Lajmet

UBT rankohet në mesin e top 100 universiteteve më të mira në botë për Impakt Real – WURI 2021

UBT po e mban lartë flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Published

on

UBT ka arritur një sukses tjetër të jashtëzakonshëm ndërkombëtar duke u renditur në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë për inovacion.

Në listën e “World’s Universities with Real Impact (WURI)”, të cilës i prijnë universitetet prestigjioze si Stanford e Harvard, për herë të parë për arritje të pakrahasueshme, rankohet edhe një bartës i arsimit të lartë nga Kosova.

UBT po e mban lartë flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ku viteve të fundit ka korrur suksese të mëdha në gara të forta përballë universiteteve me histori qindra vjeçare.   

Institucioni lider i edukimit në vend – UBT, është vlerësuar nga WURI për rolin e jashtëzakonshëm inovativ, duke u rankuar në mes të 51-100 universiteteve më të mira për Impakt Real në Menaxhim të Krizave, Impakt Real në Shpirt Sipërmarrës, Impakt Real në Vlera Etike dhe Impakt Real në Aplikime Industriale. Ndërsa është rankuar në mesin e 52-100 universiteteve më të mira për Impakt Real në Mobilitet dhe Mundësi për Student dhe në mesin e 101-200 universiteteve më të mira për Impakt Real.

Rankimi prestigjioz nga WURI nuk bazohet në traditën, reputacionin ose popullaritetin e një universiteti, por përkundrazi fokusohet në koncepte të reja të tilla si inovacioni, sipërmarrja, përgjegjësia dhe menaxhimi i krizave. Këto janë fushat ku janë shënuar arritje të mëdha nga UBT e të cilat janë vlerësuar ndërkombëtarisht nga organizata prestigjioze WURI.

“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se UBT është zgjedhur si një nga universitetet më novatore midis Universiteteve Botërore me Ndikim Real (WURI) për Renditjet e vitit 2021”, thuhet në letrën që Hwy-Chang MOON, Drejtor themelues i  “The WURI Ranking” i ka dërguar Presidentit dhe themeluesit të UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi.

“Edhe pse WURI 2021 renditi MIT, Stanford dhe Harvard në krye të listës, ai gjithashtu përfshiu shumë institucione të arsimit të lartë më pak të njohura por jashtëzakonisht novatore të cilat nuk ishin shfaqur më parë në renditjet e tjera tradicionale të universiteteve”, shtoi tutje Moon.

“Ne besojmë se përvojat tuaja me programe inovative janë të denja për t’u ndarë me institucionet e tjera të arsimit të lartë. Duke pasur parasysh sfidat e mëdha si rezultat i pandemisë COVID-19, përvoja të tilla tani janë më të vlefshme se kurrë”,  thuhet ndër të tjera në letrën që Drejtori themelues i  “The WURI Ranking” i ka dërguar Rektorit Hajrizi, përnes të cilës UBT është inkurajuar për të marrë pjesë edhe në Rankimin, WURI 2022, për të prezantuar arritjet e reja inovative gjatë vitit të ri.

Presidenti dhe themeluesi i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, e ka vlerësuar lartë këtë rankim për UBT-në, duke e parë këtë si produkt të investimeve të mëdha disavjeçare në këtë institucion, përfshirë krijimin e një ekosistemi super modern dhe cilësinë e pakrahasusshme të mësimdhënies.

“UBT ka një komunitet të jashtëzakonshëm, një infrastrukturë moderne dhe një rini të mrekullueshme. Të tri këto komponente, të bashkuara në një Park Inovativ e Shkencor në UBT, po e lartësojnë çdo ditë imazhin e Kosovën përballë botës me arritje të mëdha në secilën fushë“, ka thënë rektori Hajrizi.

“UBT si institucion ekselent i arsimit është shndërruar në institucion model në rajon e më gjerë. Do të synojmë ta bëjmë Kosovën vend atraktiv e konkurrues edhe për studentët e vendeve të tjera, duke dëshmuar para secilit se cilësia dhe arritjet shkencore e teknologjike i përkasin institucioneve inovative e nuk janë ekskluzivitet i traditës apo popullaritetit”. – shtoi tutje rektori Hajrizi.

Gjatë këtij viti, UBT është anëtarësuar në “European University Association” e po ashtu është renditur në mes të institucioneve më të mira në botë për impaktin në zhvillimin e qëndrueshëm sipas Times Higher Education si dhe ka arritur nivelin më të lartë në Positive Impact Rating Edition 2021.

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 14 dhe 17 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës lëvizin nga 32 dhe 36 gradë Celcius.

Në disa vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës, sipas IHK.

 

Continue Reading

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Të kërkuara