Lajmet

​Kuvendi përfshin në agjendën e sotme edhe 12 projektligje për lexim të dytë

Kusari-Lila tha se projektligjet kanë kaluar gjitha procedurat ligjore në Kuvend për të ardhur në seancë plenare.

Published

on

Me propozim të mazhorancës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfshirë edhe 12 projektligje për lexim të dytë në agjendën e seancës së sotme plenare. Partitë opozitare e kundërshtuan këtë mocion procedural, ku kritikuan shumicën se me miratimin e këtyre projektligjeve po dëshiron të bëjë vetëm statistikë. Ndihmë pushtetit për përfshirjen e këtyre projektligjeve në rend të ditës i dhanë edhe deputetët e Listës Serbe.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se projektligjet kanë kaluar gjitha procedurat ligjore në Kuvend për të ardhur në seancë plenare.

“Mocioni ynë ka të bëjë me përfshirjen e agjendës së ditës së sotme projektligje që janë të gatshme dhe kanë kaluar procedurat dhe raportet që kanë ardh në seancë, janë projektligje në lexim të dytë. Tri projektligje kanë ardh nga komisioni për ekonomi, tetë projektligje nga komisioni për shëndetësi dhe një nga komisioni për mjedis”, tha ajo.

Por, kjo u kundërshtua ngashefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se këto projektligje duhet të procedohen në mënyrë të rregullt përmes Kryesisë së Kuvendit.

“PDK nuk e mbështet këtë mocion procedural dhe rrjedhimisht kërkojmë që të shkojnë në procedurë të rregullt që kryesia e Kuvendit të Kosovës t’i përcaktoj për seancën e radhës, Kam kërkesë edhe nga deputetët e PDK-së që kanë nevojë edhe për disa sqarime dhe konsultime shtesë dhe pastaj do i vendosim në kryesi dhe në seancën e radhës”, u shpreh Tahiri.

Më kritik u shpreh shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Pse sot, 50 pika rendi i ditës me u bërë sot. Nuk po e kuptoj pse. Statistikë me plotësuar statistikën vjetore që ne i bëmë 50 ligje për një ditë. Kurrë s’ka ndodh në histori të Kuvendit me i ka kaluar 50 ligje për një ditë”, tha ai.

Mos pajtim për përfshirjen e këtyre projektligjeve në rend të ditës shfaqi edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Grupi parlamentar i AAK-së nuk e mbështet këtë pikë ne diskutuam për gati 30 minuta që të hyjnë katër ligje dhe kjo nuk ndodhi e rrugës dhe e mbarë kishte me qenë që në këtë lexim të dytë të lexohet Ligji I Pagave I cili nuk është shtyrë për këta 10 muaj po nuk ndodhi ajo që ne kërkojmë është që debatin parlamentar që e kemi kërkuar për çështjen më të rëndësishme dhe më me urgjencë që është gjendja energjetike në vend kjo të trajtohet dhe për këtë u dakorduam që mos të hyjë në këtë seancë ashtu siç e pata kërkesë që të jetë pika e parë, por që të diskutohet në seancën e 28 dhjetori të martën e ardhshme si pikë e parë e rendit të dytës”, theksoi ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara