të hollë 17 Air.
Magazinë
Paditësi i Tyler Perry tregon versionin e tij të ngjarjes
Published
5 hours agoon
September 10, 2025By
UBT News
Derek Dixon, aktori që ka ngritur një padi kundër producentit dhe regjisorit të njohur Tyler Perry për 260 milionë dollarë, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në një intervistë për ABC News.
Ai e akuzon Perry-n për dhunë seksuale, ngacmim dhe hakmarrje, ndërsa shpreson që kjo çështje të sjellë drejtësi për të dhe për të tjerët që mund të kenë përjetuar situata të ngjashme.
“Pjesa tjetër e kësaj është një pengesë: si mund ta ndalosh një miliarder që nuk e ndal veten?” tha Dixon. Ai pretendon se Perry ka krijuar një “mjedis shfrytëzues dhe jo profesional” gjatë xhirimeve të serialeve The Oval dhe Ruthless, ku vetë Dixon mori pjesë në role të vogla.
Sipas padisë, ngjarjet kanë filluar më 2019 e përfshijnë një sërë incidentesh që ai i përshkruan si sulme seksuale dhe presion psikologjik për të ruajtur heshtjen. Dixon pretendon se si pasojë e përjetimeve të tij është diagnostikuar me stres akut, pagjumësi e probleme shëndetësore.
Nga ana tjetër, avokati i Perry-t, Matthew Boyd, i ka mohuar me forcë akuzat dhe e ka quajtur një “skenar mashtrimi të qëllimshëm”. Ai theksoi se Tyler Perry nuk do të tërhiqet dhe është i bindur se pretendimet janë të sajuara.
Dixon thotë se drejtësia për të do të jetë kur raste të tilla të mos ndodhin më, as në industrinë e filmit, as diku tjetër.

Real Madridi arrin marrëveshje për dy transferimet e para të vitit 2026

Shaka mes princave, Harry thumbon William

Emily Osment zyrtarisht beqare, martesa e saj zgjati vetëm pesë muaj

Thirrje për pranimin e punimeve shkencore në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Sekreti i frutave të thata për trup më të fortë dhe mendje më të kthjellët

Dje u lansua, sot po promovohet! Dua Lipa, ndër të parat me iPhone 17 Pro

Shkencëtarët gjejnë arsyet pse njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më shumë sheqer

Në tetor Shqipëria nis zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA

Rusia thotë se nuk kishte planifikuar të sulmonte asnjë objektiv në Poloni
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26