Sport

​A do të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Botës 2026? Ja përgjigja e Messit

Published

on

Superylli argjentinas, Lionel Messi ka folur për Kupën e Botës 2026, ku u pyet nëse ai do të jetë pjesë e skuadrës së Kombëtares së Argjentinës.

Messi dhe Argjentina e realizuan ëndrrën duke e fituar Kupën e Botës që u mbajt në Katar në vitin 2022.

Tani, Messi ka folur për Kupën e ardhshme të Botës, në të cilën paraqitja e tij aty do të varet nga niveli në të cilën gjendet ai dhe nga forma e tij.

Varet se si ndihem, si jam fizikisht dhe nga të qenit realist me veten time. Ka mbetur edhe shumë kohë… në thonjëza, ‘shumë e pak’, sepse kalon shpejt, por ka ende pak kohë dhe nuk e di se si do të jem në atë moment. Mosha është gjithashtu një realitet që ekziston, edhe pse është thjesht një numër”, tha Messi.

Ndeshjet që do të luaj tani nuk janë të njëjta me ato që luajta kur isha në Evropë duke garuar çdo tre ditë, qoftë në Ligën e Kampionëve, qoftë në ligë, qoftë në Francë apo Spanjë. Por varet se si ndihem dhe çfarë ndjej duke qenë përkrah shokëve të skuadrës, dhe duke parë nëse jam ende në nivel apo jo… le të shohim”, tha më tej Messi.

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve ndez motorët

Published

on

By

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.

Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.

E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.

U luajtën katër ndeshje.

Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.

Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.

Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.

Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.

Continue Reading

Sport

Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat

Published

on

By

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.

Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.

Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Veldin Hoxha zgjedh zemrën, nga Kroacia në fanellën e Kosovës

Published

on

By

Futbollisti i talentuar Veldin Hoxha, i rritur dhe i formuar në Kroaci, vendosi të refuzojë mundësitë për të përfaqësuar Kroacinë ose Bosnjën dhe të veshë fanellën e Kosovës.

Megjithë suksesin e tij si kapiten i Kroacisë për U21 dhe karrierën premtuese jashtë vendit, Hoxha tregoi se futbolli nuk është vetëm një karrierë, por edhe identitet.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, komentoi zgjedhjen e Hoxhës:
“Vendimi i Veldin Hoxhës për të përfaqësuar Kosovën është një shembull frymëzues për të gjithë futbollistët tanë. Ai dëshmon se zemra dhe rrënjët e tij janë gjithmonë me vendin e tij, pavarësisht mundësive të tjera që kishte.”

Ky vendim nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi kombëtare. Për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, Kosova mbetet më shumë se një vend në hartë — është kujtesë familjare, histori sakrifice dhe një lidhje që nuk prishet kurrë.

Historia e Veldin Hoxhës është një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë: pavarësisht se ku jeton, zemra gjithmonë të kthen në Kosovë.

 

Continue Reading

Të kërkuara