Lajmet

“A e ke personale me Kurtin”, Avdyli i drejtohet Sylës: Në kohën e PAN s’keni reaguar kështu

Diskutimi ka vijuar edhe me çështje të tjera.

Published

on

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka pyetur kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, nëse ka diçka personale me kryeministrin Albin Kurti pas paralajmërimeve për greva e protesta, duke shtuar se një reagim të ngjashëm nuk e ka pasur në kohën kur vendi është qeverisur nga koalicioni PAN.

“Në të kaluarën e kam parë që sindikata është angazhuar shumë për ligjet me tryeza, tash ju mungojnë, veçanërisht tash e kam parë, ndoshta ju i dini arsyet, kur ka ardhur Qeveria Kurti keni pasur nervozë më të madhe, a keni ndonjë problem personal me Qeverinë Kurti? Apo kryeministrin Kurti? Çka është problemi? Sepse e kam parë një nervozë më të madhe se sa me qeveritë e kaluara sepse unë të njoh që dy dekada nëse e keni një problem apo arsyetim politik diçka atëherë duhet t’i lini anash sepse nuk jeni ju për politikë por që t’i mbroni të drejtat e punëtorëve shëndetësorë […] A keni reaguar ndonjëherë që ai memorandumi i juaj i nënshkruar me PAN, a është plotësuar? Kurrë nuk iu kam dëgjuar pse nuk keni reaguar se PAN na ka premtuar këtë, këtë e kemi nënshkruar memorandumin para zgjedhjeve dhe nuk është plotësuar”, tha ai.

Kurse, Blerim Syla u shpreh se shumica e pikave të parapara në memorandumin e nënshkruar me koalicionin PAN janë përmbushur.

Ndërsa, theksoi se as me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk ka asgjë personale.

“Pika e katërt apo e 5 ka qenë çështja e pagave dhe çështja e parë ka qenë çështja e buxhetit dhe e dinë atë vit kur kanë ardhur kanë bërë disa intervenime, është bërë Kardiokirurgjia, ka filluar Onkologjia së funksionuari, shumë më mirë është bërë Intensiva e mos të hyjmë detaje […] Sa i përket asaj a kam unë me zotërinë Kurti personale, absolut jo, dhe jo nuk qëndron sepse ki argumente se edhe para aprovimit të Ligjit të pagave kam shkuar në Vetëvendosje, e di zonja Kollçaku nëse ka qenë, jemi ankuar kemi thënë se me këto koeficiente kemi probleme, nuk kemi munduar t’i inkorporojmë krejt dhe i kemi pasur 2 apo 3 takime me zotëri Kurtin shumë miqësore, sepse atëherë ka qenë në opozitë andaj kurrgjë personale nuk ka të bëj me zotëri Kurtin sepse greva iu kam bërë atyre, protesta këtyre” theksoi ai.

Diskutimi në Komisionin për Shëndetësi ka vijuar edhe me çështje të tjera.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara