Aktualitet

A ekzistojnë UFO-t?

Published

on

Së shpejti mund të fillojmë të marrim përgjigje për disa nga pyetjet më shqetësuese mbi UFO-t. Gjatë viteve të fundit, kemi mësuar se pilotët e Marinës Amerikane shohin shpesh objekte fluturuese të paidentifikuara, disa prej të cilave duket se janë shumë më të shpejta dhe më të manovrueshme sesa avionët e tyre.

Ju vetë ndoshta keni parë pamje të tilla, falë Kristofer Melon, që shërbeu si zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për inteligjencën nën presidentët Bill Klinton dhe Xhorxh W.Bush. Në vitin 2017, pasi ishte larguar nga pozicioni i tij në qeverinë amerikane, Melon bëri publike në gazetën “The New York Times” 3 video të de–klasifikuara së fundmi të UFO-ve të regjistruara nga Marina Amerikane.

Pastaj NYT publikoi një histori në lidhje me këto video dhe mbi Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve Hapësinore (AATIP), një projekt i Pentagonit që ka si mision specifik për të hetuar pamje të tilla.

Melon tha në episodin e fundit të emisionit “60 Minuta”, se e ndërmori këtë hap, pasi ishte i shqetësuar se nuk po bëhej aq sa duhet për të hetuar mbi UFO-t, ose UAP (dukuri ajrore të paidentifikuara”).

“Është shumë e çuditshme dhe për të ardhur keq, që dikush si unë detyrohet të bëjë diçka të tillë, për të vendosur në rendin e ditës një çështje të sigurisë kombëtare”- i tha Melon reporterit të “60 Minuta”, Bill Uajteker.

Kjo është vërtetë një çështje e sigurisë kombëtare, i tha ai senatorit amerikan Marko Rubio. “Çdo gjë që hyn në një hapësirë ​​ajrore kur nuk supozohet të jetë atje, përbën një kërcënim”- theksoi vetë Rubio. Tek e fundit, UAP e raportuara mund të jenë një lloj avioni i përparuar i zhvilluar nga një komb kundërshtar siç është Rusia ose Kina. (Melon i tha Uajteker se ishte i sigurt se ato mjete nuk ishin zhvilluar nga Pentagoni).

Sigurisht që ky nuk është shpjegimi i vetëm i mundshëm. Për shembull, ekspertët kanë sugjeruar gjithashtu që këto shikime mund të vijnë nga problemet që mund të kenë instrumentet e avionëve të Marinës (edhe pse pilotët raportojnë se i shohin UAP me sy të lirë).

Dhe pastaj është edhe ideja që UAP mund të përfaqësojnë një lloj teknologjie të huaj. Njerëz si Melon, Rubio dhe ish zyrtari i AATIP, Luis Elizondo, që i de–klasifikoi tre videot që Melon ia dha “The New York Times”, janë të etur për t’i shkuar deri në fund këtij misteri. Të paktën, ata shpresojnë se gjetja e një shpjegimi do të ndihmojë në përcaktimin nëse UAP mund të paraqesin ose jo ndonjë kërcënim për sigurinë kombëtare. Dhe Rubio ka ndërmarrë disa veprime në këtë aspekt.

Në dhjetor të vitit 2020, Rubio kërkoi nga Pentagoni dhe drejtori inteligjencës kombëtare të hetonin çështjen e UAP, dhe t’i dorëzonin Kongresit brenda 6-muajsh një raport të paklasifikuar. Në atë kohë Rubio drejtoi komitetin e inteligjencës në Senatin amerikan.

Demokratët rimorën kontrollin e Senatit pas zgjedhjeve të fundit. Ndaj, tani komiteti drejtohet nga demokrati nga Virxhinia Mark Uorner; ndërsa Rubio është nënkryetar. Raporti pritet të bëhet publik muajin tjetër, dhe Rubio duket i etur që ta shohë atë.

“Unë dua që ne ta marrim seriozisht atë, dhe të kemi një proces serioz”- i tha ai Uajteker, që e pyeti se çfarë donte të bënte mbi UAP. “Unë dua që të kemi një proces për të analizuar vazhdimisht të dhënat, derisa të marrim disa përgjigje. Ndoshta ka një përgjigje shumë të thjeshtë. Ndoshta jo”- tha ai. /

“Live Science” – Bota.al

Aktualitet

Trump bën thirrje për mbështetje nga kjo betejë vendimtare për ekonominë dhe Kongresin

Published

on

By

Teksa amerikanët po u drejtohen masivisht kutive të votimit në këto zgjedhje përcaktuese, Presidenti Donald Trump ka shfrytëzuar fjalën e tij për t’u bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët e partisë së tij.

Përmes një sërë mesazhesh në platformën Truth Social dhe një interviste telefonike për Fox News, Trump veçoi atë që e cilësoi si përparim ekonomik nën administratën e tij, ndërsa pretendoi gjithashtu se ka “kontroll të plotë” mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sondazhet e fundit tregojnë se ekonomia dhe çmimet e larta mbeten faktori kryesor që po përcakton votën e qytetarëve, ku një pjesë e mirë e elektoratit po shprehet e shqetësuar për menaxhimin e sfidave ekonomike dhe efekteve të konflikteve ndërkombëtare.

Rezultati i këtij votimi do të jetë përcaktues për të ardhmen e legjislativit amerikan, pasi do të vendosë nëse Republikanët do të ruajnë shumicën në Kongres apo nëse Demokratët do të marrin kontrollin e dhomave përfaqësuese.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

Lajmet

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Të kërkuara