Lajmet

A do të antarësohet Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Nuk ka qark të shkurtër

Published

on

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë një mundësi reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, nëse reformat e miratuara implementohen me sukses.

Kallas u shpreh se sundimi i ligjit është një nga elementët kyç për këtë proces, duke shtuar se kjo gjë bëhet realitet nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë.

Së pari, 2030 është një objektiv realist, por është i realizueshëm nëse ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Shqipëria, me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Evropian dhe begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha ajo.

Kallas theksoi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është në dispozicion për të ndihmuar në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara.

Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara. E kemi mbështetjen e plotë për grup-kapitujt dhe në zbatimin e ligjeve”, tha Kallas, duke shtuar se përshpejtimi i procesit të integrimit është i mundur vetëm përmes një angazhimi të vazhdueshëm dhe të sinqertë nga ana e Shqipërisë.

Në një moment tjetër të konferencës, Kallas theksoi gjithashtu se Shqipëria ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen e plotë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

Bashkimi Evropian ka ofruar 13 milionë euro për modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, por bashkëpunimi ynë shkon përtej sektorit të sigurisë. Shqipëria ka një axhendë ambicioze për të përfunduar negociatat me BE-në brenda dy viteve të ardhshme”, tha Kallas.

Në fund, ajo njoftoi se një dialog i ri për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë mes Shqipërisë dhe BE-së do të nisë së shpejti, një hap tjetër drejt një partneriteti më të ngushtë dhe më të avancuar.

Lajmet

Fatmir Limaj para seancës konstituive: Nisma nuk ndryshon qëndrim për Haxhiun

Published

on

By

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se qëndrimi i partisë së tij për votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit mbetet i pandryshuar.

Kjo deklaratë u bë para seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vendoste për këtë pozicion të rëndësishëm në institucione.

Limaj theksoi se Nisma ka një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në politikën e partisë për këtë çështje të rëndësishme

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Me arrogancë nuk ka konsensus institucional

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë të mos e mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Sigurisht që do të votojmë kundër, derisa është kjo situatë që e ka sjellë Vetëvendosje, duke u sjellë sikur një parti që thuajse e ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Zemaj para seancës konstituive të Kuvendit.

Ai theksoi se për momentin nuk ekziston asnjë emër nga VV që do të mund të merrte përkrahjen e LDK-së, duke përjashtuar mundësinë e një kandidati konsensual.

“Nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra si bëhen politikat, si tenton kapjen e institucioneve, edhe konsensusi për ndonjë emër të përveçëm është i pamundur në këtë situatë”, përfundoi Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar për kryetarin e Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se subjekti i tij politik mban të njëjtin qëndrim sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas mbërritjes në ambientet e Kuvendit, para nisjes së seancës konstituive.

“S’ka ndërruar asgjë për të ndryshuar qëndrimi. Po vazhdojmë për seancë”, deklaroi shkurt Tahiri para gazetarëve.

Seanca e sotme është vazhdim i procesit të nisur më 15 prill, i cili është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme në disa tentativa radhazi.

Continue Reading

Lajmet

Kurti sërish në heshtje para gazetarëve

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë të premte nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përpara nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa kalonte pranë gazetarëve të pranishëm në hapësirat Kuvendit, Kurti zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke kaluar në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i ekzekutivit shmang përgjigjet ndaj mediave në momente politike të rëndësishme. Vazhdimi i seancës konstituive vjen pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me partitë opozitare që nuk kanë përkrahur kandidaturën e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me qëndrimet e kryeministrit në detyrë për këtë ngërç politik, por deri më tani, Kurti ka preferuar të mos komentojë publikisht.

Continue Reading

Të kërkuara