Shëndet

A është e dëmshme të fleni me TV ndezur?

Të fleni me TV ndezur nuk është diçka e mirë.

Published

on

Kur bëhet fjalë për zakonet e të fjeturit, ka disa njerëz që flenë me televizor të ndezur por ka edhe nga ata që nuk e bëjnë këtë.

Grupi i parë betohet për ndikimin që ka televizori për t’i vënë në gjumë, ndërsa për grupin e dytë nuk ndodhë e njëjta.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë se cila prej metodave është ajo e duhura për t’u ndjekur.

Së pari, a ka përfitime të flesh me TV të ndezur?

Për disa njerëz, të bien në gjumë me televizorin ndezur është një pjesë e domosdoshme e ritualit të tyre të natës.

Kjo metodë i ndihmon të largojnë stresin e ditës dhe të çlodhen, thonë ekspertët e shëndetit.

Tingulli i televizorit gjatë gjumit shërben si një zhurmë e këndshme dhe ngushëlluese që mund të mbysë zhurmat e tjera si për shembull ato të trafikut rrugor.

Këto janë disa arsye që shpjegojnë pse disa njerëz i zë gjumi me televizorin ndezur.

Si gjumi me televizorin ndezur mund të jetë i dëmshëm?

Megjithatë, dremitja me televizorin ndezur mund t’ju prishë gjumin.

Televizorët dhe pajisjet e tjera elektronike, lëshojnë dritë blu, e cila mund të prishë gjumin, ritmet cirkadiane dhe ekuilibrin hormonal.

Kjo sepse drita blu bllokon prodhimin e melatoninës në trupin tuaj, një hormon që ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian dhe ndihmon me gjumin.

Gjithashtu kur shikoni një shfaqje televizive para gjumit, ka të ngjarë të qëndroni zgjuar deri në orët e vona.

Por kur qëndroni zgjuar deri vonë dhe nuk flini mjaftueshëm, ju mund të bëheni të ndjeshëm ndaj një sërë problemesh që lidhen me shëndetin.

Sipas ekspertëve këto mund të jenë një rrezik më i madh për depresion, diabet dhe probleme kardiovaskulare.

Jo vetëm që televizori para gjumit ju mban zgjuar deri vonë, por gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime gjatë gjumit.

Për shembull, nëse ju zë gjumi duke parë një film horror, imazhet mund t’ju ndjekin në ëndrrat tuaja dhe të shkaktojnë makthe.

Herë të tjera, shkak për prishjen e gjumit mund të jetë edhe ndryshimi i papritur volumit. Këto ndërprerje të shpeshta të gjumit mund të ndikojnë në funksionimin tuaj të përditshëm.

Si përfundim të flesh me TV ndezur nuk është diçka e mirë. AgroWeb.org ju këshillon të gjeni një mënyrë për të fjetur dhe për të qëndruar në gjumë të thellë pa televizorin ndezur. /AgroWeb.org

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të largosh plasaritjet dhe ashpërsinë e thembrave?

Published

on

Të gjithë duan të tregojnë këmbët e bukura, por është sfiduese, veçanërisht kur thembrat janë të thata e lëkura e plasaritur.

Shkak i lëkurës së ashpër në thembra është lagështia që grumbullohet brenda këpucëve, por ekzistojnë mënyra për ta trajtuar këtë problem.

Shumë vajza mendojnë se pedikyri mund të jetë zgjidhja. Ai ndihmon, por vetëm përkohësisht.

“Produktet hidratuese që përdor pedikyristja ose kremrat specifikë vetëm maskojnë problemin, nuk e zgjidhin,” shpjegon Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste. Kjo do të thotë se, edhe pse lëkura duket më e butë pas pedikyrt, problemi nuk zhduket plotësisht.

Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar këtë situatë. Njëra është përdorimi i serumit të rekomanduar që pastron qelizat e vdekura e ndihmon rigjenerimin e lëkurës së thembrave, duke dhënë rezultate të dukshme brenda pak ditësh.

Një alternativë natyrale që jep përmirësim të shpejtë është scrub-i me vaj ulliri dhe sheqer kafe.

Përdorimi:

Pas larjes së mirë të këmbëve dhe heqjes së lëkurës së ashpër, përziej disa pika vaj ulliri me pak sheqer kafe.

Masazhojini thembrat për disa minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë dhe do të vini re se lëkura është dukshëm më e butë.

Specialistët këshillojnë që këto trajtime, si serumet ashtu edhe scrub-i, të bëhen në mbrëmje para gjumit.

E rëndësishme është të mbani këpucë të hapura, që këmbët të ajrosen dhe të shmangni akumulimin e lagështisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara