Aktualitet
A ekzistojnë UFO-t?
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSë shpejti mund të fillojmë të marrim përgjigje për disa nga pyetjet më shqetësuese mbi UFO-t. Gjatë viteve të fundit, kemi mësuar se pilotët e Marinës Amerikane shohin shpesh objekte fluturuese të paidentifikuara, disa prej të cilave duket se janë shumë më të shpejta dhe më të manovrueshme sesa avionët e tyre.
Ju vetë ndoshta keni parë pamje të tilla, falë Kristofer Melon, që shërbeu si zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për inteligjencën nën presidentët Bill Klinton dhe Xhorxh W.Bush. Në vitin 2017, pasi ishte larguar nga pozicioni i tij në qeverinë amerikane, Melon bëri publike në gazetën “The New York Times” 3 video të de–klasifikuara së fundmi të UFO-ve të regjistruara nga Marina Amerikane.
Pastaj NYT publikoi një histori në lidhje me këto video dhe mbi Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve Hapësinore (AATIP), një projekt i Pentagonit që ka si mision specifik për të hetuar pamje të tilla.
Melon tha në episodin e fundit të emisionit “60 Minuta”, se e ndërmori këtë hap, pasi ishte i shqetësuar se nuk po bëhej aq sa duhet për të hetuar mbi UFO-t, ose UAP (dukuri ajrore të paidentifikuara”).
“Është shumë e çuditshme dhe për të ardhur keq, që dikush si unë detyrohet të bëjë diçka të tillë, për të vendosur në rendin e ditës një çështje të sigurisë kombëtare”- i tha Melon reporterit të “60 Minuta”, Bill Uajteker.
Kjo është vërtetë një çështje e sigurisë kombëtare, i tha ai senatorit amerikan Marko Rubio. “Çdo gjë që hyn në një hapësirë ajrore kur nuk supozohet të jetë atje, përbën një kërcënim”- theksoi vetë Rubio. Tek e fundit, UAP e raportuara mund të jenë një lloj avioni i përparuar i zhvilluar nga një komb kundërshtar siç është Rusia ose Kina. (Melon i tha Uajteker se ishte i sigurt se ato mjete nuk ishin zhvilluar nga Pentagoni).
Sigurisht që ky nuk është shpjegimi i vetëm i mundshëm. Për shembull, ekspertët kanë sugjeruar gjithashtu që këto shikime mund të vijnë nga problemet që mund të kenë instrumentet e avionëve të Marinës (edhe pse pilotët raportojnë se i shohin UAP me sy të lirë).
Dhe pastaj është edhe ideja që UAP mund të përfaqësojnë një lloj teknologjie të huaj. Njerëz si Melon, Rubio dhe ish zyrtari i AATIP, Luis Elizondo, që i de–klasifikoi tre videot që Melon ia dha “The New York Times”, janë të etur për t’i shkuar deri në fund këtij misteri. Të paktën, ata shpresojnë se gjetja e një shpjegimi do të ndihmojë në përcaktimin nëse UAP mund të paraqesin ose jo ndonjë kërcënim për sigurinë kombëtare. Dhe Rubio ka ndërmarrë disa veprime në këtë aspekt.
Në dhjetor të vitit 2020, Rubio kërkoi nga Pentagoni dhe drejtori inteligjencës kombëtare të hetonin çështjen e UAP, dhe t’i dorëzonin Kongresit brenda 6-muajsh një raport të paklasifikuar. Në atë kohë Rubio drejtoi komitetin e inteligjencës në Senatin amerikan.
Demokratët rimorën kontrollin e Senatit pas zgjedhjeve të fundit. Ndaj, tani komiteti drejtohet nga demokrati nga Virxhinia Mark Uorner; ndërsa Rubio është nënkryetar. Raporti pritet të bëhet publik muajin tjetër, dhe Rubio duket i etur që ta shohë atë.
“Unë dua që ne ta marrim seriozisht atë, dhe të kemi një proces serioz”- i tha ai Uajteker, që e pyeti se çfarë donte të bënte mbi UAP. “Unë dua që të kemi një proces për të analizuar vazhdimisht të dhënat, derisa të marrim disa përgjigje. Ndoshta ka një përgjigje shumë të thjeshtë. Ndoshta jo”- tha ai. /
“Live Science” – Bota.al
Lajmet
Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025
Published
4 hours agoon
October 30, 2025By
Driton Iseni
Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.
Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.
Lajmet
Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama
Published
8 hours agoon
October 30, 2025By
Driton Iseni
Në një atmosferë madhështore, mes flamujve të mbi 190 shteteve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama. Ky është momenti kur rinia e Kosovës, përmes ekipit First Kosovo, hyn në arenën botërore të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit.
Në këtë ngjarje madhështore, ekipi përfaqësues i Kosovës – First Kosovo, i përbërë nga të rinj të talentuar që janë përgatitur me muaj në laboratorët e UBT-së, do të garojë për të treguar kreativitetin, dijen dhe shpirtin inovativ të rinisë kosovare. Ata do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme botërore në fushën e robotikës dhe teknologjisë.
Tema e sivjetshme e garës, “Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike”, synon të nxisë të rinjtë të krijojnë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e jetës në planetin tonë.
UBT, si partneri institucional që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë ndërkombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e edukimit STEM dhe pjesëmarrjen e suksesshme të ekipeve kosovare në garat globale të robotikës.
Në këtë garë të dijes dhe inovacionit, të rinjtë e Kosovës po e bëjnë vendin tonë të njihet si një forcë e re kreative në hartën teknologjike botërore.
Lajmet
Ish-deputetët austriakë vizitojnë UBT-në
Published
2 days agoon
October 28, 2025By
Driton Iseni
Një grup i ish-deputetëve të Parlamentit Federal të Austrisë, bashkë me politikanë dhe ekspertë të angazhuar në fushën e arsimit dhe çështjeve sociale, vizituan Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, e mirëpriti delegacionin dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me universitetet austriake, duke u angazhuar për të forcuar edhe më tej lidhjet akademike dhe shkencore. Ai gjithashtu falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen që Austria ka ofruar për zhvillimin e arsimit dhe kërkimit në Kosovë.
Delegacioni austriak ishte i udhëhequr nga prof. Josef Höchtl dhe përfshinte personalitete të rëndësishme si dr. Ernst Wurz, Stefanie Zobl, dhe Franz Fuchs, ndërsa takimi u zhvillua në praninë e drejtuesve të UBT-së, si dhe të stafit akademik dhe administrativ të universitetit.
Delegacioni u informua për sukseset dhe arritjet e UBT-së, si institucioni më inovativ në Kosovë, që ka një pozicion të fortë si lider në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, si dhe për angazhimin e tij në zhvillimin e teknologjisë dhe bizneseve inovative.


Lajmet
Eksperti ndërkombëtar i harduerit open source, Jo Hinchliffe, mbajti ligjëratë në UBT
Published
3 days agoon
October 27, 2025By
Driton Iseni
Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua një ligjëratë e veçantë tematike nga eksperti ndërkombëtar në fushën e harduerit open source, Jo Hinchliffe, në kuadër të aktiviteteve para konferencës Software Freedom Kosova (SFK).

Ligjërata u organizua në bashkëpunim me FLOSSK dhe tërhoqi studentë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë nga fusha e inxhinierisë dhe harduerit inovativ.
Jo Hinchliffe, i njohur për projektet e tij kreative dhe pasionin që përcjell tek audienca, ka kontribuar rregullisht në Raspberry Pi Magazine, ndërsa gjatë karrierës së tij ka punuar në projekte të ndryshme të harduerit, përfshirë ndërtimin e raketave dhe zhvillimin e sistemeve inovative harduerike.
Në kuadër të ligjëratës me temën “Certifikimi i një projekti harduerik open source”, Jo Hinchliffe demonstronte dizajnimin e një komponenti në KiCad dhe shpjegonte procesin e aplikimit për certifikim të një projekti open source. Studentët u njohën me standardet ndërkombëtare të dizajnimit dhe certifikimit të projekteve harduerike open source, duke marrë këshilla praktike për zhvillimin e projekteve të tyre inovative.
Ky aktivitet ishte veçanërisht i përshtatshëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike dhe fushave të ngjashme, të cilët shprehën interes të madh për zhvillimin e sistemeve harduerike dhe teknologjive moderne. Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e jashtëzakonshme për të mësuar direkt nga një ekspert ndërkombëtar dhe për të marrë njohuri të vlefshme mbi praktikat më të mira në fushën e harduerit open source.


Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë
A janë ëmbëlsuesit “natyralë” më të shëndetshëm se sheqeri i bardhë?
“Warner Bros” zyrtarizon filmin “Hello Kitty”, që do të dalë në kinema në korrik 2028
Tension i lartë? Ja metodat natyrale që ndihmojnë
Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania
Rikthehet në punë njësia B2
Subvencionet e QKK-së: Tre filma artistikë që do t’i mbushin kinematë në 2025
Shkoi i dehur në xhirime! Colin Farrell: E përsërita 46 herë skenën
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Arbër Eminit, kandidat i pavarur për kryetar të Kllokotit
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Aktualitet1 week agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
