Ekonomi
A duhet të merrni kredi për biznesin tuaj?
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKjo është një nga pyetjet më të shpeshta të biznesit që njerëzit bëjnë, sidomos në fazën kur dikush ka një ide biznesi, por i mungojnë paratë.
Prandaj po ndajmë me të gjithë, atë çfarë “Bid” mendon në lidhje me marrjen e kredisë bankare. Janë tre faktorë kryesorë:
Çfarë rrezikoni?
Rrezikoni që të zhyteni në borxhe dhe të përkeqësoni jetën tuaj. Nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, çfarë plani rezervë shpëtimi keni? Borxhin a do e merrni si individ, apo në emër të biznesit. Gjasat janë që bankat të mos japin kredi bankare nëse kompania është e re apo nuk ka një plan të sigurt për nxjerrje të ardhurash. Prandaj shpesh njerëzit detyrohen që të marrin kredi në bankë për të investuar në idenë e tyre të biznesit, duke lënë si garanci një pronë të paluajtshme. Nëse mund të përballoni humbjen e asaj prone pa pasoja të mëdha në jetë, atëherë vazhdoni, merreni kredinë dhe luftoni për idenë tuaj. Por në asnjë mënyrë mos vendosni si garanci shtëpinë ku jetoni, apo një pronë të paluajtshme që ju siguron të ardhura muaj pas muaji.
Çfarë mundësie tjetër keni?
Kredia nuk është mënyra e vetme që të siguroni financim për biznesin që doni të ngrini. Sigurisht varet nga shuma, por gjithmonë ekziston mundësia për të kursyer dhe për të investuar kursimet në biznes pa marrë kredi.
Nëse kursimet nuk mund të përballojnë investimin që keni ndërmend të bëni, atëherë shihni mundësinë që të krijoni një model të zvogëluar të biznesit që mund të filloni me më pak para. Për shembull, nëse keni ndërmend të hapni një restorant luksoz, filloni me diçka të vogël të versionit “merr me vete”, për pica apo për pasta. Nëse jeni të suksesshëm aty, të ardhurat e nxjerra mund t’i investoni në një ambjent më të madh.
Gjithashtu ekziston mundësia për gjetjen e një partneri. Nëse ju keni idenë e mirë, është dikush tjetër që ka paratë por nuk ka idenë. Bëni përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje ortakërie me një person të tillë, duke verifikuar gjithmonë besueshmërinë, ndershmërinë dhe integritetin e tij/saj.
Në çfarë faze është biznesi?
Nëse nuk mund të fitosh para kur nuk ke para, çfarë të bën të mendosh që po të kesh shumë para, do të bësh më shumë para? Ky është një ndër mendimet më të gabuara të njerëzve. Aftësia për të qenë të zotë në biznes duket kur nuk ke asgjë. Nëse nuk nxjerr do gjë nga asgjëja si sipërmarrës, kur të kesh shumë para në dorë, i bie t’i humbësh edhe ato. Prandaj këshilla më e mirë që mund t’ju jap është që të mos merrni kredi për biznesin tuaj të parë, që doni ta nisni nga 0. Duhet të keni provuar veten më parë. Nëse nga ana tjetër keni një model të suksesshëm biznesi me të ardhura të kënaqshme dhe vizion të qartë, atëherë mund të merrni kredi bankare në emër të kompanisë tuaj (shpk) për të përshpejtuar rritjen e atij fidanit që keni mbjellë.
Ekonomi
REL: Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale
Published
3 weeks agoon
January 12, 2026By
UBTnews
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.
Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.
Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.
Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.
Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.
Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.
Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.
Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.
Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.
Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.
Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.
Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.
Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.
Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.
Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.
Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.
Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.
Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.
Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.
Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata./REL
Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.
Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:
- Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
- Tom Cook – 770 milionë – Apple
- Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
- Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
- Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
- Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
- Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
- Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
- Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
- Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
- Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
- Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
- Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
- Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
- Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
- Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
- Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
- Mary Barra – 198 milionë – GM
- David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
- Larry Culp – 185 milionë – GE
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
- Danimarka
- Norvegjia
- Singapori
- Suedia
- Finlanda
- Zelanda e re
- Holanda
- Luksemburgu
- Hong-Kongu
- Mbretëria e Bashkuar
- Gjermania
- Kanadaja
- Japonia
- Australia
- Estonia
- Irlanda
- Belgjika
- Austria
- Emiratet e bashkuara Arabe
- Franca
- Uruguaj
- SHBA
- Spanja
- Polonia
- Lituania
- Portugalia
- Barbadosi
- Kili
- Malta
- Karaibet
Lajmet
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
Published
4 weeks agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:
- Republika Demokratike e Kongos
- Kamboxha
- Kameruni
- Gaboni
- Haiti
- Bolivia
- Meksiko
- Uganda
- Kenia
- Venezuela
- Guinea
- Liberia
- Kirgistani
- Kongo
- Mauritania
- Paraguaji
- Zimbabveja
- Afganistani
- Nikaragua
- Nigeria
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4%
Qeveria e Kosovës miraton kërkesën për dërgimin e FSK në mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
