Botë

A do të ulet në bisedime? Putin flet për herë të parë për zgjedhjen e Trump

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti të enjten një fjalim në Moskë, ku preku një sërë temash në lidhje me situatën globale.

Putin foli edhe për përshtypjet që i kishte lënë atentati ndaj Donald Trump.

Shefi i Kremlinit u ndal te momenti kur Trump pasi ishte plagosur ngriti grushtin lart dhe iu drejtua popullit me fjalët “luftoni, luftoni, luftoni”.

Ai u soll, për mendimin tim, në një mënyrë shumë korrekte, me guxim, si një burrë,” tha Putin.

I pyetur nëse ai ishte gati të ulej në diskutime me Donald Trump, Putin u përgjigj: “Ne jemi gati!”

Trump nga ana tjetër deklaroi të enjten se ishte i përgatitur të fliste me Putinin, duke i thënë NBC Neës: “Unë mendoj se do të flasim”.

Kremlini u akuzua gjerësisht për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 për të nxitur fushatën e Donald Trump kundër Hilary Clinton, pretendime të kundërshtuara nga Moska.

Prokurori i Posaçëm i SHBA Robert Mueller hetoi akuzat për marrëveshje të fshehtë midis fushatës së Trump dhe Rusisë në vitin 2016, por tha në një raport tre vjet më vonë se nuk kishte gjetur prova të konspiracionit.

Deklaratat e Putin u bënë teksa udhëheqësit evropianë u mblodhën në Budapest në kuadër të Komunitetin Politik Evropian, ku diskutuan kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte patur një “bisedë shumë të ngrohtë” dhe “produktive” me presidentin e zgjedhur.

Por ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që rezultatet e ndërveprimit tonë midis Ukrainës dhe Amerikës, të gjithë Evropës dhe Amerikës, të jenë produktive dhe pozitive,” shtoi ai.

Shumë në Ukrainë dhe Evropë janë të shqetësuar se Trump mund të ngadalësojë, nëse jo të ndalojë, rrjedhën e ndihmës ushtarake amerikane në Kiev me marrjen e pushtetit në janar.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer e siguroi Zelenskyn në samit se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë mbetet e hekurt.

Botë

Pesë të vdekur, pesë të lënduar pasi avioni transportues i Amazon doli nga pista në Miami

Published

on

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion transportues i Amazon doli nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit të dielën pasdite, duke goditur disa automjete dhe më pas duke u përfshirë nga zjarri.

Pesë persona të tjerë u lënduan në aksident, bëri të ditur shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Miami-Dade, Raied “Ray” Jadallah, gjatë një konference për media të dielën në mbrëmje.

Tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në një qendër traumatologjike, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në një spital lokal.

Sipas Jadallah, disa nga viktimat kishin mbetur të bllokuara brenda automjeteve që u goditën nga avioni dhe ekipet e shpëtimit u detyruan t’i nxirrnin nga to.

Avioni, një Boeing 767-300 për transport mallrash, po fluturonte nga San Juani i Porto Rikos drejt Miamit. Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se fluturakja doli nga pista pasi u ul në Miami rreth orës 14:00.

Ende nuk dihet arsyeja pse avioni nuk arriti të ndalej.

Sipas të dhënave të faqes për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24, avioni po lëvizte me shpejtësi prej afro 209 kilometrash në orë kur doli nga pjesa e përdorshme e pistës.

CNN, pas shqyrtimit të komunikimeve ndërmjet pilotëve dhe kontrollit të trafikut ajror, raportoi se ekuipazhi nuk kishte shpallur gjendje emergjente para uljes, transmeton KosovaPress.

Më shumë se 60 njësi të emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, ku gjetën avionin të përfshirë nga flakët, ndërsa një re e dendur tymi të zi ishte ngritur mbi zonë.

“Djema, avioni është në zjarr. Avioni është në zjarr. Bëhuni gati”, dëgjohet duke thënë një pjesëtar i ekipeve të emergjencës në komunikimet e siguruara nga Broadcastify.

Ekipet e shpëtimit raportuan se pilotët ishin nxjerrë nga avioni dhe po merrnin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Zyra e Sherifit të Miami-Dade njoftoi se autoritetet po punojnë për konfirmimin e identitetit të personave që humbën jetën. Për familjarët është hapur gjithashtu një linjë e posaçme telefonike për informacione./A.K/

 

Continue Reading

Botë

Sot nis në UBT – Kongresi Ndërkombëtar IFSGC 2026

Published

on

By

Sot, më 7 shtator, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, nis Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Shkencave të Ushqimit, Shëndetit dhe Gastronomisë – IFSGC 2026, i cili do të mbahet deri më 9 shtator.

UBT, si institucion pritës dhe bashkëorganizator kryesor, mirëpret ekspertë, akademikë, studiues, profesionistë të industrisë dhe studentë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar Prishtinën në një pikëtakim ndërkombëtar të dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit në fushën e ushqimit, shëndetit dhe gastronomisë.

Nën temën “Innovating the Future of Food, Health & Gastronomy”, kongresi do të sjellë diskutime, prezantime dhe shkëmbim të ideve mbi zhvillimet më të fundit shkencore, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në këto fusha.

Përgjatë tri ditëve, IFSGC 2026 do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunime ndërkombëtare, prezantim të kërkimeve shkencore dhe ndarje të përvojave mes komunitetit akademik dhe profesionistëve të industrisë.

Për më shumë informata: www.ifsgc.net

Continue Reading

Botë

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nëntë ditë nën rrënoja, dy persona gjenden të gjallë në një tunel në Nepal – pamje

Published

on

Dy persona u shpëtuan nga një tunel i hidrocentralit, nëntë ditë pasi përmbytjet katastrofike goditën Nepalin, me më shumë se 4,000 njerëz ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e më shumë se 500 inxhinierëve të mbledhur në një grup në WhatsApp, po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukurit.

Në grup, ata shkëmbejnë skica të hidrocentraleve dhe tuneleve dhe informacione rreth planimetrisë së tyre për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të gjejnë hyrje dhe të përcaktojnë se ku mund të ketë të mbijetuar.

Kërkimi po vështirësohet nga fakti se përmbytja ndryshoi terrenin përreth tuneleve dhe solli sasi të mëdha balte, shkëmbinjsh dhe materialesh të tjera në to.

Përmbytja la rreth 2.2 milion ton sedimente dhe mbeturina në luginë, dhe në disa vende hyrjet e tuneleve janë varrosur plotësisht.

Më shumë se 1,200 njerëz vdiqën në përmbytjet e shkaktuara nga shembja e akullnajës dhe më shumë se 4,000 njerëz ende rezultojnë të zhdukur.

Fatkeqësia shkatërroi rreth dhjetë përqind të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike të Nepalit./A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara