Magazinë

A do të rikthehet “Squid Game” me sezon të katërt? – “Loja ka mbaruar” thotë regjisori i serialit

Published

on

Finalja e sezonit të tretë të “Squid Game” vjen me një mesazh të qartë: “Game over (Loja mbaroi)”.

Në episodin e fundit, personazhi i njohur si Front Man aktivizon protokollet e evakuimit, teksa rojet me uniforma rozë braktisin dhomën e kontrollit dhe, më pas, edhe vetë ishullin. Në ekranet e qendrës komanduese shfaqet fjalia e famshme: “Loja mbaroi”, kjo nuk vlenpër ngjarjen në serial, por për vetë serialin.

“Squid Game” nuk do të ketë sezon të katërt, shkruan Netflix.

Kjo është konfirmuar nga regjisori, Hwang Dong-hyuk, i cili verën e kaluar publikoi një letër për fansat e tha: “Jam i emocionuar që fara që u mboll me krijimin e ‘Squid Game’ ka rritur një pemë që tani po jep frytin përfundimtar të kësaj historie”.

Ai shtoi se sezoni i tretë do të jetë i fundit dhe finalja do të transmetohet në vitin 2025. Tashmë, gjashtë episodet e fundit janë në dispozicion për t’u parë dhe përfaqësojnë fundin e udhëtimit të Gi-hun dhe gjithë lojës.

Hwang nuk kishte planifikuar që protagonisti Gi-hun të vdiste në sezonin e tretë, por gjatë shkrimit, realizoi se kishte nevojë për fund domethënës:

“E ndjeva se ishte koha ta mbyllja udhëtimin e Gi-hun dhe t’i përcillja publikut një mesazh: Nëse ndjekim vetëm interesin tonë të menjëhershëm, pa vetëpërmbajtje, pa sakrifica dhe pa bashkëpunim, nuk kemi të ardhme”.

Ky mesazh final u përçua përmes një episodi emocional e kuptimplotë, ku zbulohet se kush fiton, kush humb dhe kush mbijeton nga loja.

Krijuesi i serisë tregon se realizimi i 22 episodeve ka qenë rrugëtim i lodhshëm, por i paharrueshëm:

“E ndjej një ndjesi të ëmbël dhe të hidhur që gjithçka mori fund. Do të më mungojnë skenat si konvikti me krevate trefish që më shkaktonin ankth, shkallët labirintike ku gjithmonë humbja rrugën për të dhënë udhëzime, apo arenat e lojërave që më dhembte t’i shembnim pas xhirimeve”.

Ai shton: “Madje edhe lodhja fizike nga ditët e gjata në set do të më mungojë. Por më shumë se gjithçka tjetër, do të më mungojnë kujtimet që krijuam së bashku”.

Hwang e përmbyll me një reflektim emocional: “Ajo që mbetet në thelb është gëzimi që ndjenim kur krijonim diçka. Kur pashë që ajo që kisha vizualizuar në mendjen time po merrte jetë përpara syve të mi — edhe më mirë sesa e kisha imagjinuar — ajo ndjesi ishte e paçmuar. Do ta mbaj mend gjatë”.

Seriali i plotë “Squid Game” është i disponueshëm për t’u rishikuar në Netflix.

Magazinë

Selena Gomez drejt projektit më sfidues në Hollywood

Published

on

Selena Gomez pritet t’i bashkohet filmit të ri të regjisorit Brady Corbet, “Origjina e Botës”, një projekt ambicioz me tema për të rritur dhe kohëzgjatje prej gati katër orësh.

Filmi do të trajtojë histori që shtrihen nga shekulli i 19-të deri në vitet moderne, me fokus kryesisht në vitet 1970. Corbet e ka cilësuar projektin si një “sfidë ndaj zhanrit”.

Në kast pritet të jenë edhe Cate Blanchett dhe Michael Fassbender. Për Gomez, ky rol konsiderohet një tjetër hap larg imazhit të saj të dikurshëm në Disney, pas projekteve më serioze si “Only Murders in the Building”.

Continue Reading

Magazinë

Elon Musk humb betejën ligjore ndaj OpenAI, paralajmëron apelim

Published

on

Miliarderi amerikan Elon Musk ka pësuar një tjetër humbje në gjykatë, pasi një gjykatë vendosi kundër tij në padinë e ngritur ndaj kompanisë OpenAI dhe bashkëthemeluesit të saj, Sam Altman.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kjo është vetëm një nga disa disfatat ligjore që kanë shoqëruar muajt e fundit për pronarin e platformës X dhe kompanive të tjera teknologjike.

Më herët, Musk kishte arritur marrëveshje me ish-punonjës dhe ish-zyrtarë të Twitter-it lidhur me kompensimet financiare, ndërsa në muajin mars humbi edhe një proces gjyqësor të ngritur nga investitorët e kompanisë, të cilët pretendonin se ishin mashtruar gjatë blerjes së rrjetit social.

Gjithashtu, një tjetër gjykatë hodhi poshtë edhe padinë e Muskut kundër reklamuesve që kishin vendosur të largoheshin nga platforma X.

Ekspertët ligjorë vlerësojnë se, pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme, pasuria dhe ndikimi i madh ekonomik i Muskut i mundësojnë atij të vazhdojë përballjet në gjykata pa hezitim.

Profesoresha e së drejtës në “Columbia Law School”, Dorothy Lund, deklaroi se deri më tani askush nuk ka arritur të vendosë pasoja reale ndaj Muskut apo veprimeve të tij.

Pas vendimit të fundit, Musk reagoi në platformën X duke kritikuar ashpër gjyqtarin e çështjes dhe duke paralajmëruar se do ta apelojë vendimin.

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha arrin vendin e parë në WARM Global Dance Radio chart

Published

on

By

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në bashkëpunim me grupin Faithless, ka arritur vendin e parë në WARM Global Dance Radio chart me këngën “New Religion”.

Kënga, e publikuar në mars, kryesoi renditjen për javën e 23 majit, pas mbi 900 transmetimeve në më shumë se 200 radio në mbarë botën.

“New Religion” ka shënuar sukses edhe në toplistat e Billboard, duke arritur vendin e parë në Dance/Mix Show Airplay, si dhe pozicione të larta në listat Pop Airplay dhe Rhythmic Airplay.

Projekti përfshin elemente nga hiti legjendar “Insomnia” i Faithless dhe shënon suksesin e parë në krye të kësaj liste si për Bebe Rexhën ashtu edhe për grupin Faithless.

Continue Reading

Magazinë

Kim Scott arrestohet sërish për vozitje në gjendje të dehur – ish-gruaja e Eminem

Published

on

Kim Scott është arrestuar sërish në Michigan, pasi dyshohet se shkaktoi një aksident gjatë drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit.

Sipas mediave amerikane, ajo goditi një automjet pranë Detroitit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Arrestimi ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte paraqitur në gjykatë për një rast tjetër të ngjashëm.

Kim Scott është përballur disa herë me probleme ligjore gjatë viteve të fundit, kryesisht për abuzim me substanca dhe shkelje trafiku.

Ajo dhe Eminem u martuan në vitin 1999, u divorcuan në 2001, ndërsa një martesë e dytë në vitin 2006 zgjati vetëm disa muaj.

Continue Reading

Të kërkuara